Tenton të frikësojë kalimtarët i veshur si kloun, por...

7 Tetor 2016, 19:05Sociale TEMA

Një fenomen i çuditshëm ka përfshirë SHBA-në, ku persona të veshur si klounë shfaqen në rrugë natën, apo në zona periferike, duke frikësuar kalimtarët.

Autoritetet bëjnë me dije se nuk kanë munguar as sulmet nga klounë të armatosur, apo joshjet prej tyre të fëmijëve të vegjël.

Për më tepër, edhe “Shtëpia e Bardhë” është përfshirë në këtë histori duke iu bërë thirrje njerëzve të tregohen sa më të kujdesshëm, ndërkohë që raportohet, ndonëse jo zyrtarisht, se persona të tillë janë shfaqur edhe në ambientet e saj.

Ndërkohë, video më poshtë tregon momentin kur një person i veshur si kloun qëndron përpara një makine, duke u përpjekur të frikësojë një grup djemsh, por reagimi i tyre mesa duket ka qenë i papritur për klounin.

1 komente në “Tenton të frikësojë kalimtarët i veshur si kloun, por…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje