Gati linja ajrore Varshavë-Tiranë

5 Tetor 2016, 11:36Sociale TEMA

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj është takuar sot me ambasadorin e Polonisë rezident në Romë, Dariusz Karol Bachura. Gjatë takimit ambasadori Bachura, tha se mes dy vendeve ka marrëdhënie shumë të mira në nivel bilateral, por është koha që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe në sektorë me interes reciprok, veçanërisht në turizëm dhe transport.

Bachura shprehu se ka interes nga kompania kombëtare ajrore polake “LOT”, për të kryer fluturime direkte nga Varshava në Tiranë dhe anasjelltas, pas kërkesave të shumta nga turistët polakë për të vizuar Shqipërinë.

Ministri Dervishaj deklaroi se pala shqiptare është e gatshme  të fillojë bisedimet për të bërë të mundur operimin e kësaj linje ajrore, çfarë do të ketë impakt të konsiderueshëm në rritjen e numrit të turistëve polak në vendin tonë, si dhe  do të ndikonte  në rritjen e konkurueshmërisë për t”ju ofruar pasagjerëve shqiptar, më shumë shërbime dhe çmime më të ulëta.

Gjatë takimit, u fol gjithashtu për të hapur sfera të tjera  bashkëpunimi në sektorin e transportit detar, atë rrugor dhe hekurudhor.

1 komente në “Gati linja ajrore Varshavë-Tiranë”

  1. Leonard Zissi says:

    Ambasadori Polak nuk është rezident në Romë, por është me qëndrim të përhershëm në Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje