Këshilli i Evropës ka zbuluar pse i ka rezfuzuar tre kandidaturat e propozuara nga qeveria shqiptare për një vend në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Në një shpjegim zyrtar, KiE bën me dije se kandidatët i ka refuzuar për shkak se procedura e përzgjedhjes së tyre në vendin tonë nuk ka qenë në përputhje me standardet e kërkuara nga Asambleja dhe Këshilli i Ministrave të BE-së.
“Komiteti rekomandon që Asambleja të refuzojë listën në kuadrin e procedurave të përzgjedhjes kombëtare që nuk duket të kenë qenë në përputhje me standardet e kërkuara nga ana e Asambleja dhe Këshilli i Ministrave”, thuhet në shpjegimin zyrtar të KiE në faqen e internetitwww.semantic-pace.net, për refuzimin e tre kandidaturave të qeverisë shqiptare, Sokol Berberit, Ina Ramës dhe Gent Ibrahimit.
Në praktikë Këshilli i Europës mund t’i rrëzojë kandidaturat për dy arsye: procedurat e brendshme të përzgjedhjes së tre kandidaturave nuk kanë qenë të ndershme dhe transparente; kandidaturat nuk plotësojnë aftësitë profesionale apo të integritetit.
Duke kujtuar miratimin e ligjit të vettingut në parlamentin shqiptar, Këshilli i Evropës nënvizon se komisioni i përzgjedhjes së kandidatëve nuk ka zbatuar legjislacionin shqiptar për verifikimin e figurës së gjyqtarëve.
“Duke marrë parasysh faktin që Shqipëria nuk ka rregulla të veçanta që ofrojnë për ndjekjen e procedurës për zgjedhjen e gjyqtarëve shqiptarë në një organizatë ndërkombëtare, së bashku me faktin se procedura kombëtare që çoi në zgjedhjen e gjyqtarit Bianku u mbajt para kritereve të miratuara në vitin 2009, menaxhimi i procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për postin e gjyqtarit shqiptar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, është administruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Duhet theksuar se me ligjin nr. 76/2016 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar “solli ndryshime që prekur një pjesë të konsiderueshme të dispozitave të Kushtetutës, duke parashikuar një ndryshim radikal në legjislacionin në tërësi dhe në sistemin e drejtësisë në mënyrë të veçantë.
Në përputhje me këto ndryshime është projektuar krijimi i një mekanizmi të veçantë. Ai propozon një proces të kontrollit (vettingut) të çdo gjyqtari dhe prokurori në çdo nivel”, thekson Këshilli i Evropës.
Sipas KiE, “gjatë kryerjes së procedurave të përzgjedhjes së kandidatëve për postin e gjyqtarit të Shqipërisë në GJEDNJ, nuk është zbatuar legjislacioni në fuqi: në lidhje me pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë; duke siguruar integritetin e personave të zgjedhur, të emëruar apo të ushtrimit të funksioneve publike; për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë; për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike.”
Përzgjedhja e këtyre tre emrave në vendin tonë u bë nga komisioni i ekspertëve, i kryesuar nga Luan Omari dhe nga anëtarët Kristaq Traja, ish-anëtar i Gjykatës së Strasburgut, Bashkim Dedja, ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Hoxha, dhe Artur Metani, drejtori i departamentit të Antikorrupsionit në Kryeministri.
Nga tre emrat e propozuar nga qeveria shqiptare do të përzgjidhej një kandidat, i cili do të zëvendësonte gjyqtarin aktual shqiptar, Ledi Bianku.
Gjyqtarët shqiptarë që emërohen në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut shqyrtojnë kryesisht ankimimet e qytetarëve shqiptarë, që kërkojnë të drejtën e tyre për çështjet pronësore, pasi u është mohuar e drejta në shkallët e gjyqësorit vendës.
Mere me leng se mishi eshte mbaruar….
Ne kete shkrim ku flitetper proceduren qe duhej te ndiqej brenda vendit( shqiperise) permenden e renditen disa shkaqe te refuzimit si problemi Vetingut etj ok keto qendrojne por permenden edhe arsye te mungeses se profesionalizmit. Kush qendron nga keto? Vetingu nuk ish miratuar Ne momentin e propozimit, ok kontrolli figures tyre por ta perzjesh me kos problemin e te thuash mungese profesionalizmit mua personalisht me duket qendrim i njeaneshem e kete duhet te sqaroj drejt KiE per te mos lene asnje keqkoment….
hahaha, shteti nuk ka zbatuar ligjin ne perzgjedhje….
–
dhe kjo pasi u cirrem qe duam reforme ose pasi u aprovua me qetesi e dashuri ajo puna e ‘vettingut” por Rama shpejt e shpejt i nisi ushtaret te paarmatosur se kujtoi se Evropa udhehiqet nga taulant balla dhe erjon brace…..
Maksim perdor “weed” te mire jo nga ai i Rilindjes (kush ta shet Shpetim Idrizi ?) se te duken keto kokrat e fotove si profesioniste.
fol shqip e mos genje veten: SUNITI nuk ka vend mes evropianesh………….allah uakbar!
Ore ose nuk kuptojne ose bejn sikur skuptojne evropianet,,nuk ka njerez te ndershem ne politiken shqiptare,jane te gjithe te korruptum pike.
Eshte shume qesharake,nuk kuptoj se cbehet ne kete vend.Me vjen keq per cunin e Nasip Ibrahimit,Gentin qe ishte drejtuesi i reformes ne drejtesi.E kam pak personale me kete se dij nje beme te tij qe….nuk duhet te jete as gjyqetar koperative bujqesore.
Kte ibrahimin do ta kene ngaterruar me andrea stefanin me siguri…