Pas humbjes së pësuar në transfertë kundër skuadrës së Kukësit, tekniku Italian i Partizanit, Adolfo Sormani, është larguar drejt italisë, ku ende nuk është kthyer në Shqipëri.
Edhe pse ai nuk ka qenë prezent skuadra e Partizanit ka vijuar përgatitjet për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë kundër Kevitanit.
Vonesa e Sormanit hedh dyshime të forta për të ardhmen e tij në krye të pankinës së 15-herë kampionëve të vendit, i cili deri më tani nuk e ka fituar dashamirësinë e tifozve të kuq.
Madje ata i kanë kërkuar drejtuesve të klubit të kuq që ta shkarkojnë italianin, i cili nuk ka arritur rezultate pozitive me skuadrën.
Megjithatë pritet që Soromani të kthehet të mërkurën, por që asgjë nuk është zyrtare.
Në këto pesë javë të para të kampionatit, Partizani renditet në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit me 8-pikë të grumbulluara./f.b