Pas disa komenteve të rënda të kandidatit republikan për president, Donald Trump ku thoshte se, nëse je i famshëm mund të bësh ç’të duash me femrat, një tjetër bisedë telefonike edhe më shokuese është publikuar së fundi.
Në të, Trump është duke biseduar me Hoëard Stern për një konkurs të ri televiziv. Por, gjatë bisedës, Trump nuk ka ngurruar të bëjë edhe komente me natyrë seksuale në lidhje me të bijën, Ivanka.
“Në fakt, ajo ka qenë gjithmonë një femër e mbushur,” dëgjohet të thotë Trump në një moment.
Komentet e reja të publikuara, kanë shkaktuar një valë të re kritikash negative ndaj republikanit, ndërsa edhe kolegët e tij brenda partisë thuhet se kanë nisur t’i kërkojnë tërheqjen nga gara.