Kreu i futbollit italian "kërcënon" De Biasin: Do t’ia mbyllim gojën!

11 Tetor 2016, 13:44Sport TEMA

Kreu i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Karlo Tavekio, i është përgjigjur trajnerit Xhani De Biazi pas “kërcënimit” që ky i fundit i bëri Italisë për vendin e dytë në Grupin G për eliminatoret e Botërorit 2018.

“Ne do të shkojmë të luajmë në Shqipëri me dëshirën për të fituar, si përherë. Do të bëjmë të pamundurën që t’ia mbyllim gojën De Biazit”, deklaroi drejtuesi i futbollit italian gjatë një aktiviteti të zhvilluar të hënën.

De Biazi, gjatë një interviste për “Sportmediaset”-in dje paralajmëroi “Axurrët” se duhet të bëjnë kujdes në duelin kundër kuqezinjve në Shkodër, që mbyll eliminatoret vitin e ardhshëm, shkruan PanoramaSport.

“Nëse do të isha në vend të Italisë, do të mundohesha të arrija në atë sfidë me vendin e dytë në xhep. Përndryshe do të shqetësohesha për ta, pasi do të luajmë në shtëpi dhe do të hedhim gjithçka që kemi në fushë. Ne sigurisht që garojmë në ndjekje të Italisë, është e qartë që kanë diçka më shumë se ne, por nëse nuk do të provoja ta arrija atë, do të lija që tani bankinën”, deklaroi De Biazi.

2 komente në “Kreu i futbollit italian “kërcënon” De Biasin: Do t’ia mbyllim gojën!”

  1. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Kercenimet e De Biazit per Italine jane thjesht nje menyre qe ai gjeti per te na bere te harrojme ate ndeshje te turpshme qe beri me Spanjen.
    Meqe xha Ganiu eshte trajner evropian , si profesionist duhet te kishte te marre cdo te dhene per menyren se si ta perballonte Spanjen.
    Ne qershor 2016 , Spanja u turperua ne fushen e Gjeorgjise ku u mund 1-0. Edhe skuadra e Gjeorgjise eshte nja 40 vende me poshte se ne ne renditjen e Fifas , por perseri arriti ta perballonte madje edhe ta mundte Spanjen.. A e pa xha Ganiu kaseten e asaj ndeshje ? Apo e kishte mendjen tek autobuzi qe do te parkonte ?
    Kurse keta specialistet qe komentojne ketu i bashkohen xha Ganiut kur thote qe Spanja eshte e paperballueshme.
    Po normale , kur dhelpra nuk e arriti dot rrushin tha qe ishin te pabere – thote nje fjale e urte.
    Sa per Italine , perseri me breke neper kembe do te mundemi dhe atehere xha Ganiu do te gjeje ndonje gje tjeter ku te kapet .

  2. Tt says:

    Po ik ore de bias te qifte nje gje e eger, ti e di clojtare ke ne kombetare qe krekohesh si gjel sikur cke per te bere, ri urte mer ato eurot qe te paguajne jashteqitjet shqipetar dhe ras bythen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje