Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve të përfaqësuar nga Nikollaq Neranxi dhe e mbështetur nga Partia Demokratike për pezullimin e ligjit “Për sistemin e taksave vendore” në nenin që përcakton taksën prej 8% për ndërtimet dhe hapësirat publike.
Pasi dëgjoi pretendimet e palëve në proces, Gjykata e vlerësoi si të paargumentuar dhe të paarsyeshme kërkesën për pezullimin e këtij ligji, duke lënë në fuqi taksën e vendosur nga bashkia.
Këshilli Bashkiak i Tiranës në bazë të këtij ligji rriti vjet taksën e ndërtimit dhe atë të zënies së hapësirave publike, si një mënyrë për të siguruar më shumë të ardhura për qytetin nga fitimet e ndërtuesve dhe bizneseve që zaptonin pa kufi trotuaret dhe hapësirat publike.
Taksë kjo që u kundërshtua nga një pjesë e ndërtuesve të përfaqësuar nga Nikollaq Neranxi, si dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak, të cilët kërkuan anullimin e taksës për ndërtimet dhe zënien e hapësires publike.
Një përpjekje e cila synonte që ndertuesit të mos e paguanin taksen 8% te ndertimit ne Tirane.
Fitoi Bashkia e Tiranes ??
E hangren sa krahu qytetaret qe kane filluar ta paguaje cdo gje me shtrenjte ne Tirane.
po pra
ka te drejte vetem rilindja fiton se qytetaret do e paguajne me shtrenjte . dhe nuk eshte 8 % .
sepse me pare ka qene 4% e kostos se ndertimit ndersa tani eshte bere 8% e shitjes pra i bie qe eshte 10 fishuar taksa.
ose e thene me shifra cmimet e shitjes se apartamenteve te reja do te riten me 120 euro per meter katror. ose ose bashkia ju rrjep qytetareve per cdo apartament nga 10 – 12 mije euro.
roft rilindja nuk kemi pare asgje akoma.
PS: nje detaj me beri pershtypje te opinioni kur ishte rama i ftuar.
investimet direkte te qeverise ne keta 3 vjet jane ne sasi identike ( ne sasi lekesh ) me investimet qe bente edhe qeveria e saliut, dhe kete e pranoi publikisht vete rama. por ndersa saliu vodhi nga rruget qe beri keta mo vlla vetem vjedhin dhe nuk po shofim asnje pune publike vec ndonje fasade te lyer me ngjyra te shemtuara.
ku ti cojne gjithe keta leke valle????????????????????????????????????????????????????????????????????