RREFIMI/ Flet Vaso Papaj: Si na kërcënonin në fillim të viteve '90 për të futur plehrat italiane në Durrës

7 Tetor 2016, 21:31Sociale TEMA

Në ditët më të nxehta të debatit për ligjin e plehrave dhe për një reagim të shoqërisë civile që tashmë ka marrë dhe mbështetje politike, duket se të tjera fakte vijnë nga vitet në fillimet e demokracisë, ku  historia e plehrave në një vend të virgjër  në fakt ka qenë një objektiv i qeverive dhe aq më shumë i segmentëve brenda pushtetit për t’i sjellë ato në një formë apo në një tjetër. Vaso Papaj , ish kryetar i Rrethit të Durrësit në vitet 1992-1996 dhe një nga ekspertët më të mirë të mjedisit jo vetëm në Durrës Tasim Besho, të kontaktuar nga gazeta Bulevard kanë dhënë  opinionin e tyre për ligjin aktual, ndërsa  nuk kanë nguruar të tregojnë detaje dhe  copëza bisede të bërë në atë kohë që janë parë si tentativë e futjes së plehrave në vendin tonë dhe konkretisht në Durrës.

Duket se Durrësi është zgjedhur  për të vetmen arsye, pasi ishte afër Italisë dhe ku transporti mund të bëhej kollaj dhe  me kosto të lirë , po edhe për një arsye tjetër që në Durrës ky lloj biznesi shihej si një favor për disa drejtime duke përfshirë edhe ndriçimin në lagje të caktuara, ndertimin e serave ne tokat e ish NB qe ende ishte e pandarw pwr frymw, gjw qw u bw nw vitin 1994. Por duket se dëshirës së mirë të qeverisë së atyre vitëve i kanë dalë kundra pikërisht qeverisjet vendore dhe aq më shumë që në Durrës në atë kohë  edhe kjo qeverisje ishte e demokratëve. Ish kreu  Rrethit në Durrës, njësi administrative e asaj kohe e trashëguar nga sistemi i monizmit, Vaso Papaj, i ka thënë gazetës Bulevard se që në vitin 1992 pati një  tentativë të fortë sidomos të vendit fqinj Italia për të futur mbetjet në  Shqipëri dhe kryesisht në Durrës.

Papaj sqaron se  në atë kohë kjo ishte një fushë e panjohur dhe aq më shumë që bëhej fjalë për një gjë që do sillej nga jashtë po që vetë emërtesa do sjellim plehra  ishte shumë e rëndë për ata si pushtetarë të rinj dhe pse vendor. “ Po në fakt ka pasur një tentative që në vitin 1092 dhe  në fakt kjo koiçidon me kohën që unë sapo isha zgjedhur në  drejtimin e rrethit të Durrësit, një njësi administrative në atë kohë. E gjitha kjo nuk erdhi kështu siç flitej sot, por me një delikatesë tjetër, me një lloj marrveshje apo binjakzim që do të kishte përfitime nga të dyja palët dhe në këtë rast përfitimi jonë ishte se riciklimi i atyre që quhet sot ashtu se atëherë ne na u tha djegie, do të bënte të mundur ngrohjen e serave dhe madje deri në ndriçimin e  një lagje të Durrësit që mesa mbaj mend atëherë bëhej fjalë për Shkozetin”, thotë për Bulevardin  Papaj.

Por kujtesës së Papajt i vjen në ndihmë edhe një nga njohësit më të mirë të mjedisit jo vetëm në Durrës, profesor në Universitetin e Barit, Tasim Besho, i cili po ashtu konfirmon se të njëjtat fjalë që thotë Papaj, ndërsa në atë kohë ai ka qenë në konsulencë të vendimit që ka marrë ky i fundit si titullar. “ Ajo që thotë Vasoja është e vërtetë. Ishte viti 1992 dhe më ka mbetur në kujtesë  një propozim që na u servir në fillim si bashkëpunim, më pas si binjakzim dhe më tutje dolën edhe hapur që në Durrës të sillnin plehra. Atrëherë ky term  përdorej dhe ne nuk është se kishim ndonjë përvojë të madhe. E mbaj mend si tani që pasi dëgjuam propozimin për bashkëpunim i thamë se çfarë përfitojmë ne dhe na thanë se do të kishin më shumë ujë të ngrohtë, më shumë ngrohje për serat dhe  padyshim energji për lagje të Durrësit. Por kur i thamë se ju çfarë doni nga ne ata na u përgjigjen  se ne ishëm të varfër dhe  thjeshtë ata të sillnin plehrat për ti djegur në Durrës”, thotë Besho.

Ish kreu  i rrethit tregon se kompania ju është servirur si mjaft prestigjoze dhe se për këtë ishin bërë disa takime më parë por që nuk kishin dalë që në fillim te qëllimi i tyre. “Kishin bërë disa takime. Mos harroni se ishte një vend që sapo kishte dalë nga diktatura, një vend që ishte i varfër, një vend që kishte plagë kudo që të hidhje sytë dhe ne ishim të gatshëm të tregoheshim  xhentilmenë për të marrë sa më shumë  ndihma nga ajo që quhej Italia dhe që ishte ëndërr e durrsakëve deri  dy vite më parë”, tregon Papaj. Ndërkohë që ai shton se kur i është kërkuar konkretisht se në Durrës do të sillnin plehra pavarsisht asaj që na kishin premtuar, kjo na shkatoi habi. Kaq shpejt një vend që kishim aq shumë probleme dhe pse nuk e kishim njohurinë që kemi sot  apo që është sot për këtë sektor që e administron në shumë vende mafia, Sa u gëzuam kur na thanë se çfarë do të bënin që fillonte nga punësimi i njerëzve, nga ndërtimi i serave me ngrohje dhe energjia aq na mbeti gëzimi në fyt kur na thanë se këto do të arriheshin falë  sjelljes së plehrave në Durrës.

Ndërkohë që këtë detaj e kujton dhe  Tasim Besho që ka qenë në bisedimit që kanë bërë mes dy palëve, delegacionit të kompanisë dhe delegacionit të  institucionit të Rrethit. “ Kur dëgjuam se çfarë do të bënin nuk është se nuk u gëzuam dhe me thënë të drejtën nuk është se ishin pak. Të bëjë diçka për Durrësin në atë vite nuk ishte kurrë “pagjë”, por kur  dëgjuam se e gjitha kjo kishte kohën e  sjelljes së plehrave në Durrës kemi qenë të gjithë në një mendje. Jo i kemi thënë vetëm duke shikuar njëri- tjetrin, Durrësin nuk mund ta kthejmë kosh plehrash.”, tregon Tasim Besho. Sipas tij ka pasur edhe një  presion nga qeveria e Tiranës në atë kohë demokratke dhe konkretisht nga Rexhep Uka në cilësinë e z/ kryeministrit, i cili është munduar ti thërrasë dhe ti tregojë se asgjë të keqe nuk do të kishte kjo sjellje plehrash në Durrës, ndërsa ekonomia  do të merrte më shumë  se sa do të kishim ne pasoja. Sipas tij ka qenë një debat i gjatë rreth 3-4 vite për këtë gjë dhe si drejtues vendor ata janë ndjerë shpesh nën presionin e atyre që ishin në qeverisjen qëndrore, por  sipas tij gjithmonë duke mos e justifikuar me asgjë tjetër vetëm se me dobinë. Në fakt ne nuk e bëmë kurrë këtë kompromis dhe kemi qenë gati të lëshonim vendet që kishim për të mos e pranuar këtë gjë. Edhe Papaj e konfirmon një gjë të tillë, madje sipas tij ka pasur disa takime dhe telefonata me drejtuesit qëndror përfshi edhe vetë kryeministrin e asaj kohe Aleksandër Meksin dhe z. Uka që sipas  tij kanë qenë takime që kërkonin më shumë të  bindnin formimin tonë se plehrat që do të sillnin nuk do të ishin të rrezikshëm por thjeshtë do të ishin të dobishëm për ekonominë. “Po e mbaj mend mirë se më janë radhitur disa të mira sic ishte  ndërtimi i serave dhe ngrohja e tyre nga diegia, punësimi i njerëzve dhe aq më shumë për ti dhënë energji një lagje të tërë siç ishte ajo e Shkozetit. Thjeshtë bindja ime dhe e punonjësve dhe këshilltarëve të mi ishte se Shqipëria nuk mund të bëhet një kosh plehrash. Ka qenë në fakt një moment i sikletshëm pasi shpesh mund të mendoje se nuk do të bëhet një investim në qytetin tënd dhe aq më shumë që i shërben atij. Po thjeshtë fakti që do të vinin plehra për djegie  na trembte”, thotë Papaj. Ndërkohë që ai shprehet se nuk ka pasur presion ndaj tij nga qeveria, por nga individë të veçantë. “Po kam dy raste që janë shënuar në memorien time, një ka qenë në formën e  një kërcënimi  të hapur për ta firmosur këtë marrveshje bashkëpunimi se kështu do të servirej dhe një vizitë të papritur në zyrë të një njeriu me një valixhe ku kishte lireta italiane të paketuara. E çuditshme është se në këtë histori ishte  përfshirë dhe një prift i “Karitasit” që në atë kohë erdhi në zyrën time dhe në fakt ishte ai që kërcënoi, tjetërkush më ofroi valizhen me lireta. Fati i madh për mua si individ dhe Durrësin si qytet që asnjëri dhe as tjetri nuk ja doli”, shprehet Papaj. Ndërkohë që Besho ka një tjetër histori për të treguar. Ai shprehet se edhe pse nuk ka pasur presion nga qeveria ashtu siç deklaron dhe Papaj , por sipas tij ka pasur një presion mediatik nga gazeta e PD, në atë kohë RD që ka bërë disa shkrime ku në njërin thuhej se inetelektualët e Durrësit janë kundër investimëve të Perendimit në Durrës. “ Sot gjërat duken edhe qesharake po për atë kohë ata kishin një tjetër kuptim. Nuk ishte e pakët të  shikoje emrin në një gazetë që sapo kishte rrëzuar komunizmin dhe kjo se na paragjykonte si intelektualë që  nuk donin investimet e Perendimi në Durrës.

Nuk jam penduar kurrë për atë pjesë që më takoi për të bërë dhe  e bëra ashtu si po e them sot pas dy dekadash”, shprehet Besho. Gjithsesi edhe pas 24 vitesh si Papaj ashtu dhe Besho shprehen kundër ligjit që është miratuar në parlament vetëm ditë më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje