Vrasja që nxiti protestat në SHBA, policia publikon pamjet e plota

5 Tetor 2016, 13:22Sociale TEMA

Vrasja e Keith Lamont Scott rreth një muaj më parë në Charlotte, SHBA, shkaktoi protesta të shumta.

Megjithatë, policia disa ditë pas vrasjes publikoi pamje ku Scott, kundërshtoi urdhërin e oficerëve për t’u dorëzuar, si edhe fotografinë e një pistolete, të cilën ata thonë se e gjetën në automjetin e viktimës.

Por, së fundi janë publikuar edhe pamjet e plota nga kamerat e trupit të policisë, të cilat nuk tregojnë në asnjë moment se Keith Scott mbante ndonjë armë në dorë.

Aty tregohet qartë momenti kur ata e qëllojnë Scott, ndërsa më pas përpiqen t’i japin ndihmën e parë.

4 komente në “Vrasja që nxiti protestat në SHBA, policia publikon pamjet e plota”

  1. enter"" says:

    Police Bastarde!!!
    Diktature policore.
    Shtet fashist

    1. ABC says:

      Nuk eshte as edhe pak e drejte qe policia vepron ne kete menyre. Por…. do ishe me bindes nese keto fjale ja kushtonje edhe policise greke.

  2. Justini says:

    Ti Enter duket qe ste pelqen ligji,por Amerika me zbatimin e ligjit mbahet.Nuk jane as bastarde as shtet fashist,por jane shtet ligjor.Kur ligji nuk te lejon te kundershtosh policine,dhe ti e di dhe nuk e zbaton,atehere pasojat jane te tuat.Policia ka bere detyren ka zbatuar ligjin.

  3. klani nates says:

    Jo po si ketu tek ne, qe merr tjetri armen dhe masakron ke di dale perpara, harruat cfare ndodhi ne Vlore qe te erdhi e shkreta me pushime ne vendlindje dhe hengri plumbin ne mes te dites duke fjetur gjume, apo ky i fundit qe merr armen dhe vret pa iu dridhur dora per nje loje pokeri. Keshtu duhet te jete gjithandej, terrorin duhet ta beje shteti, qe mos i shkoj askujt ne mendje te verdalliset me arme, dhe jo terror nga terrorista qe lene bije e vajza nenash te vdekur rrugeve per kaprico banale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje