Kur PD kërcënonte Vizion Plus, të mbyllte emisionet dhe të përzinte gazetarët!

10 Tetor 2016, 19:05Sociale TEMA

Bota është e rrumbullakët dhe gjërat ndryshojnë shumë shpejt.

Është ironike përshembull, që sot Partia Demokratike akuzon mazhorancën se ka ushtruar presion mbi Vizion Plus, për të censuruar një emision, kur vetë kjo parti ka ushtruar një presion të egër ndaj këtij televizioni, kur PD ishte në pushtet.

Berisha personalisht bëri çmos që Vizion Plus të mbyllte emisionin investigative “Faktori Plus” të gazetarit Mero Baze, dhe ndërhyri deri tek ortakët gjermanë të këtij televizioni.

Pas presioneve mafioze, ai arriti që ta mbyllte këtë emision.

Jo vetëm kaq, por ndërhyri edhe për të përzënë drejtorin e lajmeve të këtij televizioni.

Vizion Plus atëhere ishte në kulmin e shikueshmërisë, dhe që prej asaj goditje, e ka pasur të vështirë ta marrë veten.

Kjo është ironia e një vendi qesharak, ku të gjithë që dje heshtnin, sot bëjnë si të revoltuar për lirinë e gazetarëve!

Dhe nuk është vetëm fjala tek PD, por edhe tek ato media dhe gazetarë që sot paskan zbuluar gjendjen e medias në Shqipëri!

3 komente në “Kur PD kërcënonte Vizion Plus, të mbyllte emisionet dhe të përzinte gazetarët!”

  1. daku says:

    Gjithsesi, ky nuk eshte justifikim per ate qe ndodhi! Trajtimi i ceshtjes ne kete menyre sic e trajtoni ju, na kthen pas ne kohen e Berishes.

  2. ben says:

    Sakte
    Kjo eshte ironia e nje vendi qesharak me njerez qesharake.
    Ata qe deri dje bertisnin per lirine e shtypit jane bere sot inkuizitoret me te medhenj te tij. Dhe kete e thone me krenari e mburje me nje fraze te vetme “kjo eshte gjendja e shtypit ne shqiperi ” dmth qe eshte normale qe pushteti te mbylli emisionet qe nuk I pelqejne dhe kjo per sa kohe je ne qeveri.
    Nuk ka faj asnjehere ai qe tall trapin e shet mut fajin e ka ai qe e blen dhe tallet. Keni shume te drejte per sa kohe keni perballe nje popull qe e ka memorien me pak se te pules. Dhe nivelin e inteligjences me pak se te 1 peshku.

  3. tomi says:

    Dhe kjo qenka alibia o Mjeran? Se e beri Saliu dhe mund ta bejne dhe Rilindasit qe erdhen ne pushtet per te mos vepruar si ai? Se kuptoni sa qesharake beheni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje