Eduard Halimi: Helmi i mbetjeve troket kudo, unë jam shembulli…

6 Tetor 2016, 12:10Sociale TEMA

Deputeti i PD-së, Eduard Halimi, ka lexuar në Kuvend kërkesën e opozitës për referendum për importin e mbetjeve.

Halimi tha se gabon ai që mendon se helmi i mbetjeve nuk troket në derën e tij.

Sipas tij, vetë Halimi është shembulli për këtë gjë.

“Shume prej jush ketu mendojne se ndoshta helmi i mbetjeve nuk troket ne deren tuaj, dhe se fati ndoshta nuk do e beje qe te trokase.

E sinqerisht nuk ia uroj askujt.

Por kjo nuk eshte e vertete.

Une jam shembulli, por ne nuk duhet te presim qe te trokase tek vetja qe pastaj te mendojme per qytetaret. Jo absolutisht.

Është e njohur që ndotja e ajrit është një nga faktorët kryesorë të sëmundjeve të gjakut.

Nje fjale e lashte latine, thote: o njeri me mend, provoje ne trupin tend, nese ty te dhemb, edhe tjetrit i dhemb”, tha Halimi, që solli si shembull sëmundjen e tij, duke folur për herë të parë në publik për këtë çështje.

Halimi tha se për një gjë kaq shumë të rëndësishme i duhet lënë sovbranit të vendosë.

PD ka depozituar javen e kaluar kerkesen per miratimin me ligj te parlamentit te zhvillimit te nje referendumi popullor, nese Shqiperia duhet te importoje apo jo plehra, mbetje.

Populli duhet te vendose me po ose jo.

Opozita kerkon qe per kete ceshtje madhore, te vendose sovrani ne menyre te drejteperdrejte.

Qe demokracia te jepet drejperdrejt, nga ata qe na kane sjelle ketu, votuesit tane.

Sepse ceshtja eshte e nje rendesie te vecante jetike, per te ardhmen e vendit, per te ardhmen e femijeve dhe brezave. Per importimin ose jo duhet te vendosin ata qe na kane sjelle ne kete ngrehine, dhe jo ne qe jemi ketu”, tha më tej Halimi.

2 komente në “Eduard Halimi: Helmi i mbetjeve troket kudo, unë jam shembulli…”

  1. Gardisti says:

    O legen pse diktove vendimin per ceshtjen e Gerdecit dhe denove ata bij nenash te pafajshem per te fshehur Shefat e tu….
    Nje dite lahen te gjitha. Pse nuk e provove tek vetja burgun dhe pastaj te denoje te tjeret kot???
    I marrsh me vete parate qe ke bere me vuajtjet e te tjereve

  2. Edkari says:

    Eduart Halimin e kane mallkuar njerezit qe u nxorren nga shtepite e shtetezuara nga regjimi komunist,
    u nxorren pa te drejte dhe mallkimi me i madh po dhe me i shpejte ra mbi Sokol Olldashin i cili e mori
    hakun pa ju thare mire djersa.
    Akti Normatin i fundvitit 2012 beri qe me zbatimin etij te dredhen shume lot nga njerezit me te pafuqishem
    dhe me fukarenj.
    Eduart Halimi ne ate kohe minister i drejtesise e formatoj Aktin Normativ qe te zbatohej nga Zyra Permbarimore
    si zbatim vendimi gjygji pa bere aspak seance gjykimi e pa te drejte ankimimi por fukarenjte ju ankuan ZOTIT e
    ministri drejtesise nuk kishte mundesi ti pengonte..Si duket ZOTI i ka degjuar gjer e gjate fukarenjte e ka filluar
    te dergoj permbaruesit e tij.
    Eduart Halimi pak e ka per cfare e ka gjetur.
    Edi Rama duhet ta dije se dhe per ate do jene ca permbarues te tjere se beri sehir gjate kesaj maskarade.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje