Qyteti i Laçit është përmbytur pasditen e sotme nga reshjet e dendura të shiut.
Nga të dhënat e para mësohet se nga prurjet e larta përroi që kalon në mes të qytetit ka dalë nga shtrati duke përmbytur qendrën e qytetit si dhe katet e para të shtëpive dhe bizneseve.
Të bllokuar dhe në rrezik janë edhe shumë drejtues automjetesh që janë kapur në befasi nga vërshimi i ujit. Banorët bëjnë thirrje për ndihmë. Shihni videon që tregon çfarë po ndodh aktualisht në Laç.
Pasi Ti o Njeri i keq ke Shkatrruar Natyren ke zhdukur pyjet che Gjelberimin, prit se shume shpejt Nena Natyr do te te Shkatrroj ty.