Lajmi për krijimin e partisë nga deputeti Ben Blushi dhe mbështetësit e tij(deri tani vetëm deputetja Hafizi nga radhët e parlamentit) mori komente të shumta. Disa mendojnë se ai s’do të sjellë asgjë në skenë, thjeshtë do të jetë partia e radhës. Disa mendojnë se do të çajë të majtën(se ç’të çash më në të majtë..).
Por më tërhoqën vëmendjen disa “sygjerime” apo konstatime që vinin edhe nga pena jo pa rëndësi në lëmin e analizës politike.
Si psh: Ku do ti gjejë paratë Blushi? Sepse që të merresh me politikë duhen shumë para!!!! A ka biznesmenë të fuqishëm që do ta mbështesin atë? A do të bëjë ai aleancë me LSI-në kundër PS-së e PD-së?…Sepse që të vish në pushtet duhet ndonjëherë të lëpish edhe ç’ke pështyrë!!!!
Në fakt unë mendoj se Blushi pikërisht këto nuk duhet të bëjë, nëse ka ndërmend të bëjë ato që ka paralajmëruar.
Demokracinë e shkatërruan dhe inkriminuan pikërisht ata biznesmenët e fortë e të fuqishëm, në sipërmarrjet e të cilëve nuk merret vesh se ku mbaron biznesmeni e ku fillon trafikanti. Ata u afruan në politikë për të çuar më tej punët e tyre(shpesh të pista), e për të përfituar në mënyrë korruptive nga pushteti që financojnë.
Ndërsa partitë i tërhoqën sepse u duhen para për të blerë vota, për të paguar fushatat super të shtrenjta, për të paguar banda për të vjedhur e “ruajtur” votat nga hajdutëria e njëri-tjetrit. Kjo ka bërë që sot biznesmenët të bëjnë ligjin, të diktojnë politikanët dhe vendimmarrjen. Kjo ka bërë që në parlament të ketë më shumë tregtarë sesa politikanë. Nëse edhe Blushi do të mbledhë këtë soj, të rikthehet ku ishte se ishte mirë.
Nëse Blushi do të mendojë të bëjë aleanca me ata që ka akuzuar deri tani, për të fituar pushtet, atëherë të rikthehet sërish ku ishte se në aleancë ishte.
Blush, për të thënë gjëra të mençura nuk duhet doemos të hipësh në skena gjigande, me tapete, fishekzjarre, këngëtarka me tanga dhe prozhektorë të mëdhenj.
Mund tu flasësh njerëzve edhe hipur mbi një pod të thjeshtë me dërrasa, apo edhe mbi një shkallë, me një mikrofon, megafon, apo thjeshtë me zërin tënd.
Abraham Linkolni i lexonte fjalimet e tij edhe nga ballkoni i hotelit, e madje edhe në pemë, kur s’kishte ku të hipte. Madje një nga fjalimet më më të bukur e ka lexuar mbi një “skenë” të ndërtuar me disa arka mallrash në një port.
Rëndësi ka çfarë thua dhe çfarë bën!
blushi ne qytetet e medha si tirane, durres , fier, vlore, korce, ka per te mare mbi 10% te votave duke u bere faktor ne zgjedhjet e ardhshme. dhe kjo duke u nisur nga nje fakt fare i thjeshte vec te tjerave , gjergj bojaxhi ne zgjedhjet lokale mori pa fushate pa leke ne zonat e majta te tiranes te pakten 8 %.
ne fakt me kryesorja per partine e re te blushit nuk eshte nr i votave se shqiptaret e genjyer te tallur jane shume , dhe ky njeri per 20 vjet ne politike ka qene korekt dhe i ndershem, ishte i vetmi minister qe ju kundrvu nanos per nje fryme te re ne qeverisje dhe ps, ishte blushi mbeshtetesi me i madh i rames qe ps te reformohej, ishte pikerisht blushi i pari qe kuptoi gabimin e tij me ramen dhe shkaterimin qe ky njeri deshtak egoist dhe i pangopur do i bente te majtes po edhe shqiperise, sic edhe po vertetohet me me ore jo me dite, pra kryesorja ngelet mbrojtja dhe numurimi i drejte i votes nga hienat politike ramo-berishiste.
blushi ose me sakte shqiptaret do bejne nepermjet partise se tij ndyshimin e madh qe i duhet shqiperise. nese vertet do kishte dhe nje ze te tille si blushi edhe nga e djathta shqiperia vertet do ishte ne rrugen e duhur per tu bere nje vend normal europian.
Deri diku ke te drejt por nuk giyohrt sshje me idealizem. E kam provuar vete
Blushi, i djegur , ” për një thërrime kryetar”, e bëri prej tamami…një vërë në ujë ! Por sipas meje , po niset ” për dhëndërr ” e do na dali një goxha krushk!
KY POPULL PO ZHGENJEHET NGA CDO QEVERI QE VJEN NE FUQI . PAKTI QE RAMA BERI ME DJALLIN NE DJALL DO TA COJE , DERI NE PERFUNDIM TE KETIJ MANDATI ASGJE NUK KA BERE PER POPULLIN ,VEMENDJA E TIJ E MADHE KANE QENE TENDERAT .
BLUSHI BASHKE ME HAFIZIN TE PAPERLYER ,PREMTOJNE SHUME PER NJE NDRYSHIM .MBETET PER TU PROVUAR .
Ku ka te majte e te djathte ne shqiperi o shqiptar? Atje ka pushtetar pra pozite dhe opozite qe kane 25 vite qe nuk u ngopen akoma jo vetem me vjdhje por e shiten token,nentoken ,detin bile dhe hapsiren ajeore tek te huajt. Ky zoti ben blushi e ka nje hall jo se si te pasurohet por te demtoje me vathen ku ishte. E them me bindje qe as ky as tipar si nano e shume te tjere ne kosh te mbeturinave do te perfundojne si politikan sepse si ky si ajo hadizi pasuri kane bile edhe pube kane.
Do fitoi nje m…t.Asnje vote e as 1%.
Blushi, thjeshte lexoni librin ” te jetosh ne ishull” dhe keni per te kupton kompleksitetin radikal te botes se brendeshme te tij.
Blushi eshte nje shkrimtar qe lexohet kendshem, ku stili I tij ne te shkruar eshte I vecant.Une I kam lexuar do libra te tij, e pelqej
per nivelin intelektu dhe njohorite ne fulshen e letersise. Politika, ekonomia, humanizmi, jane fusha te tjera.
Kontradiktore e pa kuptueshme afrimi I Zonjes se nderuar Afizi me “politikan” te nivelit Blushi.
Ne duhet te kemi besim e durim ne kete qeverisje, se jo pake ndryshime jane bere deri me sote.
Ego is my enemy.
Me vjen keq per gazetarin se ja di kapacitetin Blushit. Jo ne peme por dhe ne hene te hypi Blushi nuk nxjerr gje ne drite sepse ka 20 vjet ne parlament dhe nuk ka ynyr.
Realanalize per gjendjen. Je i vetmi gazetar qe ve gishtin tamam mbii plage.
Dikur thoshin:”Kete nuk e qasin ne fshat,pa na kerkoka dhe te bijen e priftit per grua”.Keshtu e ka gjetur dhe kete bilbilush-Blushin.Kete nuk e pranojne as ne Korce e as ne Elbasan e ky na kerkoka te behet kryetar i nje particke,te ciles nuk do i jape njeri vote,pa le te zgjidhe probleme te popullit.Me cfare pushteti do i zgjidhe nje kryetar particke,i cili nuk do jete besoj as vete deputet?Do detyrohet te beje aleance,ose me PS,ose me PD,ose me LSI,te cilat i ka share,si te paafta te qeverisin.Atehere,perse duhet ndjekur nje i tille,i cili do qeverise me keta qe i ka mallkuar ai e keto parti kane mallkuar njera tjetren midis tyre?Edhe i ndershem Blushi,nuk eshte.Kush ka memorien ne rregull,duhet ti kujtohet se sa akuza i jane bere per tenderat qe i siguronte te shoqes kur ishte antar kabineti ne qeverite e PS-se ne kohen e Nanos,se sa dallavere ka bere me punesimin e sojit te tij ne Korce ne dogana e tatime etj…
Ka vetem nje shpjegim dhe asnje zgjidhje per popullin:
Bilbilush-Blushi,vdes per nje cike kryetar-llek,pa ne te s”emes hallet e popullit…
Po te gjykosh realisht ne Shqiperi partite politike jane prona te biznesit te pandershem ose me mire te mafies ekonomike qe ka zaptuar cdo hallke te sistemit qeverises.Ato parti qe provuan te largohen nga keto biznese kriminale mbeten ne minorance ose jane drejt zhdukjes kjo dhe paaftesise se tyre per tu perballur me sfida jo te vogla.Ne kete situate krijimi I parties se re nga Blushi e qe ben thirje ti bashkohen intelektuale e njeres te ndershem nga te gjitha shtresat e polet do te shihet me siguri sinje shprese e ideal per nje drejtim te duhur te politikes e te nje qeverisje te mirefillte ne sherbim te Shqipetareve.Nje mbeshtetje nga bizneset e ndershme do te ishte pozitive kur dhe partia mbeshtet keto biznese.A do te kete pengesa e sulme nga ata qe do tu preket interesi?Sigurisht qe po.Qe tani mediat ne sherbim te qeverise po I sulen me apo pa shkak,me sinjalin e kryetarit gjithe shoket e PS u largohen se humbasin favoret por edhe se do te lincohen nga kupola.,germojne e germojne papushim te gjejne dicka per te sulmuar e kur ska gje u thone pse merni fryme.Duket nje fillim I mire I kasaj partie e urojme ti bashkangjiten personalitete me dinjitet e te vendosur qe shqiperise nuk I mungojne.
E para nuk ka faj Blushi: Fajin me te madh e ka drejtesia,sistemi qe lejon krijimin e partive…Nuk e kupton askush ne Shqiperi,asnje nga ato qenje njerzore qe formojne turmen “Popull” se pse i duhen Shqiperise 2 milione banoreshe 100 apo me shume partira…. Amerika ka 1 parti per 150.milion banore ,Shqiperia ka nje parti per 20.000 banore/ ose gati 2 parti per cdo bashki,ose per cdo 2-3 fshatra i bie te kete nje parti,ose Tirana i bie te kete rreth 25-30 parti !!!! Kjo situate eshte jo vetem turp,por dicka teper skandaloze!!….Shume parti,shume gazeta,shume televizione,shume forume,shume shoqeri civile,shume organizata,shume llafe …Llafe ne shtyp,llafe ne FB, llafe ne internet,llafe ne kafene,llafe,llafe, llafe…Pak pune,pak bereqet!…Merren partite me planet ditore qe bejne bashkite,merren shoqerite civile me cdo vendim qe nxjerr qeveria ne planet e saj te punes,merren gazetat televizionet me cdo jete njerzish,me cdo tradheti,divorce,martese qe ndodh gjate dites ne fshat,me cdo fjale qe thone VIP-at,me cdo pordhe qe bejne politikanet….dhe askush nuk merret me ekonomine apo problemet qe kane familjet shqiptare…Persa i perket partise se Blushit???? Do jete edhe kjo si ajo e Pollos,e Xhuvelit, e Topit, e Krasniqit e Kocit,e Gjinushit, e Paskalit, e ,e,e,e,e,e,ee,ee!Lere lere do cudise gjithe dynjane,Evropen Azine,Ameriken!!! Kinen,Indine!!!Me nje fjale e kuptoni vet ju,cfare thagma do beje?????I duhej partia Blushit…Plasi sa e beri….! Ta gezoj ai vet se ne s’do na hyje ne pune,boll kemi ato qe kishim!
Mentor. Paska shkuar edhe ti per lesh. Nuk jemi sot ne kohen e Abraham Linkolnit. Sot nuk ben dot nje telefonate po nuk pagove, pale mitingjet elektorale sic thua zotrote.
U bene 68-69 parti deri tani ne Shqiperi me 3 milion
brekegrisur shqiptare !!! Po ndjekim “modelin amerikan”
me 330 milion banore ?!
O tempora,o mores !!! Quo Vadis ???