Ambasadori amerikan Christopfer Hill nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës dhe botohet nga UET-Pres libri i tij “Pararojë”

4 Tetor 2016, 14:00Sociale TEMA
Ambasadori amerikan Christopfer Hill nderohet me titullin “Doctor Honoris

Hill në UET: Hyrja në BE, detyra që duhet t’ju bashkojë

 Christopher R. Hill e ka shënuar emrin e tij në një moment historik të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Ai ishte i pari zyrtar amerikan që firmosi rivendosjen e këtyre marrëdhënieve të ndërprera për gjysëm shekulli nga regjimi komunist. Më tej ai do të shënonte edhe një herë tjetër emrin e tij në historinë e shqiptarëve në Ballkan, duke u angazhuar me vendosjen e paqes në Kosovë gjatë viteve të luftës.

Hill dje ishte në Tiranë, ku u nderua me titullin më të lartë akademik, “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës, ku në motivacion theksohej roli i tij për paqen në Ballkan dhe karriera e suksesshme diplomatike.

Në fjalën e tij përshëndetëse ai vuri në dukje se sa ndryshe i dukej Tirana pas 25 vitesh, por theksoi se ky ndryshim ka akoma një rrugë të papërfunduar, që ka të bëjë me hyrjen në Bashkimin Europian. Duke e përkufizuar BE-në si civilizim, jo si burokraci, ai kishte një mesazh për klasën politikë shqiptare, ku në sallë kishte disa përfaqësues të pranishëm, si deputetin e PD-së, Eduart Selami dhe ish-kryeministrin socialist, Pandeli Majko.

“Ne kemi një mision me rëndësi së bashku, ne duhet ta bashkojmë këtë botë dhe ta përfundojmë këtë udhëtim në strukturat Euro-Atlantike. Europa nuk është burokraci, është civilizim dhe mendoj se sado që njerëzit mund të frustrohen me demokracitë e Europës, na duhet të kuptojmë që ka të bëjë me diçka më të gjerë e më të thellë se aq. Bashkimi, sjellja e pluralizmit së bashku, të qenurit bashkë, do të na ndihmojë për të përfunduar detyrën”, tha ai.

Hill e theksoi faktin se për shqiptarët ka qenë e vështirë të ringrihen pas asa diktature të egër, të cilën ai e krahasoi me diktaturën në Korenë e Veriut, por shtoi se ka pasur përparim dhe se vendi po ecën në rrugën e duhur.

“Jam i vetëdijshëm që nuk kanë qenë 25 vite të lehta për Shqipërinë, e di që nuk ka qenë e lehtë, por më pëlqen të  mendoj se po shkon në udhën e duhur dhe veçanërisht duke dal prej atyre dekadave të tmerrshme. Ndoshta këtu ka qenë një nga format më të këqija të komunizmit, kam qenë në Korenë e Veriut, dhe jeni në konkurencë të ngushtë me ta, se kush kishte trajtën më të egër të komunizmit. E di që nuk ishte e lehtë të dilje prej asaj situate gjatë këtyre 25 viteve, por mendoj se është e rëndësishme për të rinjtë dhe të rejat që të kuptojnë se është bërë shumë përparim”, shtoi ai.

Hill, një negociator i paqes

Christopher R. Hill aktualisht i është përkushtuar botës akademike, por ai ka një karrierë 30-vjeçare në diplomacinë amerikane.  Lidhja e zotit Hill me Ballkanin dhe veçanërisht me shqiptarët do të ishte e gjatë. Hill ishte i pari zyrtar amerikan në Shqipërinë post-komuniste, kur në 1 tetor 1991 rihapi Ambasadën Amerikane në Tiranë duke rivendosur marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Ai ishte i ngarkuar me punë i përkohshëm. Më vonë u emërua ambasador në Maqedoni, negocioi paqen në Bosnjë dhe ishte amerikani që mbikëqyri vendosjen e paqes në Kosovë në vitet më të trazuara të saj,1998-1999. Kujtimet e kësaj periudhe dhe shërbimeve të tij të mëvonshme, detyra të rëndësishme si ajo e ambasadorit të Irakut pas luftës, apo negocimi me Korenë e Veriut, vijnë për lexuesin shqiptar në librin e tij “Pararojë – në vijën e frontit të diplomacisë amerikane”, botim i UET-Press.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin personalitete të politikës shqiptare, si zv.kryetar i Kuvendit, z. Shpetim Idrizi,  ish kryeministri Majko, deputeti i PD-së, Eduart Selami, etj..

“Sot kemi ne mesin tone njeriun e paqes ne Ballkan e më gjerë”, që siç do të shprehej Madleine Albright, ish-Sekretare e Shtetit,“është një nga diplomatët tanë më të mirë, duke marrë përsipër sfidat tona më të mëdha, që nga Kosova, Koreja e Veriut, Iraku, në një karrierë 30-vjecare vjeçare”, tha në fjalën përshëndetëse, Rektori i UET-it, Prof.dr.Tonin Gjuraj.

Rekomandimet për dhënien e titullit u firmosën nga dy historianë, prof.dr.Ferit Duka dhe prof.dr.Romeo Gurakuqi, të cilët ngrinin lart vlerat e Hill si diplomat dhe si negociator, sidomos rolin e tij për vendosjen e paqes në Ballkan.

Mbi këto rekomandime u miratura dhe motivacioni i dhëniës së titullit më të lartë akademik  i vendosur nga Senati Akademik i UET dhe miratuar nga Ministria e Arsimit kishte të bënte posaçërisht me karrierën e tij diplomatike. “Për kontributin e veçantë që Ambasadori Hill ka dhënë në vitet 1998-1999, si i Dërguari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, në Kosovën e trazuar nga ballafaqimi i dhunshëm i soldateskës dhe çetnikëve të diktatorit Millosheviç, mbi popullsinë e pambrojtur civile të Kosovës, asokohe në një situatë dy pushteti: atij të dhunshëm, të mbajtur me makinerinë e luftës, dhe atij të Republikës së Kosovës së drejtuar nga lideri pro perëndimor dhe paqësor shqiptar, Presidenti famëmadh Dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në këtë motivacion. 

2 komente në “Ambasadori amerikan Christopfer Hill nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës dhe botohet nga UET-Pres libri i tij “Pararojë””

  1. Petro says:

    E kane bere kete Doctor Honoris Causa si pacavure.Vetem plehnaxhiu i lagjes s e ka marre akoma.Kujtojne se fitojne pike me keto nderime.C me qeshet me kete fabrike prodhimi juristesh skarco qe ne fillore.Mjere vendi per rezultatet e priteshme te redormes ne Drejtesi.

  2. lili says:

    Hill ka nje histori edhe ma te hershme me Shqiperine:baba i tîj ishte projektùesî î missioneve angloamerikane,po edhe nje nder faktoret se pse perjetuam 50 vete diktature!Shume jeté njeresh ka mbi soupe familja Hill,si baba,si biri….ne per bote po sidomos ne boten shqiptare,keshtu qe sigurisht eshte cuditur per kete çmim! Po ku ka volera e respekt ne Shqiperi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje