Frika e Saliut, faksi i Aldos dhe thasët me para që Familja ka dërguar në Austri. Ndaj janë tërbuar me SHBA-të

6 Tetor 2016, 19:05Politika TEMA

Nga Taulant Balla*

 

Teksa kësaj legjislature parlamentare po i vjen fundi, sepse për pak muaj shkojmë në zgjedhje, do të doja të ndaja sot një konkluzion që lidhet me ata që në këtë sallë duhet të bëjnë grupin parlamentar të opozitës.

Detyra jonë është ligj-vënia.

Taksa-paguesit na kanë sjellë këtu që detyrimisht ligjet t’i lexojmë, t’i votojmë pro në cdo rast kur këto ligje janë në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Sot konstatoj me keqardhje se deputetët e Partisë Demokratike janë të ndarë në tre grupe.

Shumica e grupit përbëhet nga ata që ligjet nuk i lexojnë, por i dëgjojnë nga fjalimi i Doktorit.

Dhe dihet çfarë dëgjojnë, nuk ka nevojë të votojnë.

Një pakicë brenda tyre e lexojnë vet ligjin, mendojnë vet me kokën e tyre, dhe nëse do të ishin anëtarë të një partie të vërtet demokratike do ta votonin  ligjin.

Por nuk është faji i tyre, është faji i partisë ku janë.

Grupi i tretë por i pari për nga rëndësia ëstë paria reale e PD, pra Doktori me  njerëzit e familjes në parti, që ligjet nuk i kanë çështje poltike, por familjare, pasi i lidhin me ngjarje konkrete, me biznese konkrete, emra konkretë, me viktima dhe vrasës, me gjytarë dhe prokurorë , me avokatë dhe sekserë, me njerëz që kanë përdour këto 25 vite për të mbijetuar.

Ky në fakt është edhe grupi që qe betuar se nuk do e votonte kurrë reformën në drejtësi.

Pak javë më parë ne votuam ligjin e parë të paketës së reformës në drejtësi, ligjin për vetting-un e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky ishte tulla e parë, mbi themelet e hedhura nga ndryshimet kushtetuese.

Por dje paria reale e partisë demokratike, ky grupi i tretë, pra Doktori me  njerëzit e familjes në parti, e dërguan këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese.

Këta themelet nuk i prishin dot më, tani mundohen thjeshtë të pengojnë punën dhe të rrëzojnë ndonjë tullë.

Këta janë në hall të madh, duhen mirekuptuar por nuk duhen falur.

Këtyre të vetshpallurve, grupi kundër reformës në drejtësi,

Sapo u përmend nenin, këtyre u del para syve personi.

Ti u përmend germen, këtyre u del para syve krimi.

Ti u përmend çështjen, këtyre u del para viktima.

Ne nuk dimë gjë si e çfarë kanë frikë këta, pasi ne nuk e dimë tamam, po tamam fare, çfarë kanë bërë ata. Ne dimë vetëm një pjesë. Të tjerat duhet t’i nxjerrë SPAK-u.

Por këta e dinë më mirë se ne, ndaj dhe sot do votojnë një po, 6 jo.

Këta do të ikin.

Njeriu më i kthejllët sot në partinë e këtyre nuk është Luli.

Në fakt s’ka qenë asnjëherë. Hyri qyl, e mori qyl, po e le qyl.

Besoj më i kthejllëti nga këta që janë në sallë, është Doktori.

Sepse Doktori i ka hallet në sup, edhe hallet e Lulit dhe të cdo ish-ministri.

Edhe hallin e faksit të Aldos. Edhe të faks-pritësit, edhe të faks-urdhëruesit.

Doktori është kundër edhe projektligjit për SPAK, por vota e delaruar pro, nuk është për shkak të kthjelltësisë për ligjin, po tërësisht kjo është meritë e ndikimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prandaj Doktori sulmon ambasadorin e amerikan.

I cili është ambasadori i tretë amerikan radhazi, që sulmohet nga Doktori.

Withers ishte dëshmitar në Gërdec dhe Sali Berisha e sulmoi se ambasadori  kishtë cështje personale me të dhe të birin, që lidheshin pikërsuht me tragjedinë e Gërdecit.

Arvizu ishte dëshmitar më 21 Janar, dhe Saliu e sulmoi se do t’i digjeshin të dyja duart në zjarr dhe se u largua nga Shqipëria si mik i Edi Ramës.

“Fat” i keq Doktor që të gjithë këta amerikanët e kanë zënë keq me ty.

S’ke as shpresë sepse edhe ambasadori që do të vijë pas Lu, njëlloj do jetë.

Por ai do ta ketë punën më të lehtë. Nuk do duhet të shkojë edhe tek Luli, edhe tek ti.

Zonja dhe zotërinj deputetë,

Paketa e 7 ligjeve prioritare (përfshirë dhe ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” i cili u miratua 6 javë më parë në Kuvend) është pjesë kyçe e paketës ligjore të reformimit të sistemit të drejtësisë.

Miratimi edhe i këtyre 6 projektligjeve konsiderohet hap thelbësor për zbatimin e reformës sepse reflekton drejtëpërsëdrejti paketën e ndryshimeve kushtetuese dhe siguron mundësinë e zbatimit të normave të reja kushtetuese;

Kjo paketë i hap rrugë procesit të reformimit të sistemit të drejtësisë përmes:

i.rivlerësimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe gjithë atyre që shërbejnë pranë sistemit;

ii.ngritjes së institucioneve përgjegjëse që do të shërbejnë për vetërregullimin dhe garantimin e pavarësisë funksionale të sistemit;

iii. krijimit të mekanizmave që sigurojnë më shumë efiçencë, llogaridhënie, transparencë dhe akses të qytetarëve në sistem;

iiii. krjimit të instrumentave që shërbejnë për të luftuar më mirë korrupsionin dhe fymën koorporatiste në sistem dhe për ta bërë atë më aktiv në rolin që luan në raport me pushtetet e tjera qeverisëse.

Këta janë ata që kur ne flasim për testin e përgatitjes profesionale për gjyqtarët, u kujtohet Kreshniku si drejtor i Shkollës Plepave, dhe u duket sikur bota po merr fund, me rënien e korporatës së tyre krimianle në gjqyësor.

Kur ne flasim për test integriteti për gjyqtarët, këtyre u kujtohet ai gjyqtari që Doktori e thirri në zyrë për të dhënë vendimin e turpshëm të pafajësisë të Ndrea Prendit dhe të Agim Llupos, dy vrasësve të provuar shkencërisht të 21 Janarit, që janë ende të lirë, pasi vranë për nderin e Doktorit.

Kur këta lexojnë se reforma në drejtësi do të bëjë kontrollin real dhe individual i pasurisë së vendosur në mënyrë të paligjshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve duke e shtrirë jashtë kufijve të Shqipërisë kontrollin e pasurive të tyre, këtyre u kujtohet transfertat e Fazllicit me dorë të Argitës nga Qiproja apo parajsa fiskale e Panamasë në Zvicer, ku Familja ngjyen naftë në Tiranë dhe pastron lekë në parajsa fiskale.

Kur këta lexojnë se reforma në drejtësi do të bëjë kontrollin i elementëve konkretë të lidhur me krimin e organizuar, duke rritur mundësinë e kontrollit të lidhjeve të dyshimta edhe jashtë territorit të Shqipërisë por edhe me anë të mjeteve të përdorura nga shërbimet e specializuara për këtë qëllim, këtyre u kujtohen pasuritë që kanë në emër të tjerëve, flutrimin e thasëve me pare nga gjobat e Familjes në Austri, dhe frika se mos dikush prej tyre pendohet dhe tregon se Ai i ka paratë e Familjes.

Sistemi që po ngrejmë duke bërë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe krijimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë : Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Byroja Kombëtare e Hetimit etj, do të shkëpusë jo vetëm lidhjet politike me krimin të drejtësisë, por dhe përdorimin e hajdutëve dhe të pa-aftëve si kobure politike në drejtësi.

Të paktën nuk do kemi më kurrë gjyqtarë që nuk kanë dëgjuar se në Gërdec janë vrarë 26 vet. Deri këtu, në këtë deregje, që gjyqtari nga frika e udhëqësit të gënjëjnë dhë mohojnë se cfarë ka ndodhur, të mos shkojmë më.

*Fjala e mbajtur në Kuvend

21 komente në “Frika e Saliut, faksi i Aldos dhe thasët me para që Familja ka dërguar në Austri. Ndaj janë tërbuar me SHBA-të”

  1. vito says:

    Shpresojme qe nga fjalet te kaloni ne vepra o Taulant.

    1. dru_me_pre says:

      o Balle leji pordhat …..shoferet e drunjve nuk i kan marre leket akoma kur do i japesh ?

      1. tom says:

        Taulant!
        Akoma sme ke lare leket qe te dhashe ne France.
        5 mije euro.
        E di qe kishe lene shume leke nje nate me pare ne casinote ne qender(ia the dhe Adit dhe ai te ndihmoje me 2 mije dhe akoma si ka marre),por burri eshte burre.
        Me kthe paret,ose heres tjeter do tregoje gjithe historine ,qe kalove me ata ruset ne te gdhire.
        Mos u bej legendhe laj borxhet.

  2. Ardi says:

    Pirdh o Taulant pirdh. Dhe pas pjerdhjes se perjavshme mos harro te shkosh te mbyllesh koncesionet per marina dhe kazino ne kakome. Mos harro te shesesh tenderat e te fusesh leket ne bythe. Se per trimeri e dime cfare je e sa fe vlen lekura

    1. arditi says:

      Ha mut o Ardi…te dhimbsen ndyresirat e SHQUPI, apo je edhe vet nga ata….ne pi pith te kurvave kini per te vajtur te gjithe

      1. ardi says:

        Mutin e Taulantit e ha ti e gjithe ripjerdhsat e tjere. Mua sme dhimset askush por mos prit kshu bq si Taulanti qe vetem vjedhin nga mengjesi ne darke te bejne drejtesi. Nuk ben dot drejtesi hajduti.

    2. Pilo Lala says:

      Maloku menjehere tek “trimeria” shkon.
      Sali Berisha i ka rrahur, persekutuar, lyer me turp, me shantazhe, cdo njeri qe e ka kundershtar.
      Pjesa me e madhe e atyre ne Parlament , SHQUP, PS, kane provuar drurin e bodyguardeve te Berishes.
      Izet Haxhija ishte njeri prej tyre, Kulishi ishte me i rrezikshmi se mori Post te larte ne Polici.

  3. ☆~Gopisti i NSHRAK-utt~☆ says:


    Fol Sali
    Se ke ça thua
    Fol e mbro
    Fëmijë e grua
    Si gagaç
    E si pallua
    Laj me shurrë
    Mutrat e tua.
    .
    Ju s’ju lan
    Lumë e përrua
    Drejtësia
    Sot U zgjua!

  4. Beni says:

    E ke thare fare ,o Taulant. Do te jeni te mbaruar po nuk ua morte te gjitha e ti lino te flene ne stolat è parkut.

  5. Shqipetar i vuajtur says:

    O Mero ! Shkruaj ndonje artikull qe te çahet trapi me teafikun e tiranes. Se vetem thur elozhe per lali Erin. Dhe meresh me sali gomarin per dite.

  6. Niko Shpiragu says:

    As’gje nuk ka per te ndodhur nga ato qe thoni ju i nderuari deputet. Lajmi eshte dhene tashme, por ju nuk e paskeni kuptuar. Ambasadori Lu, edhe pse ka punuar mire,do te marrin valixhet dhe do ikin sa me shpejt me urdher te Berishes. Ai eshte porositesi i ketyre ambasadoreve qe dergohen ne Shqiperi dhe ai eshte vendimmarresi per ata, sepse ai i paguan shtrenjte cdo muaj avokatet (lobistet) qe i caktojne ata. Eshte Berisha qe e ka blere Podesten dhe ai e urdheron ate te beje punen ne interes te tij. Podesta eshte vetem nje avokati qe punon per Berishen. Tani Mr. Lu eshte hequr nga defteri i Berishes dhe do te vuaj denimin qe do i jap po Berisha. Ju dhe shume te tjere si ju ne Shqiperi nuk e keni ditur dhe nuk doni ta dini shprehjen qe e njeh gjithe bota ” everything is about the money”. Kush paguan e ble mallin more deputet.Megjithese duket qe je i ndershem,me gjithe rrespektin qe mund te kem per kurajon tuaj, prapseprap me duhet te te them se nuk e paske kuptuar kohen. Jo me kot kryeministri i mban larg duart nga Berisha. Disa mendojne se ai eshte frikacak dhe burracak, por nuk eshte ashtu. Ai e di shume mire se Berisha tashme eshte nje “molle e ndaluar” dhe nuk mund ta kafshosh, bile as mund ti afrohesh dhe ta shikosh nga afer.

  7. Shqiperia ne rruge te mutit says:

    Samiljona ka ky palla per vete.
    Saliu do e haje po dhe ty do te vije rradha.

  8. tema says:

    Taulant Balla kokrra e gomarit .

  9. shvejk says:

    Ti Shqiptar i vuajtur , para 20 vjetesh nuk e dije ku binte Tirana, tashti ben si i shqetesuar se po ndertohen rruge te reja. Po te jesh kaq i vuajtur prit rradhen dhe voto prape Lulin.

  10. Thanasi qe ta plasi says:

    Taulanti kokrra e fshatarit koke me cepa. O taulant ti te ha mutin e te le pa bythe. Thuaj qe e do puna qe te lehesh e vari leshte

  11. Los Vjerda says:

    Ligji dhe krimi jane me ju sh. Taulant. Ligjet jane te mira por kane ngelur ne leter. Ju e kthyet Shqiperine ne nje kooperative te madhe droge. E bete te gjithe shqipetaret te punoje per ju dhe vetem per ju. Ju po te doni e frenoni dhe e ndaloni por ju duhet. Ajo eshte nje burim pasurimi per ju. Ju nga te ardhurat e saj do beni fushaten ne zgjedhjet e ardhshme dhe do vidhni voten. Nje pjese e asaj paraje perdoret dhe do te perdoret per financimi e krimit. Keni gisht ne nje pjese te vrasjeve te bera keto tre vjet. Pa para dhe pa paguar nuk jane kryer. Pa tjeter qe do paguani per interes tuaj edhe opozitare kur do here qe ato do ju duhen dhe se fundi nuk do keni nevoje te zvogeloni pasurine tuaj per sa me siper. Kete e dine te gjithe shqipetaret e ju sigurisht.

  12. kopani says:

    Njeriu i mbrapesht – Qofte largu Sahli Karaxhixh me Shputen e familjes se tij . Deri kur ?! ky Fytyre e krimit , intrigave , hipokrizise , makuterise ” Krye maskaraj i maskarenjeve ” . te arstohet , konfiskohet , gjykohet , konfiskohet dhe nenshkohet ky felliqesire i pa fytyre .

  13. ta says:

    te gjithe keta qe bejne komente jane gomere,ata nuk komentojne shkrimin por ate qe e ka shkruar?

  14. fillim i riiiiiiiiiii says:

    eh kur u bone edhe ti mer katunari i librazhdi… i ke harru ato dit kur ke ardh ne tiron e ske pas se ca me vesh…. ske faj ti jo…

  15. ilmiu says:

    Artikulli ka shume te verteta brenda,por kur keto thuhen nga goja e Taulant Palles e humbasin seriozitetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje