Ish- gazetari i "RD" akuzon Berishën se i ka fallsifikuar firmën për lejet në Valbonë

8 Tetor 2016, 19:27Sociale TEMA
Ish- gazetari i "RD" akuzon Berishën se i ka fallsifikuar

Ilir Seci, ish- gazetar i RD ne vitet ’90, ka bere nje leter publike per Sali Berishen, ku akuzon kabinetin e tij se ka konsideruar si nenshkrim qytetaresh te zones, nje liste te fallsifikuar, ku eshte dhe emri i tij.

Reagimi i Secit vjen pas deklaratve te Berishes, se ai ka ka dhene leje duke marre pelqimin e banoreve te zones.

Ja letra e plote e Ilir Secit:

“Ma ne fund Doktor Berisha paska fole lidhur me HEC-et qe do ndertohen ne Valbone, paska folur pse i ka dhene licensat dhe mes tjerash gazetarja e ka pyetur nese eshte marre mendimi i banoreve te zones…Po citojme :
…”Pyetje: Ju nuk i keni pyetur banorët?

Berisha: Nëse nuk janë pyetur banorët, atëhere kontrata duhet të anulohen. Nëse këtu janë shkelur ligje, atëhere le të ketë përgjegjës. Duhet të kontrollohen dosjet dhe ajo ka dokumentin mjedisor.”

Shume bukur Doktor Berisha! Tani kam une nje pyetje :

-“Nese provohet se nuk jane pyetur banoret cfare do thoni ju Doktor!? Nese provohet se dokumentacioni eshte fallsifikuar cfare do beni ju Doktor Berisha!?…Bashkengjitur me kete postim jane fotot e tre faqeve te dokumentacionit perkates qe eshte sjelle ne tavolinen tuaj per firmosje me emrat e banoreve qe kane aprovuar ndertimin e HEC-ve.. Ne mesin e atyre personave ehste edhe “ILIR SECI”…

Ne Shqiperi mbiemri SECI eshte unikal e kane vetem banoret e Fshatit Markaj ata qe kane jetuar ne lagjen Sece te ketij fshati! Tani ne krejt Shqiperine jane vetem dy persona me emrin Ilir SECI, nje jam une dhe tjetri eshte Ilir Halil Seci…

As une dhe as Ilir Halil Seci nuk e kemi firmosur kete document zoti Berisha! Shtrohet pyetja se kush e ka firmosur!?

E para une Ilir Seci qe po shkruaj jam me pashaportizim si banor i qytetit te Shkodres dhe ligjerisht nuk kam te drejte te nenshkruaj asnje lloj dokumenti mjedisor per nje zone qe nuk jetoj me! E njejta gje vlen edhe Ilir Halil Secin qe jeton ne Tirane me pashaportizim atje!Tjetra eshte se me daten 22 Korrik 2013, date kur eshte firmosur ky dokument une kam qene ne SHBA, ne qytetin e New Yorkut dhe kjo gje provohet lehte Zotni Doktor! Nga personat tjere qe kane firmosur ne kete liste zotni Doktor, edhe dy tjere jetojne ne SHBA dhe as kane dite gje deri sa u kam thene une mbasi sigurova dokumentin…

Kush eshte ai qe ka fallsifikuar kete document qe e ka sjelle ne tavolinen tuaj!? Une personalisht i jam drejtuar Gjykates se Republikes se Shqiperise nese ky Institucion ka ndonjefare vlere, zoti Berisha dhe meqe e kni permendur argumetin se : “: Nëse nuk janë pyetur banorët, atëhere kontrata duhet të anulohen.

Nëse këtu janë shkelur ligje, atëhere le të ketë përgjegjës. Duhet të kontrollohen dosjet dhe ajo ka dokumentin mjedisor.” – atehere ja ku e ke faktin se NUK JANE PYETUR! Urdhero e na thuaj se cdo besh per kete gje!

Po ju drejtohem publikisht!

(DOKUMENTACIONIN E KAM SIGURUAR NGA NJERI PREJ NDIHMESVE TUAJ!)

9 komente në “Ish- gazetari i “RD” akuzon Berishën se i ka fallsifikuar firmën për lejet në Valbonë”

  1. Alban Dega says:

    QENDRIM BURREROR DHE DEMOKRATIK !

  2. Durim says:

    Mjafton fakti qe emrat jane shkruar me te njejten kaligrafi qe te kuptohet qe jane falso listat

  3. Korabi says:

    Pyesni nje here Abin e Gites se Sales, se ai çoç merret me keto punerat mjedisore.

  4. Tahir Gashi says:

    E mor Doktor MORTJA !
    Asgje nuk din ti, jam i sigurte per kete!
    A ka naj serb qe thote te verteten?!

  5. agim says:

    Qendrimi eshte burrnor,dhe me mjaftee kulture,per nje shkelje qe po prishe mjaaf pune,por kujt tja thuash,as ata qe e kane kryer fallsifikimin dhe as keta qe spo e verifikojne e anullojne sme duken se jane ne normalitet,kjo vjeen dhe ne mungese te plote te prokurorit te pergjithshem.

  6. Shqiptari says:

    Ky gazetar dikur ka qene perkrahes I PD dhe I Saliut, I mbaj mend komentet dhe debatet e tij. .Tashi e paska kuptue qe Saliu te shet per 5 leke!

  7. Bujar plehu says:

    Ne mos gabohem, ish gazetari jeton ne USA, pra nuk ka asnji lloj interesi ekonomik, pervec moralit si person, qe ti dali emri per pislleqe. Te ndertosh H/C mbi Valbone eshte cmenduri, duhet te jesh kriminel e tradhtar i kombit. Po te jetonte ne shqiperi dhe te ishte I varur nga PD , mund te mos fliste fare.

  8. Kola says:

    Mua keto me duken karagjozlliqe. Po te ishte per qenin e zgjebosur te Vicidolit, ne se do i duhej miratimi i popullsise per ndonje prapesi te tij, do e kishte te lehte te tundete shkopin sic ka bere gjithnje dhe Ilir Secet s’do gjenin vrime per tu fshehur.
    Problemi eshte se Shqiperia duhet te drejtohet nga ligjet e jo nga peticionet. Ne se rezulton qe hidrocentralet e Valbones na nxjerrin nga mizerja, le te ngrihen ne kembe te gjithe Secerit e Tropojes e te SHQUPIT dhe ato te ndertohen, sepse i duhen Shqiperise. Ne se jo, atehere le te veproje ligji dhe keta gjoja rrebelet le te vazhdojne te mburren si trimat pas lufte.

  9. arben says:

    Sali kucedra duhet Te varet ne mes Te Tiranes per gjithe Te keqiat qe u beri shqiptareve por edhe Rama duhet Te jete prane tij e ti beje shoqeri po Te mos shkateroje klanin e cakenjve Te Berishes se per kete qellim mori voten peblishitare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje