Këto më poshtë janë disa nga replikat e djeshme në Kuvend.
Si zakonisht, nuk mungojnë fyerjet dhe akuzat e ashpra.
Si çdo të enjte!
Replikat janë zbardhur nga Panorama.
Edi Rama: Vetëm një referendum do të ishte sot i sinqertë, po të propozohej nga PD-ja, referendumi për të ndërprerë procesin e integrimit në BE dhe për të përzënë Ambasadën Amerikane nga Shqipëria. Por sigurisht që kjo është diçka që zemra mund t’jua dojë, por gjunjët nuk jua mbajnë. Ndërkohë që kazani më i madh i mbeturinave të korrupsionit, krimit dhe të mafies është sistemi i drejtësisë dhe sot ne jemi këtu, një ditë pasi PD-ja i ka shpallur luftë Reformës në Drejtësi dhe ka marrë haptazi anën e kazanit. Si ato maskat e Venecias jeni bërë… karnavaleve që…
Bedri Hoxha: Karnavale je bërë ti, po vazhdo ty…
Edi Rama: Karnavale nuk është shfaqje e huaj… Karnavalet janë aktivitete të jashtëzakonshme, sigurisht merr një konotacion negativ kur bën karnavalin pa qenë pjesë e aktivitetit. Dhe ndërton një aktivitet karnavalesh në Parlament.
Bedri Hoxha: Fol mirë dhe mos fyej… Atë po bën ti…
Edi Rama: Po ty të mirëkuptoj si gjithmonë se argument ke padijen. Mos u shqetësoni, doni nuk doni ju, ju pëlqen a s’ju pëlqen, reforma do bëhet dhe kush nga ju e ka lepurin të ushqyer nga arsyet që i dini vetëm ju, do të paraqitet para drejtësisë. Mos u shqetësoni dhe mos ushqeni lepurin e njëritjetrit. Mbani secili lepurin e vet.
(Në sallë vjen Sali Berisha, Rama ndërpret fjalimin)
Edi Rama: Hajde, Sali, hajde, hajde se i zuri gjumi këta…
Sali Berisha: Ku je, o Xhemal… Ku e ke kuletën?!!
Edi Rama: Hajde, Sali, ulu, ku e ke shaminë?!
Sali Berisha: Si je, Xhemal? Ku i ke kunetërit që çove në Strasburg…
Edi Rama: Ulu, Sali, të paska humbur shamia…
Sali Berisha: Leku letër nuk bëhet kurrë…
Edi Rama: Ulu, Sali, ulu të të hapen sytë, se je përgjumësh. Je zgjuar vonë sot.
Sali Berisha: T’i ktheu Strasburgu kunetërit, o shoku Xhamal.
Taulant Balla: Kush flet për kunetër…
Edi Rama: Sali, je unikal, i pakonkurrueshëm, je i vetmi shqiptar që nuk njeh baxhanakun.
Sali Berisha: O Xhemal, po e di pse të them Xhemal?
Edi Rama: Meqë ra fjala, je prezantuar me baxhanakun më mbrapa apo s’e di kush është…
Sali Berisha: Ti je Xhemali i madh.
Edi Rama: Je prezantuar më mbrapa apo je prezantuar te filmi “War Dogs”. Sali, dua të të informoj që Halimi mbajti një fjalim me shkrim. Unë kam një admirim për Halimin, se të gjitha marrëzitë e tua i shkruan dhe vjen këtu i reciton këtu. Këta të tjerët i recitojnë përmendësh. Halimi s’e ka potencën tënde folklorike. Halimi është një rapsod i vogël, ti je rapsodi i madh.
Sali Berisha: Ti je Xhemali i madh…
Edi Rama: Halimi është një rapsod i vogël me një çifteli me një tek tel, dhe i bie po atij teli. Ti e ke hakun dhe lahutën që hap krahun… S’është rastësi që ti je prej 25 vjetësh atje, po dhe 25 vjet të tjera prapë ti do të jesh. E di unë. Edhe 25 vjet të tjera kushdo të bëhet kryetar partie, njërin vesh do ta lërë te dora jote, siç e tërhoqe Lulin prej veshi dhe nise atje ligjin e vetingut, se Luli do ta bënte pak më demokratik me struktura. Nise atje. E nisi Luli i shkretë…
(Eduard Halimi komunikon nga afër me Sali Berishën, Rama ironizon)
Edi Rama: Halimi po i thotë “do përgjigjesh doktorr”? Jo i thotë doktorri se “unë do flas më vonë, përgjigju ti”..Do i përgjigjesh doktorr, jo i thotë: ti je infermieri. Fol ti njëherë se unë jam shefi i pavijonit të Partisë Demokratike.
(Rama behët gati të largohet nga salla, deputetët e PD i kërkojnë të mos largohet)
Edi Rama: Sali ty mund të dëgjoja, po jo infermierin…
Sali Berisha: Mund të filloja fjalën time duke ju drejtuar Edvin Kristaq Ramës me fjalët “kazan” apo “zoti kazan” nuk shkon, me fjalët “legen” apo “zoti legen” nuk shkon..
Ilir Meta: Ju lutem, ju lutem zoti Berisha…
Pandeli Majko: Boll me këtë fjalor. Vetëm të fyesh… Boll pra, boll!
Sali Berisha: Ndonëse një Kryeministër që merr përsipër të bëhet zëdhënësi i një ambasadori nuk mund të bëhet gjë tjetër veçse ashtu, por unë nuk do t’i them. Unë do t’i them sot, së bashku me ju qytetarë, “shoku Xhemal”. Po pse shoku Xhemal, çfarë ka ndodhur? Mirë është që ai të rrijë këtu dhe të flasë vetë, por s’ia mban dhe ikën si… s’po e them fare. Për të rinjtë që kanë fatin e mirë të mos kenë memorie nga koha e diktaturës, ishte një komedi, në të cilën shkëlqente Zef Deda dhe aty paraqitej një personazh që thuhet “kunati i shokut Xhemal”. Sot, a e dini apo jo që të tre kandidatët që i dërguat në Strasburg, Xhemalët në katror, kunetërit në katror, u kthyen, u flakën duke mos denjuar as për t’u intervistuar. A e dini, o qytetarë, pse ka ndodhur kjo? Sepse njëri ishte kunati i shokut Xhemal, tjetri ishte kunati i shoqes Xhemile, dhe i treti ishte ajo mbi tortë. Pra, kjo ndodhi. Dhe kunati i shoqes Xhemile ishte gjithashtu dhe një nga ekspertët kryesorë të grupit të Reformës në Drejtësi, kurse kunati i shokut Xhemal edhe ai ishte i përgatitur për të gjitha postet. Kryexhemali (Rama) iku. Mos i thoni sot as kazan, as legen, i thoni vetëm shoku Xhemal, se vetëm i atillë është.
Pandeli Majko: Po boll pra, boll!
Sali Berisha: Po, po, Pandeli, se kur del ai dhe mashtron nga mëngjesi deri në darkë, nuk e ngre asnjëherë zërin, se ke qenë dhe Kryeministër. Kur e dëgjon që gënjen si derri, çdo fjalë e nxjerr gënjeshtër, nuk thua një fjalë… Në çdo fjali shqipton një gënjeshtër. Është e paimagjinueshme. U thotë shqiptarëve se janë vrarë në 25 vjet 8 mijë shqiptarë për pronat. Po vetëm një budalla mund ta thotë një gjë të tillë, jo një Kryeministër. Unë pikërisht zgjodha sot shokun Xhemal dhe jo një epitet tjetër. Dhe të më falin të gjithë ata që e kanë emrin Xhemal, por kjo ka lidhje me komedinë, sepse zotëria çoi jo një kunat, por dy kunetër. Në qindra dhe mijëra juristë, gjykatës, avoketër, noterë, pedagogë universiteti, që mund të shkonin në Strasburg për gjykatës, vetëm dy kunetër gjeti ky. Kjo është t’i pështysh vendit në surrat, të pështysh mbi vendin tënd.
Milena Harito: Po pse ai që është sot, çfarë është ai (Ledi Bianku)?
Sali Berisha: Ai që është sot, të lashë gojën ti kur flet për atë. Ai është një nga intelektualët më të mirë të fushës së drejtësisë. Edhe ti mos u bëj si kushëriri. Mos e sulmo kot ti atë, ai është i respektuar, i nderuar, nuk e ktheu njeri atë, nuk i përkiste asnjë partie politike, ndaj dhe ti bën mirë të lash gojën kur flet për të. Ndërsa ju duhet të çonit kunatin e shokut Xhemal, kunatin e shoqes Xhemile, ndrikullën dhe kryendrikullën. Ju talleni me Shqipërinë, çfarë Reforme në Drejtësi po bëni ju? Ju vetëm po përpiqeni të sabotoni Reformën e Drejtësisë.
Edi Rama: Sot, këta që na e kthyen Venecian në një prezencë aq intensive, sa gati-gati njerëzve u dukej sikur u ishin mbushur shtëpitë me ujë, nuk duan t’ia dinë fare që kjo paketë reflekton literalisht çdo sugjerim të Komisionit të Venecias dhe për çudinë e madhe, këta që flasin në emër të konsensusit dhe që për konsensusin u zhytën në ujërat e Venecias, nuk e morën ligjin e Vetingut ta sillnin këtu dhe të thoshin t’i kërkojmë një opinion Komisionit të Venecias, por e çuan drejtpërdrejt aty, ku shpresojnë të gjejnë kasaphanën që u duhet, thertoren që u duhet, për të bërë as më shumë dhe as më pak, por për t’i prerë kokën reformës dhe për ta kthyer reformën si ato pulat pa kokë që rrotullohen rreth vetes disa çaste dhe pastaj shtrihen për tokë, gati për t’u ngrënë nga ithtarët e Ballit Kombëtar, se kështu janë këta.
Sali Berisha: Unë ju them, të dashur qytetarë, se ky është vetingu i tyre. Për të kuptuar reagimin e opozitës ndaj ligjit të vetingut shikoni se si e shkelmoi vetingun e Edi Ramës Strasburgu. Vetingu i Edi Ramës nuk është gjë tjetër, veçse nepotizëm, drogë, lidhje me krimin. Dhe kur me vetingun e tij për të dërguar në Strasburg zgjodhi këta individë, imagjinoni ju se me ligjin që miratoi pa votat e opozitës se kë do të zgjedhë Rama. Por reforma do të bëhet! Ju jap fjalën e nderit ju se Reforma e Drejtësisë do të kompletohet dhe do të shkojë deri në fund, asgjë nuk do mund ta pengojë këtë reformë pa u shndërruar në një të mirë të madhe për shqiptarët dhe qytetarët e saj.
Do zoti e ashtu behet , por ku do ta kesh vendin ti pastaj..?
miredita ka ardhur koha qe SHQIPERIA te ndryshoje politikisht.DREJTESIA ne SHQIPERI duhet te jete e pavarur nga shteti.POR DERI ME SOT ASNJE POLITIKAN NUK KA MENDUAR PER HALLET E POPULLIT.SHQIPERIA ESHTE JNE VEND I VOGEL ME POPULLIN PER POPULLIN.NGA POPULLI PER POPULLIN KA THENE DIKUR BAC ENVERI.I PERJETSHEM QOFTE KUJTIMI I TIJ.