Kryepolici Çako: Asgjësuam 2.5 milionë bimë kanabis

7 Tetor 2016, 18:00Sociale TEMA

Shefi i Policisë së Shtetit, Haki Çako deklaroi sot se janë shkatërruar afro 2 milionë e 500 mijë bimë narkotike gjatë aksioneve antikanabis.

Çako paraqiti rezultatet e përbashkëta me përfaqësuesit e Guardia di Financës, duke saktësuar se ishte ndërhyrë në 2082 parcela, nga 20086 që ishin pikasur në total nga avionët me specialist të Universtitetit të Napolit, që monitorojnë zonat.

Vitin e kaluar, sipas Çakos, ishin 1386 parcela, por sivjet prodhueshmëria e bimës ishte më e vogël, pasi në 70 për qind të rasteve bëhej fjalë për një bimë viatnameze. Pra, nga përllogaritjet rezulton se ishte ndërhyrë në 99.8 përqind të parcelave të monitoruara, me dy helikopterë, 410 grupe pune, 3 mijë policë dhe 500 mjete.

Në total pati më shumë se 500 milionë lekë shpenzime, ndërsa u shkëmbyen 4 mijë informacione.

Çako tha se Policia shkatërroi gjithësej rreth 2 milionë e 500 mijë bimë, ku 430 mijë të tilla shkatërruan që në kubikë. Në total pati 120 operacione antikanabis, me 1592 procedime penale dhe 400 autorë të identifikuar, ku nga këta 248 janë arrestuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje