Nesër, më datë 9 Tetor 2016, ora 9.00, më shumë se 1200 persona, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga gjitha trojet shqiptare në vendet fqinje, do të vrapojnë në “Maratonën e Tiranës 2016”, e organizuar nga Bashkia e Tiranës nëbashkëpunim me Federatën Shqiptare të Atletikës. Një organizim me përmasa të tilla ndodh për herë të parë në vendin tonë dhe ai synon ta fusë Tiranën në hartën e maratonave që organizohen në shumë qytete të botës. Nisur pikërisht nga pjesëmarrja e madhe, Bashkia e Tiranës i ka bërë edhe një herë thirrje sot të gjithë qytetarëve të saj, që gjatë pjesës së parë të ditës së nesërme, nga ora 9.00 deri në 14.00, tëshmangin në maksimum daljen me automjete dhe lëvizjet nëaksin rrugorku do të kalojë maratona.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi,u kërkoi qytetarëve që të jenë bashkëpunues dhe të mos përdorin makinën gjatëparadites, por mund t’i bashkohen maratonës e ta ndjekin atë nga afër. “Është normale që nga 365 ditë të vitit, ku qyteti është i automjeteve, një gjysmë dite të jetë edhe i kalimtarëve, qytetarëve, vrapuesve që duan t’i bashkohen maratonës. Qytetarët që dëshirojnëtë dalin nga qyteti nesër, mund të konsultohen me ëebsite e Bashkisë së Tiranës apo me deklaratate mëparshme të bashkisë, për të gjetur akset alternative. Aksi kryesor ku do të zhvillohet maratona është përgjatë Rrugës së Durrësit, Rrugës Dritan Hoxha, deri në kthesën e Rinasit. Rrugët që lidhen me këtë aks do të jenë të bllokuara deri në orën 14.00 dhe për këtë arsye ftoj të gjithë qytetarët në zgjidhje alternative dhe të mos e përdorin makinën nesër gjatë kësaj periudhe kohore”, tha Seferi. Ai i bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që ta mbështesin maratonën dhe ta kthejnë ditën e nesërme si një ditë feste.
“Ftoj edhe një herë qytetarët e Tiranës ta kalojmë së bashku këtë ditë, ashtu sikurse tashmë kemi gjetur mirëkuptimin e tyre në të gjitha aktivitetet e organizuara në të kaluarën, si “Tirana pa makina” dhe “Java e Mobilitetit”. Edhe kësaj radhe duhet ta shijojmë së bashku këtë maratonë, këtë festë sportive”, shtoi Seferi. Më tej, ai sqaroi edhe një herë se startimi i maratonës bëhet nesër në orën 09.00, në sheshin përballë Muzeut Historik Kombëtar, do të vijojë përgjatë rrugës së Durrësit, do të vijojë te rruga “Dritan Hoxha”, për të arritur tek kthesa e aeroportit të Rinasit, në njësinë administrative të Kasharit. Seferi tha se për mbarëvajtjen e kësaj maratone Bashkia e Tiranës ka angazhuar në terren mbi 750 punonjës të saj dhe vullnetarë, duke filluar nga filluar që nga ndërmarrjet e punëve publike, Agjencia e Parqeve dhe zjarrfikëset, që do jenë në ndihmë të këtij eventi të madh. Ndërsa, Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha masat që kjo festë sportive të vijojë e të mbyllet nën një kontroll të plotë.
Ai theksoi se ky aktivitet, i pari i organizuar në qytetin tonë, ka si synimpërveç vijimësisë politikave në lidhje me sportin që Bashkia e Tiranës ndërmerr, por edhe regjistrimin e Tiranës në listën e qyteteve ku organizohen maratonat ndërkombëtare. Pikërisht, për këtë arsye ai theksoi se Bashkia e Tiranës është e angazhuar për të ndjekur të gjitha rregullat dhe standardet ndërkombëtare në maratonën e nesërme.
Partnerët e Bashkisë së Tiranës në këtë organizim janëMinistria e Kulturës dhe Sportit, Federata Shqiptare e Atletikës. Pjesë e rëndësishme për organizimin e kësaj maratone janë edhe Vodafone Albania, World Vision (të cilët do të vrapojnë me kauzën në mbrojtje dhe mbështetje të fëmijëve), Agna Group, EcoVolis, Birra Peja, Adidas, Fifth Element dhe Rauch.
Itinerari
Bashkia e Tiranës ka publikuar planin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të aktivitetit, si dhe hartën e itinerarit të maratonës të cilin mund ta gjeni duke klikuar këtu: http://maratonaetiranes.al/sq/intenerari/
Në Maratonën e Tiranës (nisja bëhet përpara Muzeut Kombëtar) do të marrin pjesë 4 kategori:
Fun Run – 1km, për nxënësit e shkollave të mesme;
Hand Bike – 2 km, për personat paraplegjikë;
Run (femër/mashkull) 10 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj;
Half Marathon (femër/mashkull) 21 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj.
Kjo maratonë është një mundësi e mirë argëtimi dhe ushtrimi të aktivitetit sportiv në qytet, si dhe ndihmon për ta kthyer fokusin në aktivitete me bazë angazhimin fizik.
Më poshtë gjeni me detaje planin e lëvizjes së automjeteve gjatë kohës që do të zhvillohet Maratona e Tiranës.
Mire do ishte njoftimi te behej nga Ambasada Amerikane.Njerezit do tregonin me shume interes.