Konferenca për Afganistanin, e zhvilluar në Bruksel me datë 5 tetor 201, u bashkë-organizua nga BE-ja dhe qeveria afgane, me qëllim vazhdimin e mbështetjes aktuale politike dhe financiare për Afganistanin nga vendet patnere deri në vitin 2020. Në këtë takim të nivelit të lartë, morën pjesë mbi 67 vende, përfshirë të gjitha vendet e rajonit tonë dhe ato të BE-së, dhe rreth 25 organizata dhe agjenci të rëndësishme ndërkombëtare.
Konferenca e Brukselit inkurajoi qeverinë afgane të Pajtimit Kombëtar në rrugën e reformave, duke kushtëzuar vijimin e përkrahjes financiare për këtë vend, me progres të matshëm për sa i përket luftës ndaj korrupsionit dhe respektimit të drejtave të njeriut dhe veçanërisht atyre të grave dhe fëmijëve.
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, mori pjesë në kete Konference shprehu mbështetjen e Shqipërisë për procesin e paqes dhe pajtimit kombëtar në Afganistan dhe përpjekjeve të autoriteteve vendore për garantimin e sigurisë në vend, në mënyrë që progresi i arritur gjatë dekadës së fundit dhe investimi afatgjatë i bashkësisë ndërkombëtare të jetë i pakthyeshëm.
Ministri Bushati deklaroi se “si vend anëtar i NATO-s dhe në mbështetje të politikave të BE-së, në cilësinë e vendit kandidat, Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në Afganistan, për sa kohë të jetë e nevojshme”.
Në fjalën e saj në çelje të punimeve të Konferencës, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini theksoi se është e nevojshme që vendet partnere të ilustrojnë bashkërisht përgjegjësinë e tyre në 15 vite me angazhime konkrete dhe afatgjata.
Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk bëri thirrje për pragmatizëm kundrejt situatës aktuale: “pa vigjilencë dhe pa mbështetje Afganistani mund të kthehet mbrapa, theksoi Tusk”.
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry u shpreh se “progresi i bere në Afganistan është vetëm fillimi. Pjesëmarrja masive dhe angazhimet e marra në këtë konference më bëjnë të kem besim tek e ardhmja.”
Lum NATO qe na ka…