Në Zululandin e sotëm, Mustafa Nano iu rikthye temës së ligjit të importimit të mbetjeve dhe bëri një verifikim e ballafaqim të qëndrimeve e deklaratave të bëra. Ja ç’i ka rezultuar atij:
1. Eduard Shalësi ka deklaruar se importi i mbetjeve nuk u ndalua në vitin 2013. Thjesht u pezullua. Kjo, sipas tij, thuhet në relacionin e ligjit të atij viti. Është e vërtetë? Absolutisht jo. Kjo gjë nui thuhet në atë relacion. Nuk dihet se ku e ka gjetur Shalësi këtë gjë.
2. Në relacionin e ligjit në vitin 2013, thuhet se “dispozitat që lejojnë importimin e mbetjeve me qëllim riciklimin e tyre bie ndesh me direktivën e BE-së (2008/98/EC). E bukura është se në vitin 2016 e kanë harruar këtë direktivë të BE-së. Kanë gjetur një direktivë tjetër, po të BE-së (më saktë e Këshillit dhe e Parlamëntit të Europës), është ajo me numër 1013/2016, e cila e inkurajon importimin e mbetjeve???
3. Në realacionin e vitit 2013 thuhet se importi i mbetjeve bie ndesh me përparësinë që duhet të ketë trajtimi i mbetjeve të prodhuara në Shqipëri. Në atë relacion premtohet se do të bëhet stimulimi i industrisë ricikluese në mënyrë që kjo të trajtojë mbetjet lokale. Në relacionin e vitit 2016 nuk thuhet asnjë gjë për mbetjet lokale. Asnjë fjalë. Kemi dëgjura Ramën ama, që thotë se “ky ligj që bëmë [ligji i fundit] është një betejë për të pastruar Shqipërinë????
4. Kryeministri Rama ka deklaruar se në tri pikat doganore ku do të zhdoganohen mbetje importi janë vendosur skanerë superteknologjikë. E vërtetë? Gënjeshtër. Skanerat janë ato të Rapiscan-it, por nuk janë për këtë punë.
5. Ka kontraditka mes shifrave të dhënë nga burime të ndryshme. Në relacionin e ligjit thuhet se “investimet në industrinë ricikluese kapin shifrën 120 milionë euro, dhe në të janë punësuar 35 mijë punonjës”. Rama vetë thotë se “investimet kapin shifrën 273 milionë euro, dhe numri i punëtorëve është 3273. Shifra shkon në 35 mijë vetë nëse shtojmë dhe punëtorët e kazanëvëe”. Ndërsa kreu i shoqatës së ricikluesve të Shqipërisë, Bardhyl Balteza, ka dhënë për Tematv-në shifra të tjera: 220 milionë euro investime, dhe 2200 punonjës. Siç shishet, kemi një balet shifrash.
Intervistën e plotë me deputeten Hafizi mund ta ndiqni në linkun më poshtë.
Nje pushtetar normal sot, ashtu si dhe nje qytetar i ndergjegjshem normal duhet te kishte vetem nje pergjiigje:Nuk e bej vendin tim te vogel e te bukur, koshin e plehrave te Europes.Ketu nis dhe ketu perfundon.Te gjithe te tjerat jane bla bla bla interesash mafjoze.
Çudi si nuk kanë shkruajtur kundër Muç Nanos komentuesit me pagesë të Veliajt dhe rilindësit me pagesë të Ramsë. Sa herë që dalin fakte ata zhduken
Nuk zhduken nga faktet ata jo. Perkundrazi. Terbohen me keq e sulmojne sic u jepet urdheri e sic ja u kerkon standardi i Temes , se Fuga e Eri per kete i paguajne, por ka dicka qe nuk merret vesh ketu. Muci ka marre leje ndoshta ose Baze ben nje loje te vockel te dyfishte per ndonje shantazh te madh.
Kaq shume anglisht sa konsumoni ju o gazetare fact checking psh gjynah qe nuk jua kane dhene pashaporten amerikane