Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shfrytëzuar dhurimin e 11 makinave që fuksionojnë me energji elektrike, për të lajmëruar shqiptarët se fronti i së keqes është në SHQUP dhe në segmente të caktuara të medias. Ai i cilësoi si “burime të prokurorisë” të gjitha akuzat që janë hedhur ndaj policisë, duke u shprehur se synimi është përbaltja e uniformave blu.