Presidenti Nishani ka zhvilluar ditën e sotme një takim me aktivistë civilë, përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Plehrave si dhe ekspertë ligjorë e mjedisorë mbi ‘Ligjin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve’.
“Përfaqësuesit e Aleancës Kundër Importit të Plehrave, aktivistët civilë, si dhe ekspertët ligjorë dhe mjedisorë, shprehën mirënjohjen dhe vlerësimin ndaj Presidentit të Republikës si garant i Kushtetutës për angazhimin e Tij personal dhe institucional në drejtim të zgjidhjes së drejtë të çështjes, bënë një përshkrim të situatës aktuale si dhe paraqitën argumentet e tyre për disa të meta thelbësore dhe mungesën e standardeve, në hartimin e Ligjit për Importin e Mbetjeve, me pasoja negative në jetën e qytetarëve.
Pasi renditën argumentet e tyre të shumta që nisin nga ato mjedisorë, ligjorë, të shkeljes së të drejtave të njeriut, të së drejtës për informim, e deri te ruajtja e shpresës dhe sigurimin e një jete sa më të mirë për fëmijët dhe brezat e ardhshëm, aktivistët civilë dhe pjesëmarrësit në takim çmuan ‘angazhimin e përgjegjshëm qytetar dhe institucional të Presidentit si përfaqësues dhe garantues i të drejtave dhe interesave të sovranit’.
Nishani, duke e konsideruar çështjen e Ligjit për Importin e Mbetjeve si të një rëndësie madhore, me një ndjeshmëri të madhe në opinion publik e me ndikim të gjerë dhe afatgjatë në jetën e qytetarëve shqiptarë, e çmoi së tepërmi takimin konsultues me përfaqësues të shoqërisë civile dhe ambjentalistët si ‘shumë të vlefshëm në procesin e shqyrtimit dhe dekretimit të tij me seriozitet dhe përgjegjësi maksimale’”, thuhet në deklaratën e Presidencës.
“ Çështjen dhe kauzën tuaj, për të cilën duhet të vazhdoni të këmbëngulni, po e trajtoj me shumë seriozitet ligjor, institucional dhe personal, jo vetëm në cilësinë e Kreut të Shtetit, por edhe si një qytetar shqiptar dhe si prind. Ju garantoj se përsa kohë do të jem në këtë Zyrë, nuk do ta zhgënjej asnjëherë interesin publik të qytetarëve”, u shpreh presidenti Nishani.
Në fakt, Nishani ka firmosur vetë për importin e mbetjeve kur ishte ministër në kohën e qeverisë së Berishës.
mire e ke thene o Jari ‘SA TE JESH TI NE ATE ZYRE VERTET E KE LUAJTUR E DO E LUASH ROLE E ZAGARIT.
O JARI PO NE 2011 SI E FIRMOSE LIGJIN?????? , KETO PJESET, PERSONAL, SI PRINd SI INSTITUCION, APO I KISHE HARRUAR, THUAJ O KLLOUN QE EDHE atehere edhe tani, bej ca me thote sala dhe ri urte boll bere si interesant
Bravo Berisha, Nishani do te thoja! Zasan Guri, Altini jane perfaqsuesit e shoqerise civile! Ne Shqiperi ka nje pushtet te dyte qe eshte kunder shqiptareve te krijuar nga Berisha!
ik mer legen pleher,,jo qe na ke zhgenjyer se je ber kukulla e sales ne cdo aspekt..por na ke degjenruar popullin me pritjet qe i ben te huajve nga pamundesite e tua qe mos ti futemi aij sport se nuk shkon..por shok i dashur ti ishe per te ikur nga ajo karrike qe me kohe ose per me sakte je ven aksidentalish