Gjendja e papërshtatshme fizike duket se nuk e ka penguar Michael Flanagan të hyjë për të grabitur në shtëpinë e shefit të tij.
Flanagan, i cili ka humbur njërën këmbë dhe gjendet në karrige me rrota, është filmuar nga një kamera sigurie teksa thyen xhamin e shtëpisë së shefit të tij dhe hyn për të grabitur.
Ai ka arritur të marrë një televizor dhe një laptop, ndërsa është larguar me ndihmën e një bashkëpunëtoreje.
Në gjykatë, Flanagan deklaroi se grabitjen e kreu në shenjë hakmarrjeje, pasi shefi i tij nuk i kishte shlyer një pagesë dhe për këtë, ai jo vetëm e grabiti, por i prishi edhe tubin e një lavatriçeje, duke bërë që kati i parë i shtëpisë të përmbytej.