Irani paralajmëron Tiranën për akte terroriste: Mos u shqetësoni për importin e mbetjeve, por për importin e terroristëve

7 Tetor 2016, 16:15Sociale TEMA

Teherani vazhdon ta akuzojë Tiranën për shkelje të rënda dhe paralajmëron akte terroriste në Tiranë.

Radio Irani thekson se Shqipëria po importon terroristë bashkë me mbetjet urbane.

Cili është shkaku i pranimit të anëtarëve të grupit terrorist MEK?

Cilat janë të ardhurat materiale në shkëmbim të pranimit të këtij grupi terrorist?

Çfarë rreziku përbënë për qytetarët ardhja e këtyre terroristëve në Shqipëri?

Çfarë është plani dhe programi i këtij grupi terrorist?

Cilat janë aftësitë e një prej vendeve më të varfëra të Evropës për të plotësuar nevojat e pjesëtarëve të këtij grupi terrorist?

Megjithëkëtë, opinioni publik i Shqipërisë gjatë tre viteve të fundit nën ndikimin e njohjes jo të drejtë, ka treguar se një çështje siç është importimi i plehrave i jep rëndësi më të madhe se sa një çështje siç është importimi i terrorizmit në territorin shqiptar!

Duke lënë anash çështjen se qeveria Shqiptare a ka respektuar interesat shoqërore në vendimin e saj për të importuar terrorizimin dhe plehrat në Shqipëri apo jo, çështje me rëndësi është e ardhmja e Shqipërisë dhe fakti se rezultatet dhe pasojat e këtyre veprimeve do të jenë afatgjate për qytetarët shqiptarë.

Me fjalë të tjera, pyetja themelore është kjo se në çfarë gjendje do të ndodhet vendi i Shqipërisë pas një ose disa dekadash, do të thotë në kohën kur pema e terrorizmit dhe shumë pemë të tjera si pema e plehrave, do të japin frutat e tyre???!!!”, thekson në shkrimin redaksional Radio Irani.

2 komente në “Irani paralajmëron Tiranën për akte terroriste: Mos u shqetësoni për importin e mbetjeve, por për importin e terroristëve”

  1. enter"" says:

    Shqiperise ja ka mberthyer duart ameriqia. Kshu eshte kur I lepin menderen.
    Shikoni Gerdecin, veper amerikane krye e keput. Te kishte ndodhur ne nje vend tjeter, do kishte patur nje reagim mbare popullor.

    Por delet shqipfolese kshu e kane

  2. tfgs1 says:

    pune korrakesh,varu mujahedinet………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje