“Policia e Shtetit e ka fituar luftën me fenomenin e trashëguar të kultivimit të kanabisit. Ndërsa Top Modeli Sali…”

8 Tetor 2016, 20:46Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama edhe njëherë u është rikthyer shifrave të Guardia Di Finanza për të treguar se lufta kundër kultimit dhe trafikit të drogës në Shqipëri ka qënë shume efikase këto vitet e fundit.

Ai thotë se lufta kundër fakteve dhe shifrave reale është linjë mode e “top modelit Berisha”.

“Luftën përvitshme me fenomenin e trashëguar të kultivimit të kanabisit, e ka fituar edhe këtë vit, më bindshëm se asnjë vit më parë, Policia e Shtetit; e cila arriti të shkatërrojë 99.8% të parcelave të mbjella.

Ky grafik, bazohet në shifrat e raporteve të përvitshme të monitorimit ajror të Guardia di Finanza-s.

Ndërkohë, vazhdon edhe në këtë fushë, lufta kundër fakteve të provuara dhe shifrave reale, e cila është bërë një linjë mode e shëmtuar në debatin politik e publik; ku Top Modeli është padiskutim Saliu, i ndjekur pas në sfilatat e ditës nga drejtori i PD-së e nga deputetë, analistë, portalistë e propagandistë gjithëfarësoji të gënjeshtrave të kthyera në akuza…”, shkruan Rama.

 

3 komente në ““Policia e Shtetit e ka fituar luftën me fenomenin e trashëguar të kultivimit të kanabisit. Ndërsa Top Modeli Sali…””

  1. Tarrasi says:

    Zoti RAMA, mund te kesh te drejte, por e ke kot : nuk je me i besueshëm …!

  2. Selim Rroshi says:

    Hahahahaha bej dhe ca grafike per arsimin ca per rendin ca per ekologjine ca per shendetsine. Per ekonomine mos bej se dime. Na ka thene mesusi anglishtes qe as anglisht as shqip sdi vetem nje llaf di ka ritje, ka ritje ka ritje ka ritje ka ritje ka ritje …. ndaj mos bej grafik per te.
    Jane grafiket e korrjes ato qe vene ti jo te asgjesimit. Ndaj kendo: O malet e Shqiperise e ju pallat e gjate, fushat e bukura me kanabis , qe ju kam ndermend dite e nate.

  3. Tarrasi says:

    Po Obamen pse e perzien ne keto pune ?
    Je bere si ato shtepite pa leje fushave te Shqiperise qe valvisin flamurin USA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje