Policia italiane ka arrestuar Antonio Pelle, i cili është një nga drejtuesit e grupit mafioz Ndragheta.
Pelle ishte drejtuesi i Ndragheta-s në zonën e San Luca-s në Kalabri, ndërsa njihet për masakrën e Duisburg-ut, ku grupi i tij vrau gjashtë persona në një restorant italian në Gjermani.
Antonio Pelle ishte arratisur pesë vjet më parë nga një spital ku po kurohej, ndërsa arrestimi i tij u bë i mundur vetëm ditën e mërkurë. Ai fshihej në shtëpinë e tij në Kalabri, në një vend sekret të ndërtuar midis tualetit dhe dhomës së gjumit të të birit.
Pelle pritet të vuajë një dënim prej 20 vitesh burg për krimet e tij.
si minjt!
mbaj mend qe kshtu osht arrest edhe njoni n shqipni,posht krevatit ishte mcef!!!
dhe ishte ish shef I sigurimit t shtetit!!
emer I njohur.
Dolap??!!!!