Banka Botërore publikoi raportin “Standardet dhe Rregullat e Prokurimeve të Partneritetit Publik Privat 2017” ku një prej personave të pyetur, në kuadër të përgatitjeve të raportit për Shqipërinë, është edhe vajza e ish- kryeministrit Berisha, Argita Berisha Malltezi.
Ky raport për herë të parë përfshin edhe Shqipërinë, duke dhënë një vlerësim se çfarë është duke ndodhur në Shqipëri me Partneritetin Publik Privat të anatemuar fort nga ish- kryeministri Berisha dhe opozita.
Në vlerësimin e 82 ekonomive botërore Shqipëria është pjesë e grupit “Evropa dhe Azia Qendrore”.
Duke llogaritur mesataren e pikëve për secilin vend në këtë grup, Shqipëria renditet në vendin e dytë, duke lënë pas shtete si Rusia, Turqia, Bullgaria etj.
Ndërsa duke konsideruar të 82 ekonomitë e vlerësuara, Shqipëria renditet në vendin e 14.
Banka Botërore në mbledhjen e informacionit ka përdorur dy burime.
Ato qeveritare, si dhe ato të ekspertëve të fushës, kryesisht studio të njohura avokatore, të cilat merren me kontrata të tilla si ato PPP.
Argita Berisha Malltezi, një njohëse e mirë e fushës, si në rastet me kontratat e biznesmenëve Damir Fazllic dhe Zafar Ansar, kësaj here është pyetur në kapacitet e pedagoges së Universitetit të Tiranës.
Rezultatet e raportit janë inkurajuese për Qeverinë “Rama” e cila aplikon PPP.
Në rezultatet pozitive të raportit me sa duket ka ndikuar edhe mendimi i Argita Berishës, duke konfirmuar se PPP shqiptare të iniciuara nga Qeveria “Rama” janë të suksesshme.
Ky qëndrim i saj bie ndesh me kundërshtitë e babait të saj ish- kryeministër, i cili sulmon PPP të “Rilindjes”.
Me sa duket kur diskutohen çështje biznesi, Argita është e prirur të jetë në anën e Partneritetit Publik duke e mbrojtur, ndryshe nga babai i cili i kundërshton thjesht për të bërë politikë.
Një gjë mbetet e paqartë. Mendimin e saj Argita a e ka konsultuar me Damir Fazllic?
Çfar do te thote “Anatemuar” ju lutem?
Lajm nga hici… Mero e ke tepruar tani me goditje vend e pa vend te femijeve te Berishes. Kur e meritojne ok, por na je bere si Shaban Qosja… nUk le vend pa na i nxjerre. Ti ke qene mik i familjes se tyre, edhe ti e ke nje pjese faji ne zullumet qe paskan bere keta