“Ambulanca nuk është vonuar, studentes i është dhënë ndihma e parë në kohë” ka qënë kjo deklarata e Drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Qytet Studenti. Për Tema Tv Milden Bajraktari ka hedhur poshtë akuzat e familjarëve të 21-vjeçares që humbi jetën ditën e martë në Qytet Studenti duke theksuar se ambulanca ka mbërritur në kohë dhe se brenda 10 minutash ajo është transportuar menjëherë në QSUT.