Një djalosh me probleme mendore shkoi të blinte ushqim të shpejtë në një zinxhir restorantesh në Alabama, por trajtimi që iu bë e bëri të shpërthente në lotë.
Ai porositi ushqimin por ajo që kasieri i kishte shkruajtur në faturë e la pa fjalë.
“Djaloshi shëmtaraq, falemnderit dhe mirësetëvini”, shkruhej në faturë.
Nëna e tij tha se ishte tronditur kur kishte marrë vesh ngjarjen.
Kasieri u pushua menjëherë nga puna pasi pronari mësoi çfarë kishte ngjarë.