Shoqëria Civile nuk ndalet në kërkesën e saj lidhur me mbetjet, ndërsa pritet që të mbajë një takim me presidentin Nishani lidhur me këtë çështje kaq shumë të trumbetur javët e fundit.
Pas protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Shoqëria Civile nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kauza e saj, për të ndaluar importin e mbetjeve.
Raportohet se një takim do të mbahet me Nishanin në Presidencë rreth orës 11:00, për t’i kërkuar që të kthejë ligjin në Parlament.
Kreu i Shtetit pritet të njihet me shqetësimet dhe pretendimet e tyre lidhur me këtë çështje, përpara se të vendosë për dekretimin ose jo të ligjit të miratuar në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës.
Edhe më herët, Nishani është shprehur se interesi i qytetarëve do të jetë mbi gjithçka. Nga ana tjetër, kryeministri Rama në orën 10:00 filloi një takim në Kryeministri me ricikluesit dhe kryetarët e Bashkive.
Në këtë takim, Kryeministri Edi Rama tha se tashmë mbetjet do të ndahen që në kazanë nga familjet, ndërkohë që kompanitë dhe bashkitë do bashkëpunojnë ngushtë për trajtimin e tyre. Rama shtoi në takim se ndryshimet në ligjin e mbetjeve kanë shpëtuar 35 mijë vende pune, të njerëzve të vetëpunësuar në këtë industri që bëjnë pjesë në shtresat më të varfra të popullsisë.
Në takimin me Riciklues dhe Kryetarë të Bashkive të mëdha në vend, Rama është shprehur me detaje mbi ligjin e shumëpërfolur. Sipas kryeministrit, procesi do të funksionojë me një bashkëpunim të ngushtë Qeveri-Kompani të Riciklimit-Bashki.
“Nuk do importojë mbetje kushdo, vetëm ata që janë të specializuar për këtë lloj aktiviteti”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama nga kryeministria ku ka sqaruar dhe njëherë opinionin mbi Ligjin e Mbetjeve duke qetësuar zërat kundërshtues.
“Është një ligj për të cilin jemi të vetëdijshëm që nuk jemi në direktivën e plotë të BE, pasi ligji ka kufizime specifike të vetëdijshme nga ana jonë që nuk i ka asnjë tjetër nga vendet e BE apo ndonjë vend që aspiron të bëhet pjesë e BE. Pra ligji është më i kufizuar sec është në Kosovë, Serbi, në Bosnjë dhe shumë më i kufizuar sec është në Maqedoni.
Sidoqoftë me ligjin e ri, nga njëra anë ndalohet djegia dhe groposja e mbetjeve dhe lejohen vetëm ato kode materialesh. Industria e riciklimit që nga ana e vet e dimë të gjithë që është në një moment dramatik, ose të shpallë falimentin e të zhvendoset në vende të tjera, ose të jetë pjesë e një suksesi.
Kodet e lejuara janë të njehësuara sipas konferencës së Bazelit, kodit Tarifor. Zero rrezikshmëri.
Autorizimi për importin Mbetjeve u jepet vetëm subjekteve që kanë aktivitet ricikues, kush nuk ka fabrikë riciklimi nuk merr dot autorizim për të importuar këto lëndë të parë dhe ligji autorizon ministri autoritet përgjegjës për dhënien e lejeve. Përgjegjësia për këtë proces duhet të jetë ligjërisht e qartë në raport me direktivat e BE”, u shpreh Rama.
Ai argumentoi dhe njëherë se nëse nuk do të ndërmerrej ky hap për të miratuar këtë Ligj, do të falimentonte industria ricikluese në Shqipëri. Por, kreu i qeverisë shtoi se gjithashtu ky ligj do të sjellë dhe përmirësim të ekonomisë.
“Në aspektin ekonomik është e qartë se nëse nuk do të ndërmerrnim këtë hap do të shkonim drejt një humbje.
Do të humbisnim 234 milionë euro investime në teknologji, të cilat do të spostoheshin drejt vendeve të tjera. Do humbisnim 35 mijë vende pune, një pjesë të formalizuara me taksa e sigurime shoqërore. Një pjesë tjetër, 30 mijë shifra të rrumbullakosur, vende pune të krijuara me vetëpunësim, ndërkohë që qëllimi është që edhe këtë pjesë ta formalizojmë”, tha Rama.
Kryeministri u bëri të ditur kryetarëve të Bashkive pjesmarrës në këtë takim se, kompanitë ricikluese në vend do të jenë partner të patjetërsueshëm me vendorët në këtë proces që do të udhëhiqet, siç tha ia nga Qeveria.
“Fabrikat e riciklimit prodhojnë lëndë të parë për konsumin. Siç është në gjithë Europën duhet të jenë burim i parë e ekonomisë. Nuk mund të lejojmë që Shqipëria të jetë më e ndotur seç është. Më e rëndësishmja në këtë proces, kjo industri nuk mund të bëjë detyrën e Bashkisë dhe detyrën e qytetarëvë.
Kjo industri është dhe duhet ta shohim me prioritet, si partnerin të pajtjetërsueshëm të qeverisë vendore. Do krijojmë një raport të ri të qytetarit me këtë fushë. Që do të thotë të fillojmë intensivisht ndarjet e mbetjeve në kazan. Sot ne kemi një situatë në ndryshim relativ pasi nga njëra anë kemi bërë investime të konsiderueshme të çdramatizuar situatën në disa zona. Zona e Tiranës është në një situatë krejt tjetër, zona e Elbasanit është në një situatë tjetër.
Të gjitha investimet që ne do të bëjmë janë të mëdha. Për herë të parë në 25 vjet bashkitë janë në gjendje të koordinojnë punët e pastrimit të territorit. Mendoj që reforma e krijon bazën për një zgjidhje.
Së dyti bashkitë kanë mundësi me ndarjen në burim të gjitha lëndëve që janë të përcaktuara si lëndët bazë të riciklimit, madje nxjerrin përfitime nga ky proces. Operatorët e riciklimit janë të ftuar të hyjnë në një proces ndërveprimi për t’u bërë parter të bashkive edhe ne procesin e pastrimit.
Shumë shpejt ne do të botojmë kodin uniformë të 66 bashkive për pastrimin e vendit. Shqipëria sot është e më e pastër seç ishte 3 vite më parë, dhe këtë e them bazuar mbi fakte.
Dua ta shfrytëzoj këtë takim për të ngritur urën e themelit mes bashkive dhe industrive të riciklimit. Për të ndërtuar një partneritet për të arriti sukses në këtë betejë kaq të vështirë ku të gjithë duhet të perfshihemi. Kjo është beteja e të gjithëve që duan një Shqipëri të pastër, por të gjithë duhet të kontribuojmë.
Të gjithë duhet të respektojnë detyrimet që kanë në këtë proces. Qeveria do e koordinojë këtë proces. Ne besojmë që kemi nevojë edhe të futemi në proces si qeveri tërësisht, edhe zyra e kryeministrit për t’u koordinuar mes bashkive dhe industrive të riciklimit”.
Ndërkohë që Ligji për Mbetjet do të futet në zbatim fillimisht në Tiranë. Kryetari i Bashkisë ka shpjeguar sesi do të ndahen plehrat që në kazanë nga familjet.
“Do ketë dy lloje kazanësh, të gjelbërt me mjete të riciklueshme dhe pjesa tjetër me të kazanë të pariciklueshëm, kompania do t’i mbledhë e pastaj do ti shesë në mënyrë që të riciklohen.
Kazanët e rinj nuk mund t’i djegim e shqyejmë, ndaj kërkoj bashkëpunimin e qytetarëve. Qeveria ka hapur rrugën e një biznesi të dnershëm, duhet ta respektojmë”.
Veliaj më pas tregoi peripecitë që ka kaluar Bashkia e Tiranës për të pastuar qytetin.
“Për të fituar tenderin kompanitë hynë në një gare me njëri-tjetrin duke ulur çmimin, pastaj për të nxjerrë fitimin, ne kaluam në qytete që nuk pastroheshin.
Ne jemi bërë qepaze këtë vit që kompanitë të pastrojnë më mirë. Kryetari i Bashkisë nuk është roje i kompanive ndaj thamë më mirë e bëjmë vetë këtë punë ndaj dhe krijuam kompaninë e përbashkët me Veronën.
Kemi filluar procesin në Fier e Elbasan për landfillin e Tiranës.
Duhet të kishte nisur në 2011 dhe duhej të kishte përfunduar në 2015, na duhet ky bashkëpunim pasi pastrimi i qytetit dhe depozitimi është pjesë ndërkohë që pjesa tjetër është bashkëpunimi me qeverinë”.
Ndërsa ministri i Mjedisit Lefter Koka i pranishëm në këtë takim, theksoi se është e rëndësihme të theksojmë bashkëpunimin për menaxhimin e këtyre mbetjeve. Koka u shpreh se ështe e kuptueshme që qytetarët e kanë humbur besimin pasi ata janë harruar për 25 vite. Por kjo qeveri, do investojë për të pastruar vendin.
e kuptoni paradoksin…rama me firmat riciklusit..nishani me shoqerine civile..ky mashtrus ky legen ky artist leshi qe kishte aq shpres mbi veten eshte i afte vetem te ricikloj plehrat e politikes..riciklon nishanin bashen salen e vet kthehet ne plehre.ose me sakt ka qene plehre..ruajta vendet e punes thote..po diferenzimin e mbetjeve ta kishe nis qe me para dhe kjo do te ishte ndihma qe do tu beje riciklusve.ky patrioti dhe babai i kombit..po si ka mundesi qe ne zgjedhim vetem psikopat per kryeministra ne..ptu rrace e poshter..do kontrolloj doganat thote..sa ckontrollove hashashin dhe pistat e avionit..pse do marin mbetjet e pa diferencuara tonat riciklusit kur ti u hap tregun nga jasht..ti ke par interesat e tua e te shalsrave e bareve..e kur na hedh hi syve e na mer per idiot te lumte ty ..cti bejme e skemi alternativ.ty dhe ta hedhesh voten e bardh dhe mos te te vish ne zgjedhje ate mesazh se kupton se te transformoi pushteti.nuk te a ngel me perulesi.arroganza te ka zene syte.vetem me ia dhene kafshes prap..me mire nje kafshe apo nje qelbesire..kjo eshte pyetja..ju lutem militanteve ti dalin ne mbroktje felliqesirave te pushtetit
Berisha u ka gjetur nje llagap perfekt Rames dhe kopese se kelysheve te tij kur ju thote :…. Te Pa-fytyre
Kjo fjale e simbolizon ne menyre perfekte Ramen me sherbetoret e tij
Pyetja e pare eshte pse ricikluesit duhet te marrin mbetje nga jashte? Mendoj se eshte interesi ekonomik.
Atehere qeveria le ta mbroj interesin ekonomik te tyre duke u rimbursuar diferencen e cmimit te mbetjeve tona me ato te huaja dhe te mos lejojne mbetje te huaja. Pra nese 1 kg plastike blihet nga ricikluesit ne vend per 10 leke dhe nga jashte u vjen me 7 leke le tu jape shteti yne 3 leke.
Ne kete menyre mblidhen mbetjet tona dhe nuk rrezikohemi nga mbetjet e huaja.
Persa i perket ketyre kontrolleve qe thote kryeministri kam kete koment:
a mundet qe nje riciklues ekzistues qe ka fabrike riciklimi apo nje i ri qe futet ne treg te bej nje fabrike riciklimi dhe njekohesisht te marre ca prej mbetjeve te importuara prej tij dhe ti gropos fshehtas ne territorin shqiptar kundrejt nje shume te konsiderueshme qe paguhet ne keto raste nga i zoti i mbetjeve nga jashte? (psh ne miniera te braktisura, tunele ushtrie te braktisura, fshatra te braktisura )
ky Veliaj i ben vete te gjitha se i ben me mire.
Mos u bej qepaze por shiko kontratat me ta se vjen nga shkollim perendimor.
Kur bashkia lidh nje kontrate ka per detyre te bej kontrollin e cilesise se punes sikunder parashikuar ne kontrate. Kete nuk e ben kryetari i bashkise por te punesuarit ne bashki. Nese kontrata ka shkelje ajo permban penalitete deri ne heqje te sherbimit nga kompania qe nuk e kryen sherbimin sipas kontrates.
Te tjerat jane fjale te bukura per justifikime.