Askush nuk e beson, askush s’mund ta besonte se kolegu, miku ynë Gilman Bakalli nuk është më!
Një pritë tinëzare e vdekjes e mori atë këtë të shtunë, aq befas sa vetëm vdekja mund të ketë pushtet mbi jetën njerëzore.
Duke na lënë të shtangur dhe të mangët nga shoqëria e një njeriu ekselent në çdo drejtim: erudit, intelektual, krenar, i thellë, sportiv, njeriu që e donte jetën dhe të bukurën.
Duke filluar nga trupi i tij sportiv, nga stil i jetës dhe mendimi, nga arti dhe filozofia.
Me heshtjen që mund të na imponojë vetëm vdekja fuqiplotë, sidoqoftë sot kam një dëshpërim për të ndarë lidhur me kolegun tonë të paharrueshëm tashmë: na mungon tmerresisht miku ynë Gilman.
Dhe do të na mungosh tmerrësisht më shumë.
Lamtumirë, njeriu i bukur, mendje e bukur dhe shpirti i bukur, profesor Gilman Bakalli!
Mire o shoku Henri Cili qe i thua lamtumire ketij Gilman Bakallit qe te paska ikur, po rrogen a ja ke thene ne kohe, apo ka disa muaj pa i marre qe te mos i merte me vete ne var?
vertet njeri i mir, i qoft dheu i leht ngushellime familjes.
Ngushellime familjes. Ishte i tille me te vertete.
Shqiptar per se mbari! Dheu i lehte
Ngushellime familjes! O cili po te shohesh ne pasqyre veten do shohesh se je e kunderta e Gilmanit! Por te miret ikin nga kjo bote! Nuk bie rufeja ne hale!
I lehte dheu per te,shoqeria ka nevoje per njerez te tille,ngushellime familjes.
Henri cili eshte antiteza e gilmanit, trup fytyre dhe shpirt i shemtuar. Ky eshte realiteti shqiptar ku antivlera dhe mashtrues ordiner si cili jane punedhenes te njerezve te afte dhe pozitiv si gilmani. Te qofte dheu i lehte Gilman ! Ngushellime familjes per humbjen e pazevendesueshme.
I qoftë dheu i lehte!U prehte ne PARAJSE.Respekte per kontributin e tij per demokratizimin e politikes Shqipetare!
Nuk ka ardhur ende koha ne Shqiperine tone qe t’u besohet pohimeve te punedhenesve. Apo ndoshta kjo tregon se thelle territ te shpirtit te tyre, me ndonje skaj rri strukur i turperuar te dale ne siperfaqe Njeriu i dikurshem, nese ka qene aty. Ndoshta eshte nje menyre per te shprehur ndjese ne cast dobesie per ate qe punedhenesi do duhej te kish qene kur “e kishte profesorin”. Nese eshte keshtu ende ka shprese. Sidoqofte do ishte e mirepritur te qe sinqeritet, sepse miresia e te mireve ka pushtet te ata qe jane larg tyre, te cilet do donin dhe ata te ishin po aq te mire, por s’munden sepse koha “e jashtme” nuk gjen vend se brendshmi… Per njerezit e mire e mban barren koha per te folur, per te tjeret e merr persiper dheu per te heshtur…
Pushofsh ne paqe i nderuari z . Gilman . Ngushellime familjes .