Ndeshja e turpit

7 Tetor 2016, 10:46Politika TEMA

Nga Vjosa Musliu

Ndeshja e futbollit mes Kosovës dhe Kroacisë për kualifikimet e Botërorit do të duhej të kujtohej si moment turpi. Jo për shkak të inflacionit të golave që mori Kosova, por për shkak të histerisë shoviniste e të sinkronizuar nga të dyja krahët e tifozëve.

Artikulimi i shovinizmit, i përjashtimit dhe denigrimit të tjetrit është praktikë e gjatë në historinë e tifozerisë së futbollit. Pavarësisht ndërlidhjes dhe varësisë të vendeve, rajoneve, kulturave, në stadiume futbolli përsëri shfryhen diskurse nacionaliste, slogane të pastërtisë etnike dhe denigrimit të tjetrit. Këtë nuk e kanë shpikur as tifozët kroatë, as ata kosovarë. Argumenti banal se «të tjerët» e kanë bërë edhe kundër nesh (duke aluduar te tifozët serbë), nuk e justifikon në asnjë mënyrë këtë gjë.

Në njërën anë, Kroacia ka kohë që po luan një lojë të rrezikshme me të kaluarën e saj fashiste. Në këtë platformë janë rishfaqur përsëri edhe narrativa të tjera anti-serbe. Slogani i tifozëve kroatë «Za dom! Spremni» – ka kohë që artikulohet nëpër revistat më serioze shkencore që merren me problemet e nacionalizmit. Ajo që mbetet thellësisht e diskutueshme është nëse duke artikuluar thirrje shoviniste e raciste tifozeritë e futbollit shpërfaqin një aspekt politik e sociologjik më të gjerë shoqëror, apo nëse në stadiume (kryesisht të futbollit) formësohen diskurse përjashtuese të cilat më vonë gjejnë adaptim edhe në kontekste tjera sociale e politike.

Në anën tjetër, Kosova vetëm muaj më parë arriti triumfin rrëqethës të pranimit të saj në FIFA dhe kështu të drejtën për të garuar në arenën ndërkombëtare. Kërkesa dhe lobimi për ta pranuar Kosovën si shtet anëtar në organet e larta të futbollit europian dhe botëror, pavarësisht shtetësisë së saj të gjymtë, u artikulua edhe si e drejtë historike, si riparim për të gjitha që sporti kosovar ka kaluar gjatë viteve ‘80 e ‘90. Slogani «Kosova do të luajë» ishte gjetje e bukur për ta argumentuar pranimin edhe thjeshtë si të drejtë «për të luajtur me top». Ky slogan rikujtoi edhe njëherë se pavarësisht komodifikimit të skajshëm që i është bërë futbollit si sport, pavarësisht skandaleve që e lidhin atë me industritë më të korruptuara të korporatave të mëdha, futbolli është një lojë. Për shumëkënd, loja më e bukur!

Por, ende pa e nisur mirë rrugëtimin e saj futbollistik, tifozeria e Kosovës u akomodua mirë e lehtë në skajet më të errëta të tifozerisë. Thirrje të tilla shoviniste janë të dënueshme jo vetëm në aspektin etik apo moral. Të dyja tifozeritë do të mund të dënohen nga organet e larta sportive.

Ajo që nuk kuptohet nëpër turmat me nivel të lartë testosteroni, është se thirrja për të vrarë është një thirrje për vetëvrasje politike e sportive. Vetëvrasje jo vetëm për njërin prej yjeve të flamurit gjithpërfshirës, por vetëvrasje të idealit për Kosovën që do të luajë. Kosova është ekip i ri në këtë garë. Duhet ta mbështesim fort e më fort. Por jo duke brohoritur për vrasje. Duhet të dëshmohet qartë se Kosova është bërë pjesë e futbollit ndërkombëtar për të luajtur, jo për të vrarë!

31 komente në “Ndeshja e turpit”

  1. Batman says:

    Artikullshkruesja ,pjese e turmes me nivel te larte estrogjeni nuk eshte dashur te tregoje emancipimin e larte sportiv qe duhet te tregojne tifozerite e te 2 vendeve,pasiqe sporti nuk mund te shihet jasht nje konteksti te caktuar shoqeror,jasht nje mentaliteti tipik ballkanas i kushtezuar jo pak nga evenimente historike me impakt dramatik ne psikulogjin e individit e jo me te turmes qe ka lindur per ru manipuluar,gjithsesi etiketime te tilla si …Ndeshja e turpit …jane teper te renda per nje aktivitet sportiv ku pavarsisht rezultatit katastrofal,nuk u raportuhan sjellje huliganiste apo tepiste apo vandale ne stadium,keshtuqe fuqia estrogjenike e arsyes,nuk kish assesi detyrimin ti mbronte ato paarulla,sikurse nuk kishte pse me turravrap te rrokte penen dhe te ndehte ne leter gjith argumentat qe mund ti perdore edhe propaganda serbe,kjo ngjarje sportive eshte kompeticion europian dhe si i tille ka nje Administrator qe eshte UEFA,le te flase ky organizem nje here dhe pastaj kapeni argumentin dhe komentojeni me zellin tuaj te tepruar

    1. Futbolleri says:

      Me ke te llogjiken tende ekipi i Kosoves do luaje futboll vetem ne Playstation se fushen nuk besoje ta shohe se afermi

      1. Adriatik says:

        Kosova do festoje vetem kur te luaje me ekipin e babes rexhep ose itakun se aty e ka gjenezen ajo rrace.

    2. Epiriiiii says:

      Vjosa( shqip-Ujosa) mos te te shqetsoj shume FAKTI se aty u hodhen Thirrje Rraciste ndaj Serbeve, pak a shume kjo pritej(Serbet e bejne ne cdo rast, edhe kur sta pret mendja) SHQETSOHU Sesi ka Mundesi qe gjith ata KOQEVARE te gjith me Flamurin blu e verdhe si brekte e 1 Ukrainase qe kam hekurosur para do kohesh, dhe spash asnje me Flamurin Kombetar Kuq&Zi. Na e ANALIZON dot kete Teme. Tung Ujosa

  2. Vladimir says:

    Vjosa, te lumte pena! Shkrim fantastik. Zot na ruaj nga ultranacionalistet, jane bastardet me antishqiptare. Ata shfaqen ashtu si do te donin te shfaqeshim ne , te gjithe ata qe nuk i duan shqiptaret.
    Edhe nje here Vjosa urime!
    Urime edhe prinderve per kete emer te bukur qe ke!

    1. Mbreti says:

      Vjosa moj e harruer.. Po c pate?? Ke synime tebehesh evrodeputete apo cte ra ndermend kjo fantazme qe shkrusjte gjoja ujku ne lekur te deles. Dihet we serbet jan te njohur per krimet cnjerzore qe nga femijet deri te pleqet ku bajonet ku thike ku perdhunim. Je ne vet c shkruan apo ke synime te perfitosh doi vemendja apo luge Corbe nga dikush? I ben lepa aksidentalisht ca 275 euroshve amorf qe sot e ksaj dite sdin car jan ( janullist, jevgje, greke, majmune, kajkanune, hamorfpiune te ni politike qelbanike) qe se shpejg do marri rezultate te hidhura ne ket bote e ne biten tjeter zi e me zi, zi e me zi, zi e me zii!! Bashk me qelbaniket qe vran e prene femij gra pleq! Shko merri paret tashi edhe prit te krynbesh ne dhe!

  3. zhaku i pamposhtur says:

    Vjosa populli thote nje fjale te urte: pordhet e medha grisin breket e reja…prandaj ti moj z apo zsh cfare je merre me shtruar…futbolli eshte nje sport popullor dhe i përket popullit e ta menaxhoje populli ashtu si i pëlqen trapi dhe jo te fusin hundet politikanet apo njerez te pa precedent si puna jote dhe ta pëerdorin për qellime politike.. vjosa mos fusni hundwet aty ku sju takon.lereni popzllin te shprehet lirshem dhe fuqishem ato qe ndien…nqs doni te denoni dhunen shkoni denoni serbet dhe greket qe kane vrar dhe vrasin ne emer te tifozerise pastaj kthwhuni tek kosovarwt e kroatet..mos valle moret ndonje telefonate nga beogradi qe u nxituat te denoni miqesine shqiptaro-kroate??

  4. Te cesmja ferres. says:

    Per mendimin tim nuk eshte nje loje e rrezikshme por nje nacionalizem nga te dy palet
    si nga Kroatet dhe Sebet… (takimet te ndryshe futbolli ne zone Eur… kane djegur flamurin psh Shqiptare dhe ate Kroate) tani Kosova ku kjo loje neper stadime do vazhdoje edhe per shume vite… Bosja po e njejta gje..
    Mos te harrrojme shume..shume te vrare qe kane mbetur ne konfliktet….lufterat… ndermjet ketyre Shteteve ku urreitja mbetet akoma… ku nje pjese
    e mire kane humbur te afermit ne keta konflikte gjaksore…. pra duhen edhe shume vite qe te lihen ne harrese krime te tilla ndermjet keture Shteteve Ballkanike… jane nje % e vogel qe bejne zhurme… por me kalimin e viteve do kemi nje fqijesi te mire.

  5. bum says:

    Mire o VJOSA po ne me fjale i vrasim kurse ata kerkojne te na zhdukin si rrace , vrasin edhe femije ,
    nuk besoj se te vrete fjala e disa ”tifozave” me shume se plumbi serb, apo jeta e SHQIPETARIT eshte e pa vlere , kurse fjala na qenka histeri shoviniste ,, ,,, ” gazetar ” ptu

  6. Artan Puto says:

    Nje shkrim i shkelqyer dhe pike!

  7. Moni says:

    Mire e ke ti ….. i pamposhtur. Pordhet e madha grisin breket e veta. Pas ankimit te Serbise, Kosova do te zhvilloje nja pese ndeshje pa tifoze. Dhe nje gjobe te majme.
    Fillim i bukur, qe besa.

  8. Papa Jani says:

    Ik o Vjosa mos na caj bythen. Tifozet nuk thane ndonje gje te paqene

  9. zhaku i pamposhtur says:

    O mono po populli nuk rro me friken e serbit mer daj…u lodhem duke na servirur ‘demokraci’ vende si serbia dhe greqia…politiken e bejne politikanet ata le te flasin si te duan dhe cte duan por popullit mos ja mbyllni gojen sepse populli nuk gabon kurre….ed rilindasi le te behet vella me vucicin nuk kam asnje xhelozi por populli serb ka vetem dy rruge ose te kerkoj falje për masakrat mbi popullsine e pambrojtur shqiptare ose te biem dakord qe jemi armiq te përbetuar me njeri tjetrin qe te dime si te sillemi…ata nuk bien dakord për ate piken e pare…atehere ti leme pallavrat për civilizim e sport se derri do plumb…ju byth q gazetar nuk po na vellazeroni me shqiptaret e kosoves apo te maqedonis(qe jemi vertet vellezer) e ju pëlqen ti quani ‘kosovar’ e ‘maqedonas’ e keni paturpësine te na tregoni se si duhet të civilizohemi…ju q.fsha median qe ju financohet nga janullato….

  10. afrimi says:

    E kuptoj shume mire ca do te thuash ti xhan, edhe ne shume drejtime se ke keq po duhen ca mend me shume per tu marre me kete pune.
    Mbajeni mend, ne do te sillemi si Suedeze vetem atehere kur serbet te sillen si Daneze.

  11. omi says:

    Vjosa jeton ne boten e cudirave, fatkeqesisht ne boten tone me ligjet e metafizikes duhet te reagosh, pra nuk na ben keq pak nacionalizem ndryshe do na hane te gjalle supernacionslistet serbe. Tung.

    1. enter"" says:

      Nacionalizmi eshte skuta e fundit e maskarenjve.

  12. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    E nderuara Vjosa,
    Shqetësimi juaj është i drejtë, por analiza duhet bërë më e thellë. Së pari, thirrjet e tilla nacionaliste dhe, më keq akoma, janë “pjellë” e serbëve, maqedonasve dhe malazezëve, të cilët, në ndeshje, në tubime, në dasma e në gjëma, artikulojnë thirrjet rrënqethëse: “Vdekje shqiptarëve”! Së dyti, ka disa kohë, sidomos në pragndeshje të përfaqësueses së Kosovës, që është krijuar një klimë aspak shqiptare, brenda vet shqiptarëve, nga drejtues të Federatës Kosovare të Futbollit (FKF), pse jo edhe më lart, duke formuar një vetëfobi të habitshme, prapa buzëqeshjeve hipokrite, cinike dhe ziliqare. Fryma e krijuar në Turku të Finlandës dhe në Shkodër të Shqipërisë, nga drejtuesit e FKF dhe më tej, kishte nuanca aspak atdhetare. E vutë re që Stadiumi “Loro Borici” nxinte? Së treti, po krijohet një dasi brendashqiptare, e cila ka kohë që tentohet në Kosovë nga individë, ambiente, qarqe me prirje kundërkombëtare dhe kundërshqiptare, duke iu vërsulur gjuhës shqipe, kombësisë shqiptare, Flamurit Kombëtar Shqiptar, Himnit Kombëtar e të ngjajshme! Rastësi apo platformë e qarqeve kundërshqiptare dhe i mercenarëve nga gjiri ynë është kjo vërsulje? Së katërti, nuk u dëgjuan zërat e atdhetarëve shqiptarë për një Kombëtare Shqiptare të Futbollit, të cilët, siç duket, e patën largpamësinë e rrezikut të dualitetit brendashqiptar. Vallë a kishte ndonjë shqiptar të Shqipërisë në gjirin e sportdashëve nga Kosova në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, më 6 tetot 2016, në ndeshjen Kosovë-Kroaci? Nëse po, sa ishin dhe nëse jo, pse s`ishin? Së pesti, sportdashësve shqiptarë të Kosovës u mungoi një nga elementët më thelbësorë të identitetit të tyre: Flamuri Kombëtar Shqiptar Kuq e Zi, i cili u ndalua përdhunisht, për turpin e tyre dhe tonin bashkë. Dhe, në vend të parrullave lapidare: “Kuq e Zi”, “Oh sa mirë me qenë shqiptar”, u hodhën parrullat që s`janë tonat, por të ultranacionalistëve sllavoortodoksë. Flamuri ynë Kombëtar Kuq e Zi është ngritur lart kur ka luajtur Zvicra, Suedia e deri Barcelona dhe ndalohet kur luan përfaqësuesja e Kosovës?! E kuptoni apo jo prapësinë në mos poshtërsinë? Po të kishte qenë Flamuri Kombëtar Shqiptar në Stadiumin “Loro Borici”, ai nuk do t`i kishte lejuar të hardalloseshin dhe të “dilnin nga rruga e Zotit shqiptar” sprtdashësit e shumtë, siç nuk i ka lejuar hisorikisht atdhetarët shqiptarë, sepse nuk është në genin tonë ksenofobia. Ku është fytyra e vërtetë e sportdashësve shqiptarë, e manifestuar në stadiumet e Shqipërisë, të Europës deri te ajo në Vaduz të Lihtejnshtenit në të njëjtën ditë, koreografia, korrektesa, vetpërmbajtja, kultura e të cilëve ka habitur dhe tronditur Europën dhe botën?
    Unë paralajmëroj: nëse do të lejohet më tej të ecet me këtë mendësi ndarëse dhe fobiste midis nesh, mbajeni mend: shumë shpejt do të urrejmë njëri-tjetrin. Mirëpo, atëhere do të jetë vonë, kur e dimë fare mirë se ne, shqiptarëve, na mban inati gjatë. Atë që nuk na i bënë dot armiqtë tanë, përmbi një shekull, po ia bëjmë vetvetes në liri, me një “devocion” të hatashëm. Turp, marre, pafytyrësi!

    1. Baton KITA says:

      Të falemnderit Vehib!
      Ja, këtu ndodhet thelbi i angazhimit politik të fshehur (latenca) e institucioneve FIFA, UEFA -, ckombëtarizimi i shqiptarëve të Kosovsë shqiptare edhe përmes futbolli (mjeti më efikas) dhe
      SKIZMA, apo thika afatgjate e konfliktit të fabrikuar brendashqiptar.
      Sa për artikullin e Vjosës, shkaravinë proserbe në emër të një sëkëlldie për perspektivën e futbollit “kosovar”.
      Futbolli është fenomen sa shoqëror po edhe kombëtar e politik, varet se nga cili kënd marrim nishan.

    2. Ervini says:

      Urime doktor, pergjigje e shkelqyer, do te sygjeroja ta zgjeroje mendimin dhe ta botoje se jam i sigurte qe 90% e shqiptareve kudo qe ndodhen nuk e kane kuptuar fare lojen e felliqur serbe per ti hequr shqiptareve te Kosoves identitetin dhe rrjedhimisht autoktonine.

  13. Alidemsi vjeter says:

    Ik or Zhaku i “pamposhtur” hiq nallonet nje here pastaj fol per etike ne futboll.Ti zoteri ndero vehten si mikprites qe je……..

    1. babrrojsi says:

      Ca t’boni zhaku ty met lam?
      T’shau janullon?

  14. Alidemsi vjeter says:

    Ik or Zhaku i “pamposhtur” hiq nallonet nje here pastaj fol per etike ne futboll.Ti zoteri ndero vehten si mikprites qe je……..Vjosa te lumte sepse kjo verejtje tu sherbeje dhe ekipeve te tjere.Boll me….

    1. undefined says:

      Ik ore carac ali demi na le rehat po analfabete mbetet ju ali demsat rrota kkk ok bej ndonje sherr se per njiheni ju ali demsat trapa primitiv

  15. L leshi says:

    Sa nacionaliste te medhenje po komentokan sot mer lal, nacionalizmi juaj do te thote injorance deficense ne kulture dhe asgje tjeter.Si kosovaret dhe shqiptaret se njohin nacionalizmin per arsye se per 5 lek shedin bythen dhe ndrrojne nacionalitet me vrap, historia e ka treguar keshtu qe mbyllni halen dhe rrini urte…..

  16. edo says:

    Shqip ishte ky shkrimi?

  17. Angjelini says:

    Vjosa, nuk jame per denigrimin e tjeterit por ne kontekest me Serbet, e ke shum gabim. Serbet kane vrare me mjira Shqiptar te Kosoves dhe akoma nuk kane kerkuar falje. Ti je drite-shkurter se serbt dhe maqedonsit qdo dite kendonje kore rracist kundra shqiptarve dhe ne sipas teje duhet ti buze-qeshim? Tifozt e Kosoves dhe te Kroacise u sodhen mjaft bukur dhe i pershendes. Me vjen shum keq Vjosa qe na tensionon me shkrime pa sens praktik.

    1. Ermir says:

      Driteshkurter je ti mor pallosh se me kore rraciste vetem mungese edukate tregon dhe asgje tjeter, cfare fitove me ato thirrje ne stadium pervecse injorance.Zgjohuni se nuk zgjidhen gjerat me sharje dhe ofendime apo i ngjallet te vraret……

  18. enter"" says:

    Ajo qe u pa dje ne Shkoder ishte skandal. Kosovaret dhe kroatet me thirrjet e tyre treguan mungese civilizimi.
    Turp!!!
    Shpresoj qe Fifa dhe Uefa te denojne dy federatat

  19. Drenicak says:

    Serbet ne cdo rast qe kane vrasin e presin shqiotar.
    Me irritoi entuziazmi i shqiptarve te Kosoves qe bartnin flamuj dhe veshje te shtetit kosovar.
    Nuk jam kunder simbolikes shtetrore por qe te jet ai kombtar i pa dukshem kjo eshte turp .
    Nuk ka pas darsem dek a manifestim qe nuk e kemi patur flamurin kombtar edhe nen okupim serb .
    Tash vullnetarisht me hjek dor nga identitet kombtar ket spo e kuptoi.

  20. ........ says:

    fatkeqsia jon sot esht se ngrihen te ter greket e janullatosit te ter serbet qe jetojn ne fshatrat e shkodres dhe na mallengjehen bashk me kte gazetare qe origjinen qind per qind e ka sllave, ose gjyshin nenpunes te serbis, kjo lloj gazetare ka lidhje me serbin esht e sigurt, pse nuk irritohet kjo gazetare qesharake kur serbet djegin flamurin ton dhe thon vdekje SHQIPTARVE , apo kto thirrje kte moster e bejn te ndjehet rahat ,ngrihen pinjollet e UDBse dhe bejn sikur jan parimor modern dhe te civilizuar me torin e civilizimit çojn ujtin ku i intereson , neqoftese thirren kroatet dhe kosovaret kunder serbeve mir ben , ata therrasin ne xhdo stadiulm kunder nesh , ti myslie ku ke qen kur na kan shar ne serbet apo ke qen e zen me pun , ik moj tarallake kazetare mos na bej modernen ktu kur e di qe komshiet dhe bashkatdhetaret e tua serbi i perdhunoj pa arsye vetem se i perkisnin nje etnie tjeter, po ti nuk je kosovare kerko ku te ka punuar gjyshi me gjyshen se nuk ben si qen pa aersye ti gazetaruce kosove qe me shum se popullin tend do te tjeret , paske mar noj dor lek per kte kryeartikull si duket o palaço gazetare kurr nuk te kemi par kaq te irrituar kur serbet kan shar bashkekombasit e tu, o mero pse i jepni te drejt ktyre njerezve te botojn artikuj ktu mer zotni le te botojn çfar te duan ne kosov mos mçifen si majmunet ne gazetat SHQIPTARE.

  21. Arturi says:

    Oj Muslie, kur shkruan shprehje te huaja, si ajo ne kroatisht, ver dhe perkthimin ne shqip, ne respekt te lexuesve, te cilet nuk e dine kete gjuhe!
    Krita qendron. Fakti qe te tjeret (serbet, gerrqiret) sillen si kafshe me ne, nuk do te thote qe te kafsherohemi edhe ne. Perkundrazi, sjellja jone me kulture qytetare do te ishte nje pergjigje e duhur per to. ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje