“Fenomeni i radikalizmit është një fenomen global dhe luftohet duke qenë të bashkuar” – ishte ky mesazhi i Ambasadores së Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin. Ajo theksoi se ekstremizmi i dhunshëm është sfida e BE që kërkon vendosmëri, njohuri dhe ndjeshmëri.