REAGIMET/ Lojtarët e Kombëtares: Goli i parë na preu këmbët, kjo Spanjë s’mund të përballohej nga ne

10 Tetor 2016, 09:35Sport TEMA

Lojtarët e Kombëtares shqiptare, folën për mikrofonin e SuperSport, në emisionin “Kuqezi” pas humbjes me Spanjën në “Loro Boriç”.

Ja çfarë thanë kuqezinjtë:

Mërgim Mavraj: “Besoj që në përgjithësi derisa pësuam gol u mbrojtëm me mish e me shpirt, ishim kompaktë, sepse e dinim që Spanja do të bënte lojën. Patëm pak fat në pjesën e parë na shpëtoi Berisha në disa raste. Pasi pësuam gol humbëm shpresat dhe kjo nuk duhet të ndodhte. Është e pamundur që brenda 90 minutave të ndalësh lojtarë të kalibrit të Spanjës. Gabimet tona erdhën nga cilësia e lartë e kundërshtarit. Duke vrapuar pa top aty e kupton se rasti i Spanjës do të vinte. Është normale që të ndodhin gabime individuale. Edhe me Lihtenshtajnin gabuam por kundërshtari s’kishte cilësi për të na ndëshkuar. Ne nuk u futëm në fushë se do të fitonim, por të bënim që tifozët të na duartrokasin. Për aq kohë sa do ta mbanim rezultaton 0-0 do të rritet shpresa për të marrë rezultat. Jemi realistë që kundërshtarët tanë janë Izraeli, Maqedonia dhe Lihtenshtajni. Nuk është një humbje që na mërzit shumë.

Bekim Balaj: “Nuk krahasohet me ndeshjet e tjera, diferencat në fushë ishin të mëdha. Bëmë lojën tonë për aq sa mundëm, rezistuam dhe po ta shtynim edhe ca minuta mund të flisnim për një barazim 0-0. Isha më shumë si mesfushor sepse kështu ishin detyrat tonë. Ndoshta me 2-3 dalje tentuam të rrezikonim, por Spanja e meritoi fitoren mori atë që meritonte. Ndoshta kjo ishte mënyrsa e vetme që mund të pësonim.”

Berat Gjimshiti: “Ndeshje shumë e vështirë me Spanjën pasi patën disa raste gjatë pjesës së parë. Bëmë më të mirën në pjesën e parë dhe golin e pësuam pas një gabimi. Aty ndryshoi loja. Forma ime? Ishte e vështirë pasi pata probleme në Bergamo. Tani po luaj në vazhdimësi në Avellino dhe kjo po më jep besim.”

Eterit Berisha: “Ishte një koordinim i keq imi, sepse topin që më erdhi desha ta luaja por në momentin e fundit Gjimshiti nuk ishte gati. Fatkeqësisht topi shkoi te kundërshtari. Goli sikur na i preu këmbët. Nuk kishim shumë mundësi ku të luanim topin edhe terreni ishte i vështirë. Loja më pas shkoi ashtu si shkoi. Lojën e përgatitëm sikurse shkoi. E dinim se nuk mund t’i bënim presion Spanjës sepse luajnë thjesht dhe shumë shpejt. Ishte mënyra e vetme për të marrë barazim. Ndoshta dhe pak lodhja apo përqëndrimi jo në nivelin e duhur ndikuan për ta humbur lojën. Spanja kundërshtari më i vështirë që kemi patur, humbja pjesë e lojës dhe kur humbet ndaj saj, nuk është ragjedi. Më vjen keq sepse pjesën e parë u mbrojtëm shumë mirë dhe gjërat i patëm nën kontroll.”

Ansi Agolli: “Synimi ynë ishte që ta prisnim kundërshtarin, sepse nuk mund të dilnim në aventurë për të mos pësuar shumë gola. Që të vijë goli dikush duhet të gabojë dhe i ra rasti të gabonte lojtarit më të mirë të ndeshjes.”

1 komente në “REAGIMET/ Lojtarët e Kombëtares: Goli i parë na preu këmbët, kjo Spanjë s’mund të përballohej nga ne”

  1. ........ says:

    DAKORT jam me ju por me habit nje gje , si ka mundesi berisha portieri jon ha buk me topin dhe po luan dit nat me te dhe topit me kom nuk di ti bjeri, kur gjuan berisha topin dhe vet esht kurjoz se ku do perfundoj topi, se kurr nuk e kam par ta çoj sikur nje her te vetme aty ku do, nuk dua te ofendoj protierin ton por kjo qe po them esht shokuse se te ter topat qe nis nga porta i nxier aut , nuk ju ben pershtypje kjo gje, mos i ktheni top mbrapa portierit, shumicen e njerezve nuk i lidh gje me ket lloj sporti jan thjesht tifoz dhe amator, por topin pak a shum e çojn aty ku duan kjo me habit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje