Kryeministri Edi Rama ka patur një takim me kryetarët e disa Bashkive të mëdha për ligjin e mbetjeve. Në takim ku të pranishëm qenë ministri i mjedisit dhe ai i pushtetit vendor, kryeministri ka kërkuar që të ndërtohet një partnetitet i qëndrueshëm i pushtetit vendor me subjektet e riciklimit.
Eshtë koha që pushteti vendor ta vendosë menaxhimin e mbetjeve në krye të listës së punëve të tij. Kështu tha kryeministri Edi Rama në një takim me kryetarët e Bashkive me të cilët ka diskutuar për zbatimin e ligjit të ri të mbetjeve.
Për realizimin e këtij plani kombëtar kryeministri ka kërkuar jo vetëm bashkëpunimin ndërmjet bashkive por sipas tij është parësore bashkëpunimi pushtet vendor – industri riciklimi. Për këtë do të ngrihet edhe një zyrë qeveritare kordinimi.
I pranishëm në takim ministri i mjedisit Lefter Koka tha se ligji është edhe mbrojtje e investimeve të mëdha të bera deri më tani në shumë zona të vendit
Në takimin me kryebashkiakët të pranishëm vec zyrtarëve të lartë të shtetit kanë qenë dhe përfaqësuesit kryesorë të indusktrisë së riciklimit.
A ka kene aty Sorra e Shkodres?