Roland Siegëald, një shtetas gjerman që ka ardhur disa herë në Shqipëri që prej vitit 2009, iu bën thirrje shqiptarëve që most ë largohen nga vendi i tyre.
Ai thotë se në Gjermani dhe vende të tjera është e vërtetë se mund të sigurojnë më shumë punë dhe para, porn ë jetë nuk është kjo kryesorja.
“Në Shqipëri kam vënë re një strukturë “fshati” të jetesës. Dhe të ritmit të pavarur të jetës. Në Shqipëri ende nuk ka një koncept të qartë si të kuptosh kohën dhe si e strukturojmë ditën. A është koha ajo që strukturon ditën tuaj apo janë marrëdhëniet sociale.
Kjo është diçka e veçantë në lidhje me Shqipërinë sepse segmentimi i ditës sipas marrëdhënieve shoqërore është shumë më i madh se ai që ka të bëjë me kohën.
Në shtetin nga vij unë, pra Gjermania meqë e morët si shembull, puna është përgjegjëse për strukturimin e ditës tënde, dhe jo marrëdhëniet shoqërore.
Prandaj mendoj se gjithsekush do të shkojë në Gjermani apo gjetkë në Europën qendrore apo perëndimore, të kuptojnë se nuk mund të shkojnë diku vetëm prej premtimit të gjeturit të një pune.
Unë jam personalisht shumë kritik ndaj kësaj qasjeje, sepse nëse është vetëm për arsye të parave që ata emigrojnë në këto vende, do përballen me shumë humbje.
Pra nëse nuk ka më shumë përfitime se ato monetare, atëherë sugjerimi im është të mos lini vendin.
Kam një eksperiencë me një djalë të ri këtu, i cili në bisedë e sipër më bëri një krahasim interesant mbi të jetuarën këtu dhe në Gjermani.
Ai tha: “…unë këtu kam punë, familje dhe miq, ndërkohë që në Gjermani do të kem vetëm punë”.
Pra këtu kam më shumë gjëra. Ajo që do të thoja unë është se me të jetuarën këtu është shumë e lehtë të mos shohësh çfarë rrethon individin, mbase po të shihnim më shumë mundësi do kishim një situatë tjetër”, thotë ai në një intervistë për gazetën Dita.
Duke folur ëpr vizitën e tij të parë në Shqipëri, Roland thotë se:
“Të gjithë njerëzit ishin shumë miqësorë, në tërësi kam një ndjenjë shumë pozitive. Nuk di ta përshkruaj me një fjalë eksperiencën time, por do thoja që ka qenë një moment frymëzimi”.
Roland është rritur në një fshat të vogël afër Freiburgut, një fshat i vendosur në kufi me Zvicrën. Ka kaluar një pjesë të fëmijërisë me gjyshin e tij ku mban mend shëtitjet në fushat e bukura të asaj zone. Më pas në një moment të caktuar thotë se është zhvendosur në Berlin ku nisi të studioi Biologji ku u diplomua në mësuesi.
Por duket se kjo nuk e përmbushi Rolandin dhe shumë shpejt filloi të studionte për Teatër në Zvicër. Ka përfunduar studimet për Teatër të Aplikuar. Punon gjithashtu si një mësues i fëmijëve emigrantë.
Këtë herë e ka sjellë një Tiranë një projekt që quhet Radio Europa duke pretenduar për të mësuar më shumë rreth komuniteteve që jetojnë në hapësirën Europiane.
-Ju dilni në rrugë, pyesni njerëzit për jetesën, shpresat që kanë, pritshmëritë për të ardhmen. Në cilat vende keni shkuar dhe keni folur me njerëzit dhe çfarë keni kuptuar nga përgjigjet e tyre?
Shpesh ne i kemi bërë këto pyetje në një mënyrë që evokon trillimin apo hokatare, në këtë mënyrë njerëzit që në momentin që përballen me këtë radio apo me këtë projekt, të kuptojnë se janë në këto hapësirat e ndërmjetme ku mund të flasin, ndajnë. Ata gjithnjë gjejnë motivimin e duhur për të folur dhe ndarë. Pyetjet që i bëhen atyre gjithashtu nuk janë në formën e një pyetësori. Qëllimi i projektit është të krijojë një situatë të tretë, një situatë lëvizëse për shoqërinë. Dhe prandaj është interesantë të kemi situata që janë në formën e lojërave, për të zgjuar këtë nevojë për t’u frymëzuar.
Deri tani në kontekstin ndërkombëtar kemi qenë në Hungari (Budapest), në Republikën Çeke, në disa qytete në Gjermani, Lajpzig, Frankfurt, në Tiranë (në disa nga zonat më të rëndësishme që mund të përfaqësojnë Tiranën, por që mund të mos jenë detyrimisht pjesë administrative e saj – Vora, Kombinati, Xhamlliku, Sheshi Nënë Tereza, Bulevardi i ri). Nga këto mund të kuptosh shumë rreth natyrës së “ligjit njerëzor”, mendimet më të ndaluara. Në këto momente të ndaluara, është një moment i cili është edhe frymëzues për ata vetë por edhe për të tjerët. Ajo që nuk kuptohet shpesh është që këto momente, sipas meje në Tiranë, janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për ata vetë për dhe për të tjerët. Është e nevojshme që të mendohet për ëndrrat e gjithsecilit dhe te reflektohet për to përmes pyetjeve. Dhe pastaj mund të arrijmë gjithashtu që të pyesim “pse nuk mund të ulemi në tokë, diku në një shesh dhe të pimë një kafe”. Do thonë të tjerët që kemi karriget për këtë. Pra ne nuk pyesim më rreth kushteve. Duhet të pyesim shpesh për kushtet. Nis gjithçka me pyetjen “Pse-të”. Dhe nga këtu mund të arrijmë në atë që unë quaj “ligjin e njerëzve”, ligjin e solidaritetit. Sepse ka shumë distancë midis atyre që vendosin dhe atyre që vendoset.
-Sipas jush, pse njerëzit janë kaq pesimistë?
Nuk e di tamam se pse vjen, por mendoj se ka të bëjë me faktin që Shqiptarët kanë jetuar 50 vite në diktaturë dhe tani në demokraci njerëzit duhet të reflektojnë vazhdimisht rreth sasisë së gjërave që kanë në dispozicion dhe rolit të tyre. Në shumë raste ndikon dhe demotivimi që kanë nga njerëz të tjerë. Apo dhe eksperiencat demotivuese. Korrupsioni që perceptohet. Ligji i heshtur, ajo që lejohet që ti mund të bësh, por që paragjykohesh për këtë.
-A është Tirana një qytet kafenesh, a ka në Gjermani kaq shumë kafene…?
Nuk kemi dhe aq shumë në qytetet në Gjermani. Ose jo aq sa perceptoj ‘shumë’ unë.
-A i keni zgjidhur shumë punë këtu në vendin tonë, në kafe…?
Për mua kafeneja ka rezultuar shumë efikase. Kemi patur dhe zyrë, por nga situata e krijuar këtu, kafeneja, nëse jemi të vetëdijshëm për funksionin e punës që ka mund të rezultojë shumë e dobishme….
-A do të jetoje në Shqipëri?
Po dhe jo… Do ta kuptoj dhe mund të jap një përgjigje të mirëfilltë më vonë.
Barboni i huaj behet Vip ne fshatin Shqiperi.Ne kete vend idiotash ku te huajt priten si Perendi
Kryesorja eshte qe ta terheqesh zvarre Edi Ramen
dhe per kete po perpiqet vete Edi.
Ka shum te drejt gjermani, por pa pune nuk jetohet dot
Ne Shqiperi nuk ka pune , kjo esht defekti kryesor
Nuk ka si vendi jot dhe sidomos Shqiperia esht e vecante , esht e jashtezakonshme
Ruget plot njerez qe flasin shqip shoenguar , duke bere humor e duke ngacmuar , duke hedhur fbatuta … Hahaha Sa me pelqen o zot
…Pastaj , palmat dhe pishat anes ruges , ditet plot diell , plazhet e bukura , kafenete buz ruges te shkelqyera dhe vajzat shum te bukura …
Edhe policet jane me te mire ne Shqiperi , jane funny
Kur me kerkonin leke ua jepja me qejf
Atje duket sikur koha rjedh ngadale, ngadale
,Oh sa i pelqeja ditet e plazhit ne mengjes heret , kur dilje aty buz shetitores ..le pastaj shkuma pary ne plazh qe jane lovely fare
..apo kafenete ne mbasdite vone
…. sikur esht krijuar vetem per qejf ai vend
Per mua Shqiperia , esht Parajsa ne toke
Por e meta esht qe nuk ka pune …..
Te kete pune qe te maresh te pakten 800 dollare ne muaj , une vij qe neser ne Shqiperi
Dhe e meta tjeter esht qe kemi ne krye nje bastard si Edi Rama qe kerkon ta ktheje Shqiperin ne nje kosh plehrash te Europes
Hiqeni ate palaco qe te regullohet ai vend
Hajde ti o derdimen dhe jeto ne Shqiperi. Me ler mua ne Gjermani.
Shume mire e ka.
Une jetoj ne Gjermani dhe me plot gojen e them se si vendi yt nuk ka. Mirepo kete e mesova kur u largova nga Shqiperia me sakte nga nje qytet i vogel i Shqiperise sic eshte Berati.
Sot bej nje pune qe nuk ka lidhje aspak me arsimin dhe eksperiencat e mia, pasi eshte shume e veshtire kjo ne Gjermani.
Ju tregoj nje rast te sapo perjetuar:
-Sot do behej nje perurim afer punes sime, atje punonin ne pastrim ose ne sherbime vetem te huajt, ndersa vjen nje vajze si gjoja manaxhere, pas gjysme ore vijne dy femra te tjera me kostum dhe pas disa minutash vijne nje burre edhe nje tjeter femer, pra u bene me shume manaxhera apo mbikqyresa sesa punetore. Kuptohet personat me kostum ishin gjermanet, ndersa ata qe pastronin e qe sherbenin te huajt.
Ky eshte nje shembull i nje dite te zakonshme. Ne Gjermani, gjermanet duan te jene superiore, aq me teper qe vitet e fundit kan e ardhur shume te huaj dhe gjermanet kane idene se ata duhet te jene gjithmone ne vendet drejtuaese ndersa i huaji eshte dhe mbetet gjithmone i huaj ( auslander).
@Irena
…
Do bëje punë mendore
Tani bën punë …
me duar
Ta jap dhe unë një mëndje?
Në Greqi
duhet të kishe shkuar!
Po pse Irena, cfare pret? Do pranoje ti te vinin afrikanet ne Berat dhe ti tu sherbeje atyre? Apo ne shqiptaret, jemi race e vecante dhe duhet te na hapen dyert kudo qe te shkojme. Pastaj, persa i perket Gjermanise, ku edhe une jetoj dhe punoj prej shume vitesh, me pune dhe vullnet, por se pari duke filluar nga mesimi i gjuhes, mund te arrihet shume, shume me teper se cmund te arrihet edhe ne vendin tend, ku punet ruhen per mikun dhe shokun, apo per pjesemarrjen ne shit-blerje votash.
Persa i perket artikullit, gjermani ka shume te drejte: ketu jetohet per te punuar dhe mbetet shume pak kohe e lire per tu shlodhur, keshtu qe marrdheniet ndernjerezore kalojne ne plan te trete (puna, familja, shoqeria). Nese punon nga ora 7:30 (qe do te thote zgjim ne varesi te largesise ndoshta edhe ne oren 5:00) deri ne oren 17:00 (mberritje ne shtepi me se shpejti pas ores 18:30) te ngelet kohe vetem per tu bere gati per diten e neserme te punes. Fundjava do te kaloje pastaj me gjithe ato gjera, te cilat nuk eshte e mundur te behen gjate javes dhe rigjenerim per javen e re te punes. Keto duhet ti kene te qarta te gjithe ata, qe genjehen se jeta e tyre ne Gjermani do te jete shesh me lule. Kuptohet veshtiresite e integrimit, mesimit te gjuhes etj. nuk po i numeroj, pasi jane me vullnetin e duhur, te kapercyeshme. Gjithashtu, persa i perket situates financiare, gjithkush duhet te jete i qarte se me nje pune shume te mire (kualifikim universitar) mund te fitohen fillimisht me fat rreth 3500 Euro / muaj, nga te cilat ne varesi te gjendjes familjare (beqar, apo i martuar me grua e cila nuk punon) merren perkatesisht 2100-2400 Euro neto. Nderkohe qe shpenzimet per qirane e baneses, ngrohjen, korrentin, telefonin dhe internetin do te jene afro sa gjysma e te ardhurave. Shto shpenzimet per transportin publik apo makinen (vec sigurimi per fillestar arrin ne shifrat mbi 100 Euro / muaj), mund te krijoni vete nje ide te perafert per situaten financiare. Nderkohe, qe per pune te pakualifikuara nuk ja vlen te diskutohet fare (rroga neto 1100-1200 Euro).
Nese shqiperia do vazhdoje politiken agresive te edi rames dhe fmn te kapitalizmit extremist me te eger, shqiperia do boshatiset. Ajo qe i ben shqiptaret te largohen eshte siguria. Privatizimi api lenia me koncesion e cdo ndermarje dhe pasurie shteterore eshte nje vetvrasje e kombit.
Shqiperia duhet te ndiqte modelin nordik apo kinez apo anglez. 50% -50%.. Pra 50% ndermarje shteterore dhe 50% private.
Ne asnje menyre nuk mund te privatizohen apo lihen me koncesion ndermarjet fitim prurese si nafta, minierat, transporti urban, postat, hidrocentralet dhe shume sektore te tjere si portet, aeroportet.
Kjo eshte fatale.
Nese nje familje do kete nje anetar te punesuar ne shtet do tu jape siguri dhe mundesi qe anetari tjeter te punesohet ne sektorin privat.
Politika e papergjegjshme e edi rames dhe fmn po e shkaterrojne shqiperine. Kjo politike eshte e barabarte me cekun e bardhe.
Zoteria ka shume te drejte!
Jetoj jashte prej vitesh por asgje nuk e zevendeson vendin tend, prinderit, te afermit !
Sic thote zoteria , Jeta behet vetem ne baze te punes, biles shume here ke ndjesine se jeton ne nje kamp pune!
Shqiperia eshte nje nga vendet me te bukura ne bote, por ne shqiptaret nuk dime apo nuk duam te luftojme per te drejtat tona!
Shum domethenes dhe e dobishme kjo thirrja zoteris,thjesht tregon se kemi munges totale kulturet,por rinia e jon duhet ta kuptoj se nuk ndertohet e ardhmja duke braktisur vendin(sadopak kan nisur ta kuptojn),problemi eshte kush tu drejtohet rinis qe ti flas per ti bindur qe mos te ikun,pikrisht problemi numer nji i Shqipris qendron ketu te ikja apo me sakt braktisja e vendit dhe te paret qe e braktisen vendin qysh ne fillim te viteve 90 dhe deri sot jane njerezit me te lart dhe te shkolluar dhe kuptohet thjesht mjafton te shikojm degradimin total te vendit tone
dhe per ta kompletuar debatin, sheeeet, ule zerin se na degjojne qe flasim shqip. kjo eshte nje nga pervojat 1/4 shekullore qe na ndjek ketej. e vertete, qe shume jane integruar dhe jeten ne shqiperi e shohin me nje kendveshtrim kritik per shume arsye. po vetem gjuhen tende, vetem te ecurit lirshem neper rruget e tua, nuk mund ta pengojne arsyetimin racional te gjermanit. imagjinoni nje fuqi e madhe e krahut te punes qe punon per vende te tjera. sikur ne shqiperi te ndiqeshin politika te drejta zhvillimi, me siguri qe sot nuk do largohej njeri. perkundrazi do ktheheshin mjaft nga ne te ikurit “e mjere”.