Fuga replikon me gazetarin e Huffington Post: Faktet mbi kanabisin sipas Guardia Di Finanza, përtej opinioneve tuaja

7 Tetor 2016, 23:05Politika TEMA

Gazetari i “Huffington Post”, @LukeDCoffey,  i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, duke analizuar problemin, sipas saj, shumë të madh me drogën në vend, trafikun dhe faktin që me furnizimin që po i bën Evropës e më gjerë po bëhet problem.

Mirëpo sot kanë dalë shifrat e Guardia Di Finanza për luftën e Shqipërisë kundër kanabisit të cilat thonë në fakt  të kundërtën e artikullit të gazetarit të Huff Post.

Sa më lart, Drejtori i Komunikimit të qeverisë shqiptare, Endri Fuga, ka replikuar me gazetarin DCoffey në Twitter, duke i cituar pikërisht raportin e Guardia di Financa.

Fuga replikon duke thënë: “Sipas raportit të sotëm të autoriteteve italiane, policia shqiptare ka shkatërruar 99,8% të bimëve të kanabisit.  Që nga 2013 falë luftës së policisë në asgjesimin e kanabisit, zonat e plantacioneve ka rënë.“

Duke ju referuar  raportit Fuga shton në replikën ndaj gazetarit se “Kanabisi është mbjellë çdo vit. Por nëse deri në vitin 2013 shkalla e shkatërrimit ishte 1-7% në vit, gjatë 3 viteve të fundit ajo ka qenë 99%”.

Në fund drejtori i komunikimit të qeverisë e mbyll duke i thënë gazetarit të Huff Post se duhet të flasë më fakte dhe jo mbi opinione.

“Krahasuar me vitin 2013, zona e plantacioneve të kanabisit është 35% më i vogël. Përsëri, këto janë fakte jo mendime!” e mbyll Fuga replikën me @LukeDCoffey për kanabisin.

3 komente në “Fuga replikon me gazetarin e Huffington Post: Faktet mbi kanabisin sipas Guardia Di Finanza, përtej opinioneve tuaja”

  1. Naseri says:

    Paska heqe syzet qorri?!

  2. Petro says:

    Ha ha ha Fuga s di aritmetike.99% ka shkaterruar policia, Po 1% ? Kaq shume eshte mbjelle sa 1%-shi perben tonelata te tera qe s mbarohen.

  3. anita says:

    Ketij gazetaruci ja ka shkruar Luli i vocerr i Berishes sepse nje gazetar investigativ flet duke ju referuar fakteve te cilat ai vete i ka verifikuar dhe jo te citoje SHQUPIN ,e pasdtaj pse duhet degjuar ai qe Shqiperine nuk e di ku bie ne harte ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje