VIDEO/ Mbyllet ndeshja Lihtenshtejn-Shqipëri me rezultatin 0-2. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO

6 Tetor 2016, 22:36Sociale TEMA

Lihtenshtejn-Shqipëri është sfida e dytë e kombëtares shqiptare që luhet në stadiumin “Rheinpark Stadium” në Vaduz e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror “Rusi 2018”

Një sfidë ku kuqezinjtë e De Biasit janë favoritët kryesorë për të marrë tre pikë në këtë përballje.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO rastet minutë pas minute të kësaj ndeshje./Fatjon Baze, TemA  TV

Formacionet zyrtare.

Lihtenshtejni: Jehle, Kaufmann, Goppel, Oehri, Burgmeier, Wieser, Polverino, Salanovic, Gubser, Buchel

Shqipëria: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Aliji; Kukeli, Abrashi, Hyka; Roshi, Llullaku; Balaj

Myllet ndeshja Lihtenshtejn-Shqipëri me rezultatin 0-2

GOOOL! Bekim Balaj dyfishon rezultatin duke shënuar një gol spektakolar me kokë pas një krosi perfekt të Hysaj

Tjetër rast I artë për shqipërinë për të shënuar golin e dytë me Balajn që nuk gjen kohën e duhur për të goditur sakt me kokë

Andi Lila nuk arrin të shfrytëzojë një gabim të mbrojtjes vëndase për të shënuar golin e dytë duke goditur jashtë kuadratit

Nis pjesa e dytë e ndeshjes Lihtenshtejn-Shqipëri me kuqezinjtë që bëjnë zëvëndësimin e dytë duke future në lojë Andi Lilën

Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-1

Odise Roshi rrezikon portën kundërshtare duke goditur nga brenda zonës por portieri Jehle është në pozicion

Azdren Llullaku shumë pranë golit të dytë por nuk kordinohet sakt në momentin e goditjes

GOOOL! Minuta 11’, Jahmir Hyka I jep avantazhin kuqezinjve duke shënuar pas një aksioni perfekt. Në festë tifozeria kuqezi

Emocionues ekzekutimi i himni shqiptarë në “Rheinpark Stadium” ku ka nje numer te larte tifozash shqiptare

1 komente në “VIDEO/ Mbyllet ndeshja Lihtenshtejn-Shqipëri me rezultatin 0-2. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO”

  1. Edkari says:

    dhe Bathorja e rref Lihtenshtejnin.
    ruejeni gezimin me spanjen ose italine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje