Përveç projektligjeve të Reformës në Drejtësi, në seancën plenare të kësaj të enjte, Parlamenti do të votojë për ngritjen e një komisioni që do të hetojë “përgjimet” e pajisjes përgjuese “IMSI Catcher”.
Komisioni do të kontrollojë zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit të pajisjes përgjuese.