Sfida jonë kryesore, kthimi i besimit tek e drejta

6 Tetor 2016, 16:07Politika TEMA

Nga Mimi Kodheli

Jemi akoma në kohë për të nisur një ndryshim të madh në përditshmërinë e vendit tonë.

Sot votohet jo vetëm paketa e ligjeve për implementimin e ligjeve të Reformës në Drejtësi, por votohet një moment i rëndësishëm i të ardhmes tonë, një ecje përpara nga udhëkryqi i tranzicionit çerek shekulli.

Si ministre e Mbrojtjes, që nga dita e parë e punës jam përballur me  problematika të shumta  që vinin si pasojë e një administrate dhe një sistemi të mefshtë dhe të korruptuar, e cila ndihej e qetë përballë drejtësisë që nuk vepronte, drejtësisë që përfitonte nga korrupsioni, drejtësisë që si kartmonedhat e lekut i ofrohej prurësit me të parë.

Dhe nuk bëhej fjalë thjesht për një perceptim tragjikisht të lartë të korrupsionit në drejtësi, por dhe për një fakt të konstatuar dhe provuar si nga ne ashtu edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë.

Nuk kemi asnjë të drejtë të mbajmë peng të ardhmen e fëmijëve tanë, vetëm se dikush në këtë sallë ashtu edhe shumë të tjerë jashtë saj vjedhin dhe masakrojnë në emër të Republikës, në emër të popullit.

Fëmijët e shumëkujt këtu prezent në sallën e Parlamentit, ashtu si im bir, u lindën në tranzicion, mësuan, u shkolluan në tranzicion, u rritën dhe u diplomuan në universitet dhe po përsëri e shikojnë Shqipërinë në tranzicion. Me të njëjtat personazhe që e batërdisën këtë vend për shumë vite duke u marrë padrejtësisht, padenjësisht më politikë.

Shqipëria si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për BE, nuk ka më asnjë justifikim,  qoftë edhe një të vetëm për të qëndruar në baltovinën e korrupsionit, keqfunksionimit, mungesës së transparencës dhe papërgjegjshmërisë, sidomos të sistemit të drejtësisë.

Në të gjitha angazhimet kombëtare dhe ndërkombëtare, sfida jonë  kryesore ka qenë  kthimi i besimit tek e drejta, si për punonjësit tanë, veçanërisht për burrat dhe gratë me uniformë, por dhe për të gjithë aletatët dhe partnerët tanë strategjikë.

Një reputacion tmerrësisht negativ, një mungesë e madhe motivimi për të punuar dhe kontribuar, një mosbesim evident tek gjithë partnerët thjeshtë dhe vetëm pak vite më parë sepse trasparenca, llogaridhënia dhe përgjegjshmëria e sistemit, jo vetëm që nuk ekziston por edhe përqesheshin ndonjëherë.

Në këto 25 vite të gjithë përpjekjet e bëra për reformim të sistemit të drejtësisë kanë qenë thjeshtë përpjekje të pjesëshme estetike, si nga aspekti legjislativ ashtu dhe nga ai operacional. Por në asnjë moment nuk ka pasur një vëmendje dhe perkushtim si ky i tanishmi për të ngritur në baza thellësisht të shëndosha ngrehinën e kalbur të drejtësisë.

Është e frikshme të mendosh se sa pak shpresë kanë shqiptarët tek drejtësia. Është dëshpëruese të shohësh viktimat që gjejnë padrejtësinë e radhës në dyert e prokurorisë dhe gjykatave. Dhe e ekzagjeruar por e vertetë këto viktima shpesh herë janë edhe vetë instituicionet, të cilat e gjejnë veten shumë herë të pafuqishme përballë murit korruptiv të sistemit të drejtësisë.

Strehë kjo komode e çdo pagatori në fakt. Është e dhimbshme të vazhdosh të jetosh në një shoqëri ku mungesa e pavarësisë, profesionalizmit dhe integritetit admirohen nga bataku i korrupsionit. Ne jemi të gjithë të ndërgjegjshëm dhe shpresoj shumë edhe të përgjegjshëm se duhet ti shkulim të këqijat nga jeta dhe vendi ynë.

Sot është një ditë e rëndësishme, e theksoj se pas fillimit të këtij procesi tashmë jo të ri, nuk do na tregojnë me gisht si një nga vendet me sistemin më të korruptuar në botë.

Unë përshëndes absolutisht të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, të cilët në mënyrë të vazhdueshme, konsistente dhe pa asnjë interes kanë ushtruar presion mbi ne shqiptarët që t’i japim vetes tonë një drejtësi më të mirë, për një të ardhme më të mirë.

Një drejtësi më të mirë për ata që u vodhën, u vranë, e u masakruan si gjatë diktaturës më të egër në Europë, ashtu edhe gjatë tranzicionit më të gjatë midis gjithë tranzicioneve të Europës Lindore.

Një drejtësi më të mirë për të gjithë ne, bashkë me kolegët e opozitës, si për çdo shqiptar. Dhe e fundit,  por jo më pak e rëndësishme, kam besim se Gjykata Kushtetuese do t’i japë rrugë “Vettingut”. Fillimi i mirë për të shpëlarë të gjithë pisllëkun që pengon në ecjen tonë drejt prosperitetit dhe mbrojtjes së vlerave perëndimore.

*Fjala e Ministres së Mbrojtjes në Kuvend

2 komente në “Sfida jonë kryesore, kthimi i besimit tek e drejta”

  1. ariankruja says:

    A thua me te vertete ti Mimi je kaq e paster nga korupsioni qe ka mberthyer jo vetem institucionet e ketij shteti, por ne menyre te vecante dikasterin qe Ju drejtoni! A ke bere nje llogari te thjeshte sa ushtarake qe nga momenti qe je ulur ne ate karike dhe deri me sot i ke lene ne dispozicion me muaj te tere per veprimet e tua te kundraligjeshme dhe te te atyreve qe tekane ushqyer vetem me helm. Perfundimi ka treguar qe te gjithe e kane fituar betejen me Ju dhe stafin tend super te koruptuar qe parate i marin ne hyrje te shkalles ku banojne. Pyetja eshte kush ka mbajtur, mban dhe do te mbaje pergjegjesi per urdherat ekstremisht te kundraligjshem qe ke firmosur ne lidhje me keto praktika. Mos kujton se eshte prona e babait tend? Jo kurre. Dhe sa do te vazhdoni te tregoni se jeni mbi ligjin duke i lene te paemeruar ushtaraket e superkualifikuar. Ku e gjen kete force qe talleni me kete shtrese te kristalte te kesaj administrate? Mimi dhe ky eshte nje veprim koruptiv, perderisa ju nuk nxjerni pergjegjesine ndaj atyre qe u servirin praktika te tilla.

  2. Albanistani em I dashtum says:

    Hahahha, shume drejte ka zonja… Rilindja po cudit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje