(Jo) shqiptarët e futbollit botëror

10 Tetor 2016, 11:26Sport TEMA

Nga Marin Mema

Ata janë dy futbollistë mjaft të njohur, të dy me origjinë të hershme shqiptare. Sigurisht, ka shumë të tillë që luajnë në kombëtaret e vendeve të ndryshme, por për Antonio Candreva-n e Interit dhe Mateo Musacchio-n e Villarealit është folur e shkruar më pak.

Mateo Musacchio luan në pozicionin e mbrojtësit të qendrës me skuadrën e Villarealit. Ai ka lindur në vitin 1990 në Rosario të Argjentinës dhe konsiderohet si një ndër futbollistët më të talentuar të ligës së parë spanjolle.

Jo më kot ekipi i Milanit gjatë sezonit të merkatos në verë shpesh mendoi ta afronte argjentinasin për të forcuar mbrojtjen, por çmimi i lartë, mbi 20 milionë euro, e bëri të pamundur për momentin transferimin e tij në Itali.

Por si lidhet origjina e këtij futbollisti me Shqipërinë?

Në fakt, mbiemri i tij në rrënjë është ai i një prej familjeve më të njohura fisnike shqiptare. Mateo, mbiemrin e shqipëruar e ka Muzaka.

Familja e futbollistit e ka origjinën nga arbëreshët e Portocannones në rajonin e Molises. Zhvendosja nga Arbëria në Itali ka ndodhur gjatë lëvizjeve të mëdha të shekullit XV ose edhe më parë.

Ndërkohë që sipas të dhënave, fundshekulli XIX dhe fillimi i shekullit XX shënon mes italianëve të shumtë të emigruar në Argjentinë edhe një numër jo të vogël shqiptarësh. Pikërisht kjo është lidhja e Mateos me Argjentinën, pavarësisht se origjina e qartë e tij është arbëreshe.

Thuajse e njëjtë është edhe historia e Antonio Candreva-s, lojtar i Interit dhe Kombëtares Italiane.

Gjyshi i tij ka lindur në gjirin e komunitetit arbëresh të Tirreno Cosentino. Jo më kot vetë Candreva disa kohë më parë ka vizituar komunën e Falconara Albanese në provincën e Kozencës, ku është takuar me kreun e saj Ercole Conti.

Në fakt, historiografia shqiptare ka pjesë të sajën një pinjoll të familjes Candreva. Ai është Karmel Candreva, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e identitetit tek arbëreshët, komunitet të cilit edhe i përkiste.

Ai publikoi edhe disa vepra, siç ishte ajo e vitit 1979, kushtuar të drejtës së arbëreshëve për të ruajtur gjuhën e tyre amtare duke e mësuar nëpër shkolla./ Blitz.al

16 komente në “(Jo) shqiptarët e futbollit botëror”

  1. Vladimir says:

    Ata nuk mund te jene pjese e kombetares sone, por nje keshille te mire e nje ndihmese nga jashte mund ta japin. Gjaku nuk behet kurre uje, ca me teper i arberesheve qe jane me shqiptaret e races shqiptare. Federata jone le ti ftoje ne evente te veçanta. Bota shqiptare ka shume nevoje te identifikohet e afrohet. Por kjo pune ka nevoje per burra shteti.

    1. Maloku says:

      Ku me i marr burrat e shtetit? S’kena.

    2. tr says:

      100% shqipetar karakteristikat e fetyres jan indentike shqipetare………….

  2. Besa says:

    Shqiptareve ju mungon nje burre shteti.Komuniteti arberesh me i shquari per ruajtjen e gjuhes dhe traditave

  3. Fotaqi says:

    Mos ja fusni fyellit kot.Muzaka prej nga vjen dhe gatimi grek Moussakas eshte emer autentik grek.

    1. greket ardhacake Anadolli dhe nga Lindja e Mesme says:

      Hahahaahhahaahhaahahaha Cfare debili je or fotaqis hahahahahahaaaaaaaa komplet car me zile

    2. I paemërt says:

      Hahahahahaha moussaka-s eshte gatim arab o te qifsha tjegullat e Shtepise ore debil ne shqip masaka “guzhina greke” nuk eshte gje tjetr vetem nje mish- mash perzierjesh nga turke arabe shqiptare italiane ashtu sic jane vete ato turma nje perzierje hibride more pic derr trushplare

    3. Mbreti Genti says:

      Fotaq djali para se t’a hapësh halen (gojën) dhe të broçkullisësh ç’të të vijë në mendje informohu pak dhe pastaj ha mut sa të duash. Por duke qënë se je i ”trashë” dhe nuk ke hapur ndonjëherë as libër historie as libër gatimesht, po t’i hap unë sytë, në mënyrë që ti të kesh kujdes kur t’a hapësh herë tjetër halen (gojën) tënde të qelbur.
      Pra Fotaq i vockël, familja Muzaka ka qënë një nga familjet të njohura në Shqipërinë (Arbërinë) e shekujve13 dhe 15. Pjestarët e kësaj familjeje u larguan nga Shqipëria (Arbëria) në drejtim të Italisë mbas vdekjes së Skënderbeut.
      Kurse musakaja që përmend ti Fotaq i vockël është një lloj gatimi, i shpikur në fillim të shekullit të 20-të nga kuzhinieri i njohur grek Çelementes (Νικόλαος Τσελεμεντές). Pra, i dashur Fotaq i vockël, nuk ka asnjë lidhje midis emrit të familjes Muzaka dhe emrit të gatimit të njohur grek Musaka. Bëhet fjalë thjesht për një rrastësi, ose siç thuhet në Greqisht, απλη συνώνυμα. Kështu Φωτακη . Ε shkrojta gjithë këtë tekst që të mos hash mut kot herë tjetër por me punë.

      1. Qifi says:

        Foti ka te drejte une nuk e di se nga e ka origjinen tava musakase por nje lloj lidhje egziston mes dy emrave.

        1. I paemërt says:

          Ore Qif palla moussaka eshte gatim me preardhje arabe ti me shkruan ka nje lidhje me Muzaket a jeni nd rregull nga trute ti dhe ai kkk me lart Fotaqis caracen keshtu eshte kur besoni perrallat “greke” qe cdo gje e bejn “greke” qe nga Bakllavaja-s e Hallava-s arabe

    4. Billy says:

      Shko mer kar muti. Po muzakajt e beratit?

  4. Mark ramy uk scotland irland says:

    Hahahahaaaaaaa

  5. Viva says:

    Fotaqi eshte -TOPE ! Muzakat -ose Muzeket jane Shqiptar , nder sojet me influe c qe para dnd gjate periudhes se Kastrioteve !

  6. Moni says:

    Muzaket jane shqiptare pure. Nga fisi i tyre ka mare emrin krahina me e madhe e Shqiperise, Muzakea, ose Myzeqea, princer te te ciles ata ishin.
    Por sot ata jane nga Vlora, sic thone komentatoret per futbollistin e kombetares tone Odise Roshi. Vlonjati nga Fieri.

    1. undefined says:

      Roshi nuk eshte mbiemer vlonjat por nga Veriu i Shqiperise ashtu sic jane shume mbiemra ne jugun shqiptare madje edhe shume “greke” kane mbiemra me preardhje nga Veriu shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje