Mustafa Nano në Youtube: Ju sjell portretin që Librat e Shenjtë i kanë bërë Zotit

7 Tetor 2016, 17:12Sociale TEMA

Në kanalin e tij në Youtube, Mustafa Nano është fokusuar këtë herë tek portreti, që i është bërë Zotit në Librat e Shenjtë. Nuk është fjala për pamjen e jashtme, ndonëse edhe për këtë flitet.

Por mbi të gjitha, flitet për tiparet që i janë mveshur Zotit së brendshmi. Dhe ky portret, sipas Nanos, është kontradiktor.

Më një anë Zoti del si i gjithëmëshirshëm, apo i shqetësuar për t’u përcjellë njerëzve porosi të llojit “duajeni njëri-tjetrin, ashtu si unë ju dua juve”, por nga ana tjetër flitet për një Zot vanitoz, xheloz, hakmarrës, të padrejtë, etj. Nano e ilustron atë që thotë me pohime biblike e kuranike.

Për më shumë ndiqni videon e plotë në linkun e më poshtëm.

 

 

7 komente në “Mustafa Nano në Youtube: Ju sjell portretin që Librat e Shenjtë i kanë bërë Zotit”

  1. Engjelli says:

    Rri mos u kruaj shume ti Muci se po ha noj “hurme arabije” kot se koti, rri shif punen tane, shkruaj ndonje artikull e mos u merr me gjera qe kane te bejne me ndjesi te besimtareve. Shih ca po bohet gjithandej

    1. Djalli says:

      Deri sa jetojme me nje bote te mbushur me karabusha qe te vrasin ne emer te zotit
      eshte pune e cdo njeriu qe te flase dhe te mrbroje te drejtat njerezore te liris se mendimit.

      1. Terroristet me te medhenj jane te korruptuarit says:

        o Muço, mos qemto pasazhe qe ty te duket sikur vertetojne paragjykimet e tua, qe jane jo vetem jo vetem pasoje e mosthellimit, por edhe e mungeses se vullnetit per tu thelluar vertet, jo si qemtues, as si gazetar qe merr neper goje, as si njeri qe lexon per informacion, quaje kulture po deshe, por si nje njeri qe ka etje te dije nga vjen, ku shkon, pse egziston, cilat jane raportet mes te mires dhe te keqes, mes kontradiktes dhe zhvillimit, mes konkretes dhe abstraktes, te dukshmes dhe te padukshmes etj. etj. etj.
        Nuk eshte filozofia per ty o Muç, sidomos filozofia mbi punet e Perendise.Shko futi ndonje shkrim per Saliun ose Ramen, se kaq e ke kemboren.

  2. iluministi says:

    Titulli ndoshta duhet plotesuar “Zoti sipas librave te shenjte ne leximin e Mucit”. Tema eshte shume me thelle se sa Muci e trajton, nuk eshte si ajo puna e palmave qe te mjafton nje xhiro neper autostrade per te bere emisione. Kerkohet thellim brenda vetes dhe ne horizonte perpara se pershtypjet e tua t’i shfaqesh si ndricim per te tjeret.

    1. ateisti says:

      Nuk te shkon emri iluministi me ket koment qe ke bere, duhet te identifikohesh
      si besimtari, nuk ka as nje gje per te thelluar apo kthjelluar,, te bej nje pyejtje
      eshte zoti njeri apo njeriu zot.

  3. Mira says:

    Naim Frasheri
    Perendija

    Ç’sheh, është zot’i vërtetë,
    Ç’dëgjon, është zër’i tija,
    Gjithë ç’ka e s’ka në jetë,
    Eshtë vetë perëndia.

    Mos shiko valëtë p’anë,
    Mos të gënjenjë rremeti,
    Të tëra një burim kanë,
    Gjithë ngrihen pej një deti.

    Në det të math e të gjërë
    Çdo valë që të sheh syri,
    Atje është deti tërë,
    Po valëtë mirë qyri.

    Kur ta zësh gjënë të bërë,
    Esht’ ashtu me të vërtetë,
    Po ta vësh re gjat’ e gjërë,
    Esht’ ajy bërësi vetë.

    Dhe kush flet edhe ç’gjë flitet,
    Ç’duket e s’duket në jetë,
    Dhe kush sheh dh’ajo që shihet,
    Zot’ i vërtet’ është vetë.

    Se e tërë gjithësia,
    Që nuk’ i gjëndetë fundi,
    Eshtë vetë perëndia,
    Për atë s’ka vënt gjëkundi.

    Eshtë në shesht perëndia,
    I verbëri s’munt ta shohë,
    Ajo është gjithësia,
    I dituri munt ta njohë.

    Pe një lulezë kur shohim
    Dhe të vëmë re një fletë,
    Me dituri munt ta njohim
    Q’atje ‘shtë zot’ i vërtetë.

    Eshtë në shesht perëndia,
    Sicilido munt ta njohë
    Po s’e mbuloi e padija,
    Njeriu tekdo munt ta shohë.

    Kush do ta shohë të tërë,
    Të shohë mirë njerinë,
    Vethen’ e tij re të vërë,
    Atje e gjen perëndinë.

    Dhe parajsi dhe skëterra,
    Dhe engjëlli edhe djalli,
    Edhe gjithë ç’ka të tjera,
    Janë brënda tek i gjalli.

    Ajy që ka mirësinë,
    Ka perëndin’ e të mirat,
    Edhe kush ka djallëzinë,
    Ka djallë e ligësirat.

    Më çdo anë e kërkova,
    Thashë: ku ‘shtë perëndia,
    Po më pasdaj e mësova,
    Qënke ndaj mej’ e s’e dija.

    Kërkonja gjetkë ta gjeje
    Zotn’ e math e të vërtetë,
    Ajy qënëkej ndaj meje,
    E paskësha unë vetë!

    Me fjal’ e me agjërime
    Nuk e gjen dot perëndinë,
    As me kreshm’ e me kungime,
    Si punojn’ ata që s’dinë

    Trajstën’ e ke plot me bukë,
    Edhe hiqesh si i mjerë,
    Dhe ke zën’ e thua nukë,
    E lipën derë më derë.

    Eshtë ndaj teje i gjallë,
    Ti e kërkon nëpër gurë,
    Në të rrem’ e në përrallë,
    Andaj nuk’ e gjen dot kurrë.

    Pa s’vdes kurrë perëndia,
    Po kush vdes në jetë vallë?
    Gjë s’vdes, sepse gjithësia
    Eshtë gjithënjë e gjallë.

    Qeshë diell, ishnja hënë,
    U bësh’ uj’ e balt’ e erë,
    Yll e zok e dash kam qënë,
    Pa dhe njeri shumë herë.

    Sa det i math e i gjerë
    Edhe sa mijëra valë!
    Sicil atje do të bjerë,
    Prapë soje do të dalë.

    Mijëra shpirtëra ngrihen,
    Bijen mijëra të tjera,
    Vjen dimëri, lulet pshihen,
    I nxjer prapë në shesht vera.

    Nj’është, po ka shumë ngjyrë,
    Duket sikur s’ka të ngjarë,
    E sheh fytyrë-fytyrë,
    Po ‘shtë i njëjt’ e i pandarë.

    Ajy është trëndafili
    Edhe gjëmb’ i trëndafilit,
    Ajy është dhe bilbili,
    Ajy dhe zër’ i bilbilit.

    Mos shiko ç’rrobë ka veshur,
    Eshtë brenda vet’ i qetë,
    Syr’ i t’urtit e sheh xhveshur,
    Veç ati s’ka gjë ndë jetë.

    Zoti është gjithësia,
    Ajy është gjithë ç’janë,
    Po kush njeh vethen e tija,
    S’e kërkon më tjatër anë.

    Dhe qelqeja u hollua
    Dhe vena, pa u përzjenë
    S’ka ven’, është qelqe thua,
    A s’ka qelqe, është venë.

    Unë ndaj teje një pikë,
    O det i gjer’ e pa anë!
    Të hynj brënda më vjen frikë,
    Po s’hiqem dot dhe mënjanë.

    Të kisha zën’ e bilbilit,
    Gjithënjë do të këndonja
    Bukurin’ e trëndafilit,
    Dhe kurrë të mos pushonja.

    Po ti vetë je, o bilbil,
    Ti je edhe dashuria,
    Ti je edhe trëndafili
    Edhe bukuri e tija.

    Ti je ç’është jet’ e tërë,
    Ti je vetë gjithësia,
    Ti vetë njeri je bërë,
    More fytyrën e tija.

    Oh! det i math e i paanë,
    Në një stamnë qysh ka hyrë?
    Ajy q’është gjithë ç’janë,
    U mbloth tok më një fytyrë.

    Më çdo anë që shikova,
    Pashë mirë që je vetë,
    Të gjeta tek të kërkova,
    Zot’i math e i vërtetë.

    Pe trupi shpirt është bërë,
    Edhe shpirti trup në jetë
    Eshtë bërë, një i tërë
    Gjithë ç’është, është vetë.

    Paskëtaj, o shokë, kurrë
    Mos kërkoni perëndinë
    Nëpër mur’ e nëpër gurë,
    Po shihni mirë njerinë.

    Zëmr’ e njeriut në jetë
    Eshtë vënd’ i perëndisë,
    Esht’ atje zot’ i vërtetë,
    Det’ i math i gjithësisë.

    Ajy është gjithësia,
    Edhe udh’ e perëndisë,
    Eshtë vetëm njerëzia,
    Q’i duhetë njerëzisë.

    Mer dorën e diturisë,
    Pa ajo do të të nxjerë
    Gjer te fron’ i perëndisë,
    Ndaj soje do të të shpjerë.

    Esht’ e vërtetë kjo punë,
    Mos qëndroni n’errësirët,
    Se këtë s’e gjeta unë,
    E kanë thënë të mirët.

  4. Pellazgos says:

    Zoti eshte nje njeri i pavdekshem,thote Aristoteli.
    Cdo te thote kjo.
    Duhet te kuptojme cdo te thote Zot i Grekeve dhe Zot i Feve Abrahamike te perpiluara nga njerez idiote,injorantedhe si rrjedhin shkaterrues.
    Nje fakt.
    Abrahami foli me Zotin thone cifutet.
    Mirepo Zoti duhet te jete present dhe jo ne nje kohe te caktuar me qellime Fetare.
    Une po te them qe fola me Zotin do me marrin me gure,atehere pse nuk ndodh edhe me Abrahamin?
    Kur themi eshte e Natyrshme dmth eshte absolute
    qe edhe Zoti sipas Grekeve te Lashte nuk mund ta
    komandoje,kohen Kronos Zoti nuk mund ta ktheje pas te vendos drejtesi,se ky eshte Misioni i Tij.
    Zoti sipas Grekeve eshte Athina Sofia shqip (Dija),Besimi eshte produkt i Sofise Dijes dha po nuk ke Gnothi Safton qe eshte nje nga shtyllat kryesore te Metamorfosis te njeriut,qe zhvillon inteligjencen,njef realitetin dhe Kozmosin.
    Gnothi Safton eshte e shkruar ne Dhelfus,ne Kerthizen e Botes se Lashte nje nga dhjete Parimet Universale.
    Kurse Fete qe u krijuan ne nje moment teper skllaverues dhe barbare,pas renies se Civilizimit Greke te periudhes se Arte Helene Roma barbare krijoi kushtet per nje erresire Mesjetare.
    Dhe skish mundesi te mos te ndodhte ndtyshe qe lindjen e Parthenes (Virgjer) Athina nga truri i Zeusit te paswyrohej me Marine e Virgjer.
    Dymbedhjete Perendite e Olimpit qe simbolizojne menyren e qeverisjes se njerezve u kopjuan si Dymbedhjete Apostuj.
    Kryqizimi i Pro-Metheos ne Malin Kafkaso qe ua vodhi zjarrin Perendive eshte simboli i Krishtit qe tha une jam drita.
    Po te tjote nje njeri sot dicka te tille njerezit do thone,gjynah u vmend njeriu.
    Kur tha keto gjepura Krishti e dinte qe do ta kryqezonin Romaket?Dhe pastaj u ngjall!Hajde Fe hajde.Jetojme ne diktaturen e Feve Arabe.
    Njeriu prej Natyre lind i paster me vone reflekton vese,reflekton xhelozi,reflekton deshira te kontrolluara dhe te pakontrolluara.E vetmja menyre qe te shpetoje njerezimi eshte Dija,Athina kultura,civilizimi besimet me perralla jane per popuj te pacivilizuar.
    Thenia e famshme e Grekeve te Lashte eshte edhe sot e pranishme Pas Me Elin Varvaros.
    Qe shqip do te thote pervec Grekeve te tjeret jane Barbare.
    Greke nuk do te thote we flet gjuhen por eshte te kesh Civilizimin Greke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje