Tjetër koncension, SICPA merr dhe pullat e ilaceve

6 Tetor 2016, 18:55Sociale TEMA

Kompania koncensionare e pullave të akcizës do ta zgjerojë aktivitetin e saj edhe me pullet e sigurisë së ilaceve. Në mbledhjen e saj të fundit qeveria ka miratuar projektligjin i cili pritet të kalojë tashmë në Kuvend. Sipas këtij drafti bëhet fjalë “Për miratimin e kontratës ndryshuese të kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “Sicpa Security Solutions” e “Sicpa Security Solutions, Albania”, “Për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave”.

Në fakt ky koncesion ka qenë dhënë një herë nga qeveria Berisha që në shkurt 2011, por nuk u zbatua sepse u kundërshua nga subjektet e shitjes së ilaceve që e ankimuan në Autoritetin e Konkurencës. Autoriteti me vendimin 337 të 11 nëntorit 2014 vlerëson se ky koncension sjell kosto të lartë për produktet farmaceutike të cilat kanë një ndjeshmëri shumë të lartë. Po ashtu autoriteti i ka dhënë përgjigje negative edhe ankimimit që kompania i kishte bërë vendimit të mësipërm. KJo për faktin se ishte vërejtur se pas marrjes me koncesion cmimi i pullave rritej me disa herë dhe kjo kosto i kalonte blerësve të ilaceve.

E njëjta gjë sipas Konkurencës ka ndodhur edhe me cmimet e pullave fiskale që janë rritur me disa herë.

Qeveria Rama erdhi në pushtet me premtimin se do ti hiqte të gjithë koncesionet e dhëna nga qeveria e mëparshme, pork jo nuk ndodhi në asnjë rast.

2 komente në “Tjetër koncension, SICPA merr dhe pullat e ilaceve”

  1. Safari says:

    Ehuuu… ky ka qene ekzistues por qe asnjehere nuk u be. I erdhi koha tani se qe ne kundershtim te plote dhe qeveria po e qelbte, prandaj… thjeshte zbatim i nje detyrimi eksiztues…. tani do i rruajne bishtin mekanizmave te rimbursimit qe vodhen deri dje

  2. J.K. says:

    S`ka ngel gje tjeter pa dhene me koncesion. A po. Po sikur te japim dhe qeverine me koncesion, po Parlamentin, po presidencen ? Apo me koncesion i kemi dhene dhe nuk e di une ? Po atehere kane ngel grate e qeveritareve dhe parlamentareve me I dhene me koncesion . Apo me koncesion i kane dhe akoma nuk e dine? ?!?!?!?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje