Skandali: Përjashtohet fëmija me autizëm nga shkolla, me kërkesën e prindërve të nxënësve të tjerë

7 Tetor 2016, 10:08Sociale TEMA

Një skandal i vertete ka ndodhur ne shkollen “Skender Çaçi” ne Tirane. Nje femije me autizem ne moshen 9 vjeçare me inicialet A.K i eshte kerkuar largimi nga klasa e dyte me kerkesen e prinderve te nxenesve te tjere. Pasi prinderit kane firmosur nje kerkese disa dite me pare ne nje mbledhje prinderish pa dijenine e prinderve te femijes me autizem te cilet nuk kane qene prezent sepse mesuesja kujdestare nuk i ka njoftuar, gje qe le hije dyshimi per mesuesen.

Disa dite me vone eshte organizuar nje tjeter mbledhje me iniciativen e prinderve, dhe prinderit e femijes me iniciale A.K jane njoftuar dhe jane perballur me refuzimin dhe perbuzjen ndaj femijes se tyre nga ana e prinderve te tjere duke arritur te degjojne edhe fraza, “mos e sill ne shkolle dhe mbaje ne shtepi”, fjale qe jane teper te dhimbshme per prinderit e femijes me autizem qe duhet te perballen çdo dite me problemet e femijes dhet duhet te durojne dhe refuzimin e shoqerise.

Kerkeses se prinderve per largimin e femijes me autizem nga shkolla, Drejtoria Arsimore e Rrethit Tirane, i eshte pergjigjur me refuzim total, duke iu permbajtur ligjeve ekzistuese qe bejne te mundur qendrimin dhe integrimin e femijes me autizem ne shkollen ku ai meson prej tre vitesh.

Per ironi te fatit gjithçka ndodh ne muajin tetor, muaji i sensibilizimit per femijet qe lindin me sindromen down dhe ate te autizmit. Fatkeqesisht kjo deshmon nivelin dhe sa e pergatitur eshte shoqeria shqiptare per pranimin e femijeve me probleme ne gjirin e saj, nderkohe qe ne pjesen tjeter te botes ekziston nje mirekuptin ne integrimin e femijeve me te tilla probleme.

7 komente në “Skandali: Përjashtohet fëmija me autizëm nga shkolla, me kërkesën e prindërve të nxënësve të tjerë”

  1. JONA says:

    KU ESHTE LIRI BERISHA ME FONDACIONET E SAJ?
    APO I BLEN RROBA ARMINES?

  2. Agim Kodra says:

    Kjo tregon se ne nuk jemi te pakten as besimtare.Cdo njeri mund te kete nje femije te tillelle.Qendrimin e ketyre prinderve te cilet pozicionohem ne kete forme eshte nje mekat qe do japin llogari para allahut. Femijet e tyre nuk i demton ai femije qe per fatin e keq i ka rene te vuaj kete diagnoze por ato prinder qe nuk duan te njohin as zotin.

  3. AI says:

    O NIKOLLA TE PUSHOSH DIREKT ATE MESUESEN NGA PUNA, COPEN E INJORANTES, QE DO ZOTI, MOS PAFTE HAJER SI NJERI

  4. Kaonia says:

    c ka per skandal ketu. eshte e dhimshme te kesh femi autik dhe une e mirkuptoj shqetesimin e prinderve te femijes por mos haroni dhe anen tjeter qe femijet e tjere jane ne shkolle per te mare dije jo per tu bere klase ekspermentale alla shqiptarce.ne cdo vend te botes perendimore ka komisione te vecanta qe diagnostikojne nivelin e femijes dhe pastaj vendosin ne duhet te jete pjese e asaj shkolle ,por ne shumicen e rasteve femijet autik kane shkolla te vecante sepse dhe arsimin e marin ne forme tjeter.Ne nje klase qe ka femije me probleme nuk mund te zhvillohet mesim,mesuesja do shpjegoje apo meret me problemin ne fjale.spo zgjatem me shembuj se eshte nje fatkeqesi per cdo njeri qe ka femi autik por inatin duhet ta kemi me keta te shoqatave qe marin fonde pa fund marin projekte dhe leke nga shteti dhe nuk mbajne asnje pergjegjesi nen idene e gjitheperfshirjes ne arsim.

  5. . Valentina says:

    Ligje ??????cfare ligje ka Shqiperia . (Shoqeri me te medhenj dhe Po u the leke mbyllet goja ) asgje teeter . Gje standaloze . Cfaje faji ka femija . Asnje ska te drejte te perjashtoje femijen nga shkolla

  6. Elba says:

    Keqardhje dhe vetem keqardhje per shoqerine shqiptare turp dhe turp i madh per mesuesen dhe prinderit qe kane bere kete kerkese.
    Ndersa per te gjithe ata qe kane etiketuar fatkeqesi te pasurit e nje femije me autizem si nene nje djali te mrekullueshem me diagnoze autizmi ju them se eshte gjeja me e bukur qe me ka ndodhur ne jeten time dhe asnjehere nuk do ta quaj fatkeqesi. Femije te tille kane shume per te na mesuar ne te tjereve qe etiketohemi normale dhe sillemi si anormale duke marre shkas edhe nga artikulli me siper. Zoti ju falte per gjithe paudhesite qe beni o njerez!

  7. Emiljana says:

    Femijet AUTIK jane femije me inteligjence te jashtezakonshme ! Ata thjesht e perceptojne realitetin ndryshe . Tashme ka shume vite qe praktika dhe ekspertet kane vendosur qe femijet autike duhet te qe shkollohen dhe te shoqerohen sa me shume me femijet e tjere. Prandaj kjo mesuese duhet ta kishte menduar kete situate qe e ka demtuar shume rende kete femije

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje