"HEC-et e Dragobisё u dhanë me koncension nga Berisha, se kuptoj pse ai kërkon tani përgjegjësi nga Rama?"!

7 Tetor 2016, 17:10Sociale TEMA

Dr. Inxhinier Kristo Goga, anëtar i KKDM (Këshillit Kombëtar të Digave të Mëdha) në këtë intervistë për Javanews shpreh disa mendime për ndërtimin e HEC-eve të Dragobisë. Pse situata ka kohë që ka nisur dhe sqaron pse është kjo kakofoni zërash sikur nuk e dinë, që ato do të ndërtoheshin. Pse politikanët i hartojnë ligjet sipas interesave të tyre?!

Nga Ben Andoni

HEC-et e Dragobisë, puna për ndërtimin e të cilave ka kohë që ka nisur, janë dhënë me koncension nga qeveria e Berishës, por pse tashmë e kërkon nga kryeministri Rama, përgjegjësinë për to, thotë inxhinieri veteran i Digave.

Në fakt, gishti i përgjegjësisë nuk fal asnjë nga politika shqiptare, madje edhe qeveritarët e sotëm. Si anëtar i KKDM (Këshillit Kombëtar të Digave të Mëdha) ai ka treguar sesi ai dhe kolegët e tij në mbledhjet e instancës së tyre donin të procedohej sesi të organizohet projektimi, ndërtimi, shfrytëzimi dhe dhënia me konçesion e hidrocentraleve gjatë kohëve të tranzicionit.

“Por kërkuam rregull: Në fillim të bëhej studimi i plotë i të gjitha rrjedhjeve ujore për të pasur një kadastër teknike të plotë të shfrytëzimit të rrjedhave ujore në të gjithë Shqipërinë, ashtu siç ka vepruar bota ashtu të bënim edhe ne për ato që janë ndërtuar gjatë periudhës 1945-1990. Por jo, ata nuk donin rregull dhe e bënë ashtu siç është tani. Një katraurë”.

Por rrënjët e korrupsionit, me të cilët është e lidhur e gjithë kjo amulli, nuk mbarojnë këtu sepse përfshijë edhe ambientalistët e shumtë, që japin aprovimin, pa respektuar fare licensën e tyre, por mbi të gjitha sensin e tyre të munguar qytetar dhe patriotik. Ndërkohë vërejtja shkon edhe për shumë nga protestuesit, që gjoja protestojnë për gjithçka. Ka kohë që punohet, thotë ai për këto HEC-e, çfarë kanë bërë deri më tani? Dhe, pse çuditërisht shumë syresh janë të pasur…. Ndërkohë që vëmëndja i tërhiqet edhe kryeministrit Rama, që të mos vazhdojë udhën e paraardhësit të tij…

Megjithëse është bërë shumë përpjekje nga ana e komunitetit në veri që të mos ndërtoheshin HEC-et në Dragobi, me sa duket ato do të ndërtohen mbi Valbonë. Si është realisht situacioni atje dhe a mund të ndërtohet në brendësi të parqeve kombëtare për ndonjë arsye?

“Babëzia, çmenduria për të ndërtuar hidrocentrale të vegjël shfaqet me të gjithë brutalitetin e jashtëzakonshëm ndaj pasurive  kombëtare. Politika shqiptare e ka bërë qëllimisht të gabuar, se ashtu i vlen vetëm kastës dhe jo popullit. Tek ne populli për politikanët, është vetëm një turmë amorfe. Unë kam marrë pjesë në mbledhjet se si të organizohet projektimi, ndërtimi, shfrytëzimi dhe dhënia me konçesion e hidroçentraleve. Por kërkuam rregull: Në fillim të bëhet studimi i plotë i të gjitha rrjedhjeve ujore për të pasur një kadastër teknike të plotë të shfrytëzimit të rrjedhave ujore në të gjithë Shqipërinë, ashtu siç ka vepruar bota si dhe ne për ato që janë ndërtuar gjatë periudhës 1945-1990. Por jo, ata nuk donin rregull dhe e bënë ashtu siç është tani. Një katraurë

Valbona është e studiuar me kohë dhe shteti socialist ndërtoi dy hidrocentrale të vegjël: Një në Valbonë e një në Dragobi si dhe disa kanale ujitës.

Babëzia e pas vitit 1990, bëri që në lumin e Valbonës të projektohen disa hidrocentrale, përfshirë dhe fuqizimin e hidrocentraleve të shtetit socialist. Projekte në Valbonë ka bërë edhe një Akademik i Akademisë së sotme të Shkencave të Shqipërisë. Kuptohet vetvetiu se ku ka arritur grykësia për Valbonën e mrekullueshme.

Të gjitha projektet janë hartuar dhe janë dhënë me konçesion nga qeveria e ish- kryeministrit të Shqipërisë Z.Sali Berisha. Po pse nuk e ruajti vendin e vet? Po tani  pse thotë që t’i anullojë qeveria e Edi Ramës? Apo është pasim topi?

Dhe, diçka tjetër: Të gjithë hidrocentralet që janë dhënë me konçesion kanë studimin e ndikimit në mjedis. Po këto studime i bëjnë ambientalistë me liçensë. Kuptohet edhe këta që gjoja u dhimbset pasuria e Valbonës janë të korruptuar.

Pasuria e Valbonës duhet të ruhet, por me sa duket ajo nuk do të ruhet. Anulimi i konçesioneve është me pasoja për shtetin, por jo për ata pushtetarë që i kanë dhënë këto konçesione.Dhe këtu është e keqja se pushtetarët mund të bëjnë gabime e faje, por nuk ndëshkohen kurrë që këtë pasuri të shkatërruar t’ia kthejnë shtetit nga pasuria e tyre”.

Pse ndodh që nuk informohen njerëzit edhe pse Shqipëria ka detyrim me Konventën e Ahrusit që ta bëjë këtë…

“Përgjigjja është shumë e thjeshtë: Do të merret vesh atëherë, siç thotë populli, kur e ka marrë ferra uratën”.

Çfarë përfitimi kemi me ndërtimin e tyre? Ku shkelet kryesisht me ndërtimin e tyre edhe pse kanë lejet dhe gjithë dokumentacionin e nevojshëm?

“Dua të jem më i qartë sepse i sqarova edhe në pikën e parë. Aty përfitohet një energji elektrike pothuajse konstante gjatë gjithë vitit sepse rrjedhja ujore formohet nga burime të fuqishme dhe me diapazon të vogël midis prurjeve brenda vitit. Ndërtime mund të bëhen por duke i analizuar të gjitha efektet qofshin këto negative ashtu edhe ato pozitive. Analiza ekonomike e plotë për këto hidrocentrale të dhëna me konçesion është e gabuar sepse kanë marrë vetëm efektin e prodhimit të energjisë elektrike. Po  efektet e tjera?

Shohim se dalin në protesta tani kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë shumë personazhe. Ndërtimi ka kohë që ka filluar. Ku ishin më parë këta protestues? Pse u kujtuan tani? Mendoj se këtu ka doza jo të vogla politike. Edhe protestuesit shpesh janë të varur nga partitë. Me se jetojnë këta ambientalistë? Jo pak nga ata janë  disi edhe të pasur. Si është vënë pasuria e këtyre? Mendoj se gjërat janë të lidhura me korrupsionin si në çdo degë të veprimtarisë ekonomike e shoqërore”. (Javanews)

5 komente në ““HEC-et e Dragobisё u dhanë me koncension nga Berisha, se kuptoj pse ai kërkon tani përgjegjësi nga Rama?”!”

  1. Eri says:

    Une jam nje nga ata qe protestoj. Si shumekush u njoha per ndertimin e ketyre hec-eve kur reaguan banoret e zones ne pranvere te ketij viti. Jetoj me nje pune tjeter qe nuk ka te bej fare me ojq-te e ambjentalisteve. Nuk i heq fajet fare Berishes biles do kerkoja hetim per te. I kerkoj KM aktual te ndryshoj qendrimin meqe ai ka pushtetin ta bej kete.

    1. Gregor Lato says:

      Eri, ti dukesh nga komenti, te jesh nje djale i vogel 20-25 vjecar, jo shume i pjekur,
      Te kane thene te protestosh, dhe proteston, ne te drejten tende, por nuk je i pjekur te thellohesh ne pasojat nese koncensionet anullohen, dhe une qe ndoshta jam ne moshe pensioni, nuk kam deshire te paguaj per pasojat qe vijne mbas kesaj. Ata, me te medhenjte e shoqerise tuaj, Guri me guret e rumpallat e tjera, qe ju terheqin dhe ju pas, pse nuk protestuan kur u dhane keto koncesione, por tani qe ndertimi e punimet kane filluar. Po ata biznesmene te Valbones, pse nuk thane ndonje fjale me pare, 6-muaj apo nje vit me pare, por sot, ne te njejten kohe kur ju keni hapur edhe frontin e luftes kunder importit te mbetjeve per riciklim, leter, alumin, dru, plastike, te cilat i kemi dhe riciklohen keto te vendit, por industria e ngritur ka fuqi me te madhe perpunuese dhe eshte ngritur jo sot e vjet, por qe 20 vjet te shkuara dhe ka nevoje per me shume lende te pare. Mos lejoni qe t’u keqperdorin ne kete moshe, se humbni personalitetin tuaj, prishni pa dashje te ardhmen tuaj, duke u keqperdorur nga Sazan Guri-fshatar, Altin Goxhaj-maskara i njohur, etj.etj. Ruajeni vehten per me tej.

  2. mirel says:

    Mos shtremberoni problemin.
    Nuk ka rendesi cfare thote plera Berishe, po cfare ben plera qeveri qe premtoi se do anullonte ndertimet e HECeve mbi Valbone dhe nga ana tjeter nxitoi me vrap ndertimin dhe te HECeve mbi Vjose.
    Thelbi i shkrimit eshte babezia e politikes, pa dallime Berisha nga Ramuti, dhe perulja e shqiptareve para krimit te krimbave qe rrojne vetem per shkak te pazotesise se shqiptareve per ti zene me dru.

  3. Arben says:

    Shqipetaret jane ato qe jane, pa kemi keto politikane qe kemi. O te uruar, si te ndryshoje Rama projektet qe jane firmosur, miratuar dhe ne process ndertimi? A e kupton njeri ketu qe investimet, kur arrijne ne kete pike, jane te mbrojtura me ligj nderkombetar dhe shteti thjesht falimenton nese do paguaje gjithe demshperblimet e HEC-eve qe ka dhene PD. dhe populli yne e sidomos keta aktivistet akoma thone -te gjithe jena njesoj, Rama duhet te cbeje lejet, Berisha le te llape se ska gje ne dore. Kjo eshte te mbrosh pisllekun dhe korrupsionin e dokumentuar te nje ane duke bere tym se te gjithe na qenkan njesoj dhe rama qenka I kapur se nuk do te paguaje aq leke qe falimentojne shtetin. Pale pastaj PD-istat qe na dalin te flasin kunder krimit e korrupsionit qe paska kapur kete vend, qe kur Rama filloi te pastroje pak nga pak.

  4. luani u.s.a. says:

    Vlen te theksohet se ndertimi i Hidrocentraleve ne Valbone projektet dhe marreveshjet jane firmosur gjate qeverisjes se Sali Berishes,nese tani tani keto marreveshje te hidrocentraleve nese anulohen nga qeverisja e Edi Rames atehere nga ankinimi i kompanive te huaj ne gjykaten arbitrazh, qeveria shqiptare do paguaj me qindra,mijera milione euro dem shperblim ndaj kompanive te ndertimit e Hidrocentraleve te firmosur me pare nga qeveria e Sali Berishes e cila do ishte e pa perballueshme financiare per shtetin shqiptar…!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje