Trafiku në Jacarta, kryeqytetin e Indonezisë, është përfshirë nga kaosi për disa orë, por aryseja nuk ka qenë aspak e zakontë.
Në një ekran gjigand në rrugë, po shfaqej një film pornografik japonez dhe kjo ka bërë që të gjitha automjetet të ndalen, duke bllokuar thuajse krejtësisht qarkullimin.
Ndërkaq, autortietet kanë ndërhyrë më pas duke fikur ekranin, ndërsa shfaqja e filmit të papërshtatshëm, mendohet të ketë ndodhur pas sulmit të një hakeri.
Ekrani ku u shfaqën skenat hard, gjendej vetëm pak metra larg zyrës së kryetarit të bashkisë.