Bijtë e bijve të emigracionit

6 Tetor 2016, 11:23Sociale TEMA

Nga Eda Derhemi

Viti i 16-të i jetës po vinte me vrull atdhetar për Larën. Kish lindur në 2000-ën në Shtetet e Bashkuara, me nënë shqiptare e baba amerikan. Dashuria për gjyshërit dhe familjen në Shqipëri ishin rritur me të që kur s’mbahej mend. Tirana, Himara, Dardha, Shkodra dhe qytetet e fshatrat e tjera shqiptare e kishin shoqëruar thuajse çdo verë kur kalonte 2-3 javë duke bredhur nëpër Shqipëri, dhe çdo dimër nëpër ëndërrimet amerikane. Lodrat e Rrugës së Elbasanit ku gjyshi e çonte bashkë me kushërirën e vet pak më të madhe, Adrin, ishin lodrat më të bukura në botë deri sa u bë 8 vjeç. Petullat e nonës çdo mëngjes, klithmat gazmore të tezes kur e shihte, dispozicioni total i dajës e bënin krenare dhe të ndjeshme ndaj gjithçkaje shqiptare.

E prapë, Lara fliste pak shqip, dhe Shqipëria u rrinte ditëve të saj si një element ekzotik, si një yll që ndriçonte për së largu, jo shumë ndryshe nga sa i rrinte Bashkimi Sovjetik gjyshes së saj që s’kish qenë kurrë atje, por që kish pasur një tufë me profesoresha ruse në universitet. Atyre që e shihnin shqiptarizimin si ngushtësisht të lidhur me gjuhën, Lara u ofronte një model të ri e më të butë analize e interpretimi. Bërja dhe ribërja e identitetit të saj kombëtar është rrënjësisht eklektike e selektive. Ishte e lidhur me një tjetër lloj nostalgjie, me atë “reflektive”, tepër e ngatërruar për t’u vënë kollaj në hartën e nostalgjive të njohura, dhe me potencial zhvillimi më të madh sesa ajo e emigrantit shqiptar larguar i rritur prej Shqipërie.

Por kur u bë 15 vjeç, gjërat nisën të ndryshojnë. Lidhja e saj ekzotike me Shqipërinë ndryshonte dhe bëhej më reale. Identiteti perfekt amerikan nuk e nxinte më; shqiptaria po i rritej aq shpejt sa edhe estrogjeni. Kish pasur një jetë pa asnjë problem, e suksesshme dhe e njohur në shkollë e qytet, e bredhur dhe pa asnjë dëshirë të parealizuar apo zili sociale. Zgjaste dorën të këpuste frutin e shqiptarizmës pa arsye të imagjinueshme, veç prirjes së natyrshme për të gërmuar tek vetja dhe eksploruar horizontet e qenies dhe botës. Propozon që veç mbiemrit Morgan të mbajë edhe atë shqiptarin. Gjyshit në Tiranë që kishte pesë mbesa iu bë zemra mal e sa s’po i pëlciste që një mbesë do i trashëgonte emrin. Tani vërtet e kuptonte se dëshira për një nip paskësh qenë krejt e kotë. Nona praktike kolonjare e krishterë i tha se kështu vetëm taksirate do i krijoheshin nëpër aeroporte ku “Morgan” tingëllon më mirë se mbiemri mysliman që lypte Lara.

Kish studiuar gjermanisht dhe frëngjisht, por zgjedh italishten si gjuhë që duhet ta fusë në listën e domosdoshme të vitit të tretë të gjimnazit sepse në strukturën identitare shqiptare as anglishtja e saj, dhe as gjermanishtja a frëngjishtja nuk kanë peshën e italishtes. Ndaj ndryshon gjithë orarin që të mësojë italisht. Këto janë përfundimet nxjerrë nga analiza empirike të vetat në terren. Askush s’i ka thënë se italishtja të shënjon si shqiptar, dhe ajo nuk e njeh historinë e gjysmë-kolonizimit të viteve 20 e 30. Por Lara gërmon me hundën e mprehtë dhe intuitën e rritur nëpër udhëtime, dhe ndërton një listë të vetën kushtesh shqiptarie, kushte ideologjike e kulturore, kushte politike, gjinore, kushte shijesh e pëlqimesh. Ndërton komunitetin e vet të imagjinuar dhe bëhet gati t’i përkasë duke e ndryshuar atë edhe më tej.

Rindërtimi i identitetit kombëtar të të riut që kërkon e grumbullon copa që i imagjinon si të vetat ose do t’i  bëjë të vetat, nuk është as homogjen, as në vijë të drejtë. Identiteti politik dhe ideologjik është një ndër pjesët e tij vibrante. Po aq i panjëtrajtshëm e fluid është edhe komuniteti imagjinar të cilit i takojnë bijtë e bijve të emigracionit. Lara p.sh. sheh si tipar shqiptarësh ateizmin, tipar të cilin nuk dihet tamam në çfarë marrëdhëniesh e ka vjelë. Dhe si fëmijë e rritur në një familje me prirje të majta, përkrah praktika të majta në jetesë dhe politikë. Por ka vetëdije të qartë për të djathtën, të cilën në SHBA nuk e toleron aspak. Por në Shqipëri, pjesa politike nuk e shqetëson edhe aq. Njeh mirë politikanët kryesorë shqiptarë dhe mendon se njeh edhe korrupsionin politik dhe ekonomik aty, si dhe mungesat në dallimet praktike e majtë-e djathtë. Tamam kjo e bën të tolerojë të djathtët në Shqipëri më shumë se në Amerikë, ndoshta ndonjë edhe ta dojë fort, siç bën ndaj gjyshit të vet anti-komunist.

Është feministe e re proaktive dhe kjo pjesë i ka hapur telashe identitare në identifikimin me Tiranën. Sidomos nuk duron dot fare mënyrën se si burrat shohin gratë kalimtare në rrugë. Thotë se ndjekin me sy krejt instinktivë e të egër. Dhe nuk t’i shqisin sytë edhe po t’i shohësh me inat; madje edhe flasin nga mbrapa e të ndjekin. Askund, thotë Lara, gruaja nuk objektifikohet e trajtohet pa respekt sa në Tiranë. Kjo, deri kur një e njohur i foli për mënyrën se si gratë trajtoheshin ato në Kajro. Një ditë tha se burrat nëpër rrugët e Tiranës i vijnë rrotull kufijve të pedofilisë. Por këtë nuk e bën tipar me peshë të shqiptarizmës, dhe e shmang si problem universal i trajtimit të gjinisë së vet. Dhe megjithatë lufton sa mundet kur vjen në Tiranë, sidomos do të emancipojë “burrat e rinj” që ajo beson se janë të ndryshueshëm dhe madje po ndryshojnë.

Besoj se tiparet e shqiptarisë në lëmin prej të cilit Lara kërkon kallëzat identitare i zgjedh që t’i konfirmojnë drejtimet që ka, më shumë sesa i gjen në gjendje natyrore në Shqipëri. Pa dyshim ka një përbërës themelor që pasqyron familjen e veçantë nga vjen e reja në kërkim të shqiptarisë së vet, ashtu siç ka edhe një faktor të veçantë lidhur me lagjen, qytetin, njerëzit e stilin e jetës në atë Shqipëri që ajo njeh. Gjithsesi një pjesë e mirë e botës shqiptare ndërtohet subjektivisht nga bija a biri i emigrantit. Para vizitës në Shqipëri në verën e 2016-ës i futet historisë së komunizmit shqiptar, të cilin, sado majtiste qoftë, e toleron aq sa toleron seksizmin, pra zero. Ka gjëra që i kupton, të tjera jo. Mora vesh se historinë e Enver Hoxhës e kish lexuar të lidhur me historinë e Trockit dhe Titos (veç nga Wikipedia, ama); më tha edhe se e kish kuptuar mirë se si dhe kur i asgjësonte Enver Hoxha shokët e vet, por nuk e merrte vesh pse nuk e kish vrarë Hysni Kapon, dhe nuk ia gjente dot fillin hasmërisë mes Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut. Me këto pyetje (të mira) të bën të rimendosh nënvlerësimin për Wikin.

Sa herë shkon në Tiranë i bën një vizitë galerisë sonë të mjerë të arteve. E di rrugën për në katin e dytë ku kalon një orë të mirë duke interpretuar herë me gaz, herë duke rrotulluar sytë, pikturat dhe skulpturat e realizmit socialist. Por qejfin më të madh e ka në oborrin e pasmë të galerisë ku bën poza baleti klasik me Leninin, Stalinin dhe me partizane e partizanë kallëpesh të ndryshëm. Herën e fundit, teksa kërceu në ajër që të mund t’i fotografohej në ajër spakata 200-gradëshe, nën të cilën duhet të ishte koka e Stalinit, desh i kërceu në krahë princit Zog që sapo doli nga një jeep bashkë me të fejuarën, të dy kaplluar nga hareja paqësore paradasmore. Kur e mori vesh më vonë se me kë desh u përfyt, bënte sikur i zihej fryma nga emocioni i përplasjes së rastësishme me një princ. Por Zogu dhe linja e tij, i interesojnë pak. Thotë se në fund të fundit ai ishte vetëzgjedhur mbret në një kohë kur mbretërit po veniteshin nga skena e historisë. Kjo ide është pak problematike sepse tregon që para-ideja e saj është se disa nga mbretërit e Mesjetës “e kishin merituar” ose “trashëguar moralisht” fronin. Fuqia e identitetit të saj me origjinë anglo-saksone këtu i bie në qafë atij shqiptar, dhe ia punon keq këtij të fundit. Por ndoshta do ta ftillojë edhe këtë aspekt me kohë.

Gur prove i veçantë ndaj të cilit Lara mat si ecën Shqipëria janë trajtimi i racave të ndryshme dhe i homoseksualitetit. Është e dukshme që pret pa durim t’i veshë vetes gunën shqiptare të barazisë racore apo atë të respektit për të gjitha zgjedhjet dhe sjelljet gjinore e seksuale. Dhe jo thjesht nga pikëpamja legale, por si kulturë të përditshme. Nuk ia nderojnë shqiptarinë gjendja e romëve nëpër Shqipëri, apo komentet që dëgjon edhe mes të rinjsh për zezakë apo kinezë. Kur gjyshi i vet 80-vjeçar, shpesh patriarkal, mori në mbrojtje një burrë homoseksual si të keqtrajtuar dhe tha “i shkreti, gjithë jetën ka jetuar fshehur”, Lara desh u çmend nga gëzimi. Por kulmi i haresë ishte në një rrugë përgjatë Lanës kur ecte me të ëmën: para tyre ishin dy djem rreth 18-19 vjeç, të pastër, të paqtë, të qethur hijshëm, të shumëngjyrshëm, që ecnin lehtë e përkundshëm dhe bënin muhabet për shtatë palë qejfe.  Lara i bën shenjë të ëmës me sy gjithë gaz që thoshin “e shikon, homoseksualë të lumtur e krejt të lirë në Shqipëri!”, dhe me një gjest shtesë i tregon se e ëma ekzagjeron kur thotë se Shqipëria është vite drite larg trajtimit dinjitoz të homoseksualitetit. E ëma i thotë se vë bast që janë të huaj. Atëherë nxitojnë hapin të dëgjojnë gjuhën e dy djemve. Kur ecin sikur të ishin katër, njëri nga djemtë duke u parë ne vitrinat e dyqanit në ijë, i thotë mikut të vet në shqip “duhet të bie nja dy kg. Ka filluar të më duket pak barku.” Tjetri i përgjigjet “dukesh mirë fare, por po deshe të biesh akoma, bëj një dietë njëjavore.” Këtu Lara nis dihat me entuziazëm, dhe po i plaste fytyra nga qejfi. Sapo u distancuan dy hapa i këndoi së ëmës në vesh me shpoti: “Shqipëria po ndryshon”.

Është interesante të shohësh se si, teksa Lara shqiptarizohet, i kërkon faqet e pafund identitare duke rrëmuar jetën, librat, filmat, gjuhën, pamjet; pastaj i përzien siç bëhet me letrat e bixhozit, e pastaj i sodit nga lart e nga poshtë, i përtyp, i përzgjedh në mënyrë jorastësore dhe i rikonstrukton rrjedhshëm në një strukturë shqiptarie origjinale dhe kritike, në një identitet shqiptar të sajin, ku asocime jo edhe aq tradicionale bëmash dhe karakteresh nacionale bëhen simbolike. E gjitha kjo nuk është rastësi, as përpjekje e prindërve apo e motrës së saj (gjithashtu në kërkim grupesh imagjinare që bashkohen nga shkallë identiteti shqiptar), që ta konvertojnë, as përpjekje organizmash apo e shtetit që të prozelitojë mbështetje nga ana e grupeve farefisnore (kin groups) ndër diasporat shqiptare. Është thjesht kërkim dhe nevojë e asaj vetë.

Mbështjellja e trupit me flamur, marria pas festave kombëtare historinë e të cilave pak e dinë mirë, gishtat thurur shqiponjë në kraharor, turrja me vrull për t’u lëvduar si kombi me gjuhën më të vjetër e vetitë më sipërore, të gjitha lidhen me idenë e të përkiturit në një kombësi, por janë sipërfaqësore, qesharake dhe pa thellësi racionale, e sidomos janë poza gënjeshtare që nuk i takojnë pjesëve themelore të qenies. Identiteti kombëtar nuk është ky. Na duket i pranishëm dhe i rëndësishëm sepse na e këndojnë pa pushim nga lart. Është një imitim dhe trushpëlarje e thjeshtë me të cilën jemi mësuar (dhe jo vetëm ne).

Identiteti kombëtar në fakt është si një filtër në të cilin kalojnë duke marrë ngjyrë e aromë të veçantë të gjitha pjesët tona të qenësishme, idetë themelore, gjinia, tendencat politike, kultura që kemi, feja me të cilën identifikohemi. Ai që ne quajmë identitet kombëtar ose të qenët shqiptar është një kryqëzim i gjithë tipareve tona themelore ndriçuar nga gjuha, historia dhe kultura tradicionale dhe në bërje e sipër e shqiptarëve. Ndaj edhe secili nga ne e jeton shqiptarinë e vet ndryshe, dhe dy të njëjta nuk ka, sado që e konsiderojmë veten pjesë e komunitetit me të cilin ndajmë shqiptarinë. Por kjo s’do të thotë që nuk na duhet ose që mund të jetojmë pa të, edhe kur na pëlqen edhe kur jo. Në Shqipëri, dhe tani edhe në Kosovë, merret lehtë për arsye të natyrshme, merret si ajri. Por për të riun prindët e të cilit emigruan, është një proces i vështirë, i ngatërruar dhe plot hone (ndoshta, jo vetëm për të). Është e vështirë që familja private ta drejtojë procesin si duhet – zakonisht ajo është e papërgatitur ta kryejë këtë.

Por shqiptaria është para së gjithash angazhim në të mirë të këtij komuniteti pjesë e të cilit mendojmë se jemi. Komuniteti i imagjinuar të cilit i takojnë bijtë e bijve të emigracionit shqiptar, është pa dyshim i idealizuar pa qenë detyrimisht utopik, i ndjekur nga një vetëdije e fortë kritike e përmirësuese. Kjo është edhe pika ku ata ndryshojnë nga moshatarët e vet brenda Shqipërisë. Të dy palët, kur janë kureshtarë e kërkues, e njohin mirë ç’bëhet e ç’nuk bëhet nëpër botë, gjuhët, kulturën, muzikën, shkencën. Ndoshta fjalorin urban mund t’u mësojnë vërsnikëve të vet përkatës brenda Shqipërisë të rinjtë e emigracionit, dhe jo më shumë se aq. Por nga ana psikologjike dhe nga shinat emocionale të dijes dhe sjelljes, ata të emigracionit janë më konstruktivë, kritikë me pritshmëri të lartë ndreqjeje, më pak të lakueshëm nga kompromisi e korrupsioni, më të sigurtë e më të pavarur.

Kjo pjesë e angazhuar pro-shqiptare në mos shqiptare jashtë, nuk mund dhe nuk duhet injoruar. Bijtë e emigracionit nuk janë biznesmenë potencialë që do hapin xhepat për të shpëtuar “mëmën në rrezik”. Këtyre konceptimeve foshnjore, mekanike e njëkahëshe u ka ikur koha, sido që shtete me nacionalizma demodé si Greqia vazhdojnë t’i aplikojnë, dhe sipas tyre me sukses. Dhe, edhe sikur të donim, ne nuk kemi shtet që asiston me ndihma  këtë grup të madh shqiptarësh shpresëdhënës. Ata zor t’i fusësh në llogore politike, dhe çdo nxitje fushatash formale mund të jetë e rrezikshme. Burokratë të caktuar mund ta konceptojnë ndërhyrjen e shtetit në mënyra fashiste e komuniste, dhe kjo është mënyra më e keqe e afrimit të turmës së bukur të të rinjve me origjinë shqiptare dhe kthimit të tyre në garda nacionaliste. Por shteti mund dhe duhet t’i ndihmojë me gjuhën dhe librin shqip. Personalisht mendoj se kjo është rruga më efikase dhe realiste për momentin duke parë edhe buxhetin e shtetit tonë të tharë. Mundet edhe të krijohen kampe pushimi verore për të rinj me origjinë shqiptare, kampe që presin ndoshta 100.000 të rinj me origjinë shqiptare çdo verë me kurse për shqipen dhe letërsinë shqipe (kam frikë të them historinë se ajo mund të përfundojë kollaj tek pellazgët). Drimadhesi mund të shërbejë si fillim. Të rinj me origjinë shqiptare nën 25 vjeç që paguajnë vetë rrugën për në Shqipëri, por aplikojnë që të mund të rrinë deri në 1 muaj në Shqipëri me fjetje nëpër çadra, ushqim bazë dhe kurse gjuhe të paguara nga shteti. Ata duhen ndihmuar në kërkimin e tyre për gjuhë, lidhje me rrënjët e veta, me gjyshërit dhe historinë e vet. Kjo është më shumë në interes ë Shqipërisë sesa atyre vetë. Dhe jo veç sepse një shtet i arsyeshëm e human e ka detyrë t’i ndihmojë, por sepse ata kontribuojnë fort në ndryshimin e Shqipërisë me prezencën e vet të largët, që shpesh mund të kthehet në prezencë reale, sidomos në sezonin e verës kur ata përbëjnë një model të mirë për rininë brenda Shqipërisë. Pa përmendur vlerën e tyre për imazhin e Shqipërisë nëpër botë.

Bijtë e bijve të emigracionit janë njerëz që janë në kërkim të Shqipërisë, qorrazi, me vullnet që mund të humbasë udhën, të gremiset e të thyejë qafën në çdo qoshe. Lara në këtë kërkim gjeti ateizëm të butë e të moderuar, dikush tjetër në këtë kërkim gjen fanatizëm fetar të tipave të ndryshëm. Dikush i afrohet Shqipërisë të bëhet veteriner dhe të hapë një klinikë për qentë e rrugës, dikush tjetër që të krijojë lidhje kriminale që i duket aty më xhenuine apo kanabiseske sesa në vendin ku jeton. Ky kapacitet njerëzor është kapital social për Shqipërinë, jo i reduktuar në prodhues votash dhe parash, por si popullsi me lidhje kulturore, sentimentale, politike, e me ndjesi të forta përkatësie. Këto janë lidhjet që e bëjnë një vend të madh, të gjallë, të fuqishëm, energjik dhe të hapur. Pra mbështetja e këtyre njerëzve ende të rinj nuk duhet bërë për t’i shfrytëzuar ata në mënyra meskine, por për t’u krijuar kanale kombëtare energjive të tyre njerëzore, simbolike dhe reale. Kryesorja, sidoqoftë, është se një sasi e madhe e shqiptarëve ende të pabërë por që kërkon Shqipërinë, e kërkon sepse ndien një nevojë plotësimi, sepse e vlerëson dhe e konsideron shtëpi, e sheh si origjinë, e ndien si pjesë të vetën. Jeta e këtyre njerëzve pa të, nuk është aq e mirë sa me të. Dhe është detyrë e mision i çdo organizmi institucional që merr përsipër përmirësimin e gjendjes së individit dhe grupit, të ketë një marrëdhënie civile me ta, t’i njohë, t’i përkrahë e t’u hapë rrugë komunikimi.

Peizazhe.com

10 komente në “Bijtë e bijve të emigracionit”

  1. Aleksander says:

    I shkelqyer …!-I shkelqyer ne pershkrim ne trajtim ne idè .Gjerat e medha fillojne nga idete e medha ,dhe nje Shqiperi apo me mire te themi nje Shqiptari gjithe perfshirese e gjithe perthithese do te ishte idealja ,me e mira qe mund t’u duhej shqiptareve te rinj .Me siguri qe po t’i vihen ,gjenerata e re e shqiptareve mund dhe do ti beje gjerat shume me mire nga ç’jane bere deri tash.Me te rinj e te reja si Lara,qe jane shume e shume,ka vend per optimizem…lum kush te rroje…

  2. majmuni says:

    pirdh o pirdh o pirdh e pirdh
    futja pordhs si kari n pidh!
    shqiptart ca s kan bo per me ik prej shqipnije dhe ky po na thot me u kthy!!!!!!!!!
    e kujt po I rruhet sot per lecken me korb t zi t pikturu si djall t zi me dy koka gjarpri.

  3. Darius says:

    Ata qe kanr lindur andej jo qe se rruajne,po as u bie nderment per leshin preshin etj.
    Per se te vine,qe te takojne Robqirat si Zeni,Argita,Zaho apo ndrikullat e Meta family.

  4. lili says:

    Bijte e emigracionit ku vine ne shqiperi kthehen me nje mendje: atje nuk tjera me shqiptare,me vyrtytete shqiptare sikur n’emigracion!

  5. GJYKONI SI NJERZ o TE URUAR !
    Dihet njeriu majmun mbetet MAJMUN si puna jote o “majmun”(vete e ke zgjedhur kete ), po jo i sotem, se dhe ata
    jane bere njerez ne ca veprime.
    Djemve dhe vajzave ne emigracion t’u merni te keqen, per atdhetarizmin treguar. Te keqen e kesaj pune nuk e kane te rinjte e te rejat emigrante, po ata qe i presin ne shqiperi e bejne gjithcka qe ata te jene te pakenaqur..
    Mes tyre jemi dhe ua njohim karakteret sa atdhedashurine.Nuk ju hapet horizont ne atdhe, deri i ofendoni .
    Te vecante dhe ka dhe ketej, pa tjeter pinjoll politikanesh te rene nga vakti e thote nuk behet shqiperia.
    Qe duhet punuar per kete problem duhet,aqsa dhe per suksesin e tyre aty ku jane. Per emigrantet, Integrimi eshte kerkese e kohes, natyrisht pa mohuar identitetin ,gje qe e ul personalitetin e kujtdoqofte. GENI eshte GEN!
    Me Aleksandrin komentues jam. Me femijet emigrante duhet e duhet punuar ne te dy krahet.MODEL i kudo te jene,dhe pa tjeter te mendojne per atdheun e te pareve. Shikoni cben bota e qyteteruar per kete.
    Me dhimbie NENE
    Nene Pashako D.

  6. k says:

    Një emigrant nga Elbasani u martua në Suedi para luftës dhe pati dy fëmijë.
    Ai gjatë gjithë jetës, u tregonte fëmijëve me mall e dashuri pa masë për qytetin e lindjes dhe fëmijërisë,
    dhe kujtonte një limonatë të mrekullueshme që quhej “bozë”.
    Para se të ndrronte jetë u la amanet fëmijëve të shkonin në vënd të tij dhe të provonin bozën fantastike.
    Kur u krijua mundësia,fëmijët e mbajtën amanetin,por imagjinoni përshtypjen jo të këndëshme që i la boza.
    Boza është e mrekullueshme vetem në mallin dhe imagjinatën tonë.

  7. tigri says:

    pashakooooooo!
    ke qen e privilegjume nga enver dull stalini ti dhe s te ka dhemb barku per buk.
    po ta provosh qe t mos mbushesh zorren me buk dhe kur t merren mendt,jo nga pija,por nga pangrenija,atehere I fut nji te dhjer atij flamuri kokdjall dybriresh,dhe iken andej nga vje era guzhin.
    po na tregon identitet dhe personalitet ti ne!
    ca identiteti kemi ne shqiptart a e di?
    kemi identitetin e njerzve te pagdhe qe bejn vec sherre dhe s bejn kurr nje shtet ku te fusin koken. kemi identitetin e pordhacit ne shqiptart.
    kemi identitetin e kriminelit,vrasesit spiunit ,te t pafeve,…tradhtarit…
    kemi identitetin e te ligut,aqsa jo vetem njerzit e huaj qe na largohen sa morin vesht nga jemi,por edhe kafshet na kan frik me ato ftyra plot urrejtje qe kemi.
    esht kultura e antikultures qe kemi ne qe na ben te urryer.
    ne jemi fqinjet me te aferm te gjigandve te cultures botnore,te helenve,dhe jo vetem qe s marrim leksjone kulturore prej tyre por ngelem duke I shajt. edhe pse ju ham buken si lypsare.
    komb bukeshkale.
    ne kudo qe vemi destruktojm ambjentin.
    po na tregon personalitetin ti ne.
    ne jemi personalitete pa personalitet te krimit.
    edhe si kriminela jemi pa personalitet. sepse bejm vec gabime.
    gjithandej.
    rrac shkerdhat qe s ke ku e kap se esht cop cop e kalivar.
    ngado qe ta rrotullosh vje era mut!
    dhe shum pordh zhurmojn shqiptart,me shum zhurm sesa zhurmuset e enverit te kohes se jugosllavit.
    vrkrt!

  8. doktorr profesori says:

    varini mer kart shqipnis dhe shqiptarve!
    kush I var Karin n qaf shqipnis dhe shqiptarve ka pshtu nga kanceri!

  9. doktorr profesori says:

    iknin njerzit me skaf ne Itali. niseshin nga Karaburuni.
    dy shoqe te ngushta arriten ne itali dhe moren ne telefon nga Peskara.
    “arritem ne Peskara”! Nga karaburuni ne 5kara!
    babai i asaj qe ishte nga Puka dhe se dinte ca ishte karaburuni i tha.
    “Marshallah goca. sukses ka korr. nga nji kar burri ka kap 5 kara.”
    kurse babaj i vlonjates i tha.
    “turp te kesh. ne te cojm per me na pru 5 lek ktu se vdiqem urije,e ti na shkon ne 5 kara”!

  10. Keq me vjen..”tigri”si…mbi.
    Mjere ajo nene qe te ka sjelle ne jete,
    o”tigri”qe mire e shkruan
    emrin me te vogel germe
    – se i vogel je, ne gjykim(mendim)
    ” Mendia ben kala, sa hata!
    kjo- jotia, eshte per hata.”
    Me vjek keq mor diale,
    qenke i “cale”…
    Ki parasysh djale;
    Njeriu, “NJERI” me te madhe,
    nuk e komandon barku,
    po mendia
    qe ty, te qe te paska …
    lene.
    Si jeton;
    mes miq e shoke
    ate fjalor ti perdore.
    Keq me vjen djalo.
    Mjere ajo nene;
    …ne kete bote te ja sjelle.
    Te ardhshin mente
    se si nene po te gjykoj.

    Nene Pashako D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje