Pamje tronditëse, banda sulmon një të paralizuar në karrige me rrota

4 Tetor 2016, 09:50Sociale TEMA

Një sulm i pamëshirshëm ka qenë ai që është kryer nga dy grabitës ndaj një personi në karrige me rrota.

Ngjarja e filmuar nga kamerat e sigurisë, ka ndodhur në El Salvador, ku dy persona kanë ndjekur një burrë të paralizuar, i cili gjendej në karrigen e tij me rrota në rrugë.

Ata afrohen dhe i marrin atij sendet personale, ndërsa nuk kanë ngurruar edhe ta godasin.

Ndërkohë, dy grabitësit janë identifikuar nga policia dhe janë arrestuar. El Salvador konsiderohet si një nga vendet me nivelin më të lartë të dhunës në botë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje