Të gjitha njësitë vendore në Shqipëri do të duhet të pajisin çdo objekt, me një adresë të saktë brenda datës 31 dhjetor të këtij viti.
Ligji i ri që ka hyrë në fuqi parashikohen sanksione që pothuajse u dyfishuan.
Kështu, nëse për një objektet ekzistuese nuk vendosen adresat, njësia admninistrative gjobitet me 100,000 lekë nga rreth 50,000 që ishte më parë, raporton Monitor.
Për godinat e reja ligji parashikon që duhet të pajisjen me adresa që në momentin që marrin lejen e ndërtimitdhe në rast se kjo nuk zbatohet gjoba shkon në 50,000 lekë. Këto sanksione mund të ankimohen në gjykatat administrative.
E nëse bashkitë do të dështojnë në realizimin e këtij detyrimi, atëherë në ‘lojë’ hyn insitucioni i prefekturës.
Ja çfarë duhet të përmbajë një adresë:
-emri i njësisë së vetëqeverisjes vendore, në të
cilën ndodhet ndërtesa;
-emri i njësisë administrative, në të cilën
ndodhet ndërtesa;
-emri i qytetit ose fshatit ku ndodhet ndërtesa;
-mri i bulevardit/rrugës/rrugicës/sheshit ose parkut ku ka daljen ndërtesa dhe përcaktohet vetëm me njërin nga elementet e mësipërme. Emri formohet nga shkronja të alfabetit shqip dhe numra arabë, por jo vetëm me numra;
-numri rendor i ndërtesës, bulevardit /rrugës/rrugicës/parkut ose sheshit.
Ky numër rendor mund të jetë:
-një numër natyror;
-dy numra natyrorë, të ndarë me shenjën e
fraksionit (/);
-numri i hyrjes, që shërben për identifikimin
e hyrjes në të njëjtën ndërtesë. Ky numër rendor
mund të jetë:
-një numër natyror;
-dy numra natyrorë, të ndarë me shenjën e
fraksionit (/);
-numri i apartamentit, që shërben për identifikimin
e një banese/biznesi në një hyrje të ndërtesës.
Ky numër rendor mund të jetë:
-një numër natyror;
– dy numra natyrorë, të ndarë me shenjën e
fraksionit (/);
– kodi postar, i miratuar